Pak ditë më parë, kryeredaktori i DITA-s, në një shënim të tij, bëri temë diskutimi një dukuri, e cila për disa ishte diçka e papritur, por për ata që e njohin këtë gazetë ishte diçka normale.
Ai shtroi pyetjen se çfarë ka gazeta Dita me Saimir Tahirin, ministrin tonë të Punëve të Brendshme, duke thyer kështu një kornizë që mund të ishte mbajtur edhe brenda vetes. Shtrimi i saj ishte përgjegjshmëri dhe lojë e hapët me lexuesin, dhe për më tepër, ishte në vazhdën e asaj që DITA ka bërë prej kohësh.
Unë desha ta zgjeroj këtë temë. Desha të bëj këtë, pasi edhe unë si pjesë e stafit të gazetës, pas disa shkrimeve kritike ndaj qeverisë së tashme, jam ndodhur para pyetjes: “Çfarë ka DITA me qeverinë Rama?”
Edhe pak ditë më parë, jo vetëm mua, por thuajse gjithë stafit, u është bërë kjo pyetje, e cila, si çdo gjë që vjen sinqerisht, u duhet përgjigjur në të njëtjën mënyrë. Ka gjë DITA me qeverinë Rama, apo është thjeshtë një tërheqje e lexuesit ndaj të papriturës që mund të sjellë një shkrim gazete.
Le t’i marrim gjërat me rradhë.
Është e vërtetë se gazeta DITA, gjithë stafi i saj, ndoshta edhe më shumë nga sa është dashur, dhe shumë herë më tepër se disa nga strukturat e Partisë Socialiste, ka ngulmuar që qeveria e mëparshme, një oligarki financiare-politike e mafioze njëkohësisht, të largohet nga pushteti, si një e keqe që kishte zaptuar të gjitha strukturat e tij.
Këtë e ka bërë me vetëdije, nganjëherë me shumë pasion, por gjithnjë çiltërisht, duke bërë guximin pjesë të vetvetes, por edhe duke sjellë në gazetë dëshirën e shumicës së shqiptarëve.
Nuk e ka bërë këtë DITA sepse ka pritur mrekullira nga pushteti i së majtës, së bashkuar ose të ndarë, sepse e ka ditur se mrekullitë në këtë vend ndodhin shumë rrallë dhe tashmë nuk ishte koha e mrekullive. Ajo e ka bërë sepse qeveria Berisha ishte më e keqja e mundshme; ajo nga një qeveri që mund të bënte diçka, në fakt u bë një tirani politike, për më tepër një qeveri vrasëse, dhe për këtë duhej larguar me çdo kusht nga pushteti.
DITA iu bashkua dëshirës së shumicës së shqiptarëve dhe, nëse ndonjëherë u bë prirëse e kësaj dëshire, kjo është në dinjitetin dhe në seriozitetin e saj.
DITA nuk e ka bërë këtë sepse ishte një gazetë disidente e pushtetit. Ajo, në fakt, ishte më shumë se kaq, ishte një kundërshtare e vendosur e atij pushteti thellësisht të korruptuar, që vendin po e çonte në greminë dhe nga e cila nuk do të mund të dilnim më, ashtu si po dalim tani me shumë vështirësi.
Së fundi, DITA, nuk e ka bërë këtë sepse priste shpërblim apo financime të veçanta nga qeveria e re e socialistëve. Ajo nuk ka qenë dhe nuk është një media që vegjeton nga pushteti dhe nuk është si ato lulet që kokën e kthejnë vazhdimisht nga shkon edhe dielli i parasë.
Dita kishte personalitetin e saj, lexuesit e saj, mendimin e saj dhe jetën e saj, e cila, here-herë ka qenë e vështirë, por qetësuese, pasi ka pasur miratimin e njerëzve.
DITA vazhdon të përkrahë qeverinë Rama në të gjithë ndryshimet që po bën, sidomos në vizionin e saj për vendosjen e shtetit ligjor, të kthimit të konceptit shtet dhe të përgjegjësisë qytetare ndaj shtetit. Pavarësisht se me disa nga metodat e përdorura nuk ka qenë e një mendjeje me qeverinë, ajo e ka parë këtë si një zgjedhje kryeministrore, e cila, dikur, herët a vonë, do të jepte përfundimet e saj.
Por DITA, ashtu si shumica e 1 milion votuesve, ka pritur që vendosja e shtetit të fillojë nga lart, jo nga poshtë; ajo ka pritur që besimi të forcohet dhe të mos fillojë zhgënjimi, dhe nëse ajo ka parë shfaqjet e para të këtij zhgënjimi, është në detyrën e saj të sinjalizojë shtetin, qeverinë, të dërgojë mesazhin për një ndryshim të mëtejshëm në artin e qeverisjes, duke qenë gjithmonë në rolin e saj.
DITA, që para ndryshimit të pushtetit, përmes artikujve të shumtë të gazetarëve të saj apo redaksionalë, çka, së bashku, kanë shprehur mendimin kolegjial të redaksisë, ka patur bindjen se njëri ndër problemet themelore të rrëshqitjes së këtij vendi drejt greminës ka qenë e mbetet mosndëshkueshmëria e një stafi qeveritar thellësisht të korruptuar, i cili, pasi ka bërë një gropë financiare, ka rritur pasurinë e tij në mënyrë përrallore, e për më tepër, duke u tallur e njerëzit e zakonshën të cilët ose i ka hedhur në erë, ose i ka vrarë, ose ka qeshur me viktimizimin e tyre.
DITA, si një media e pavarur, ka thënë mendimin e saj tepër korrekt, se ndëshkimi i krimit, kudo që ai shfaqet, është shenjë emancipimi e një kombi, i cili nuk ia lejon vetes të jetë pjesë e bashkëjetesës me krimin dhe të inkriminuarit.
Ky mendim, sado medial, nuk është pjesë e një fushate, nuk është një tabu për qeverisjen e sotme, DITA, ashtu si ka kërkuar ndëshkimin e së djeshmes, ashtu bën thirrje për të ruajtur të sotmen dhe nga kjo nuk ka pse preket askush, nuk ka pse shikon pas gazetës DITA një klan apo një përfaqësi qëllimkeqe.
Në parlamentin shqiptar janë bërë tufë njerëzit milionerë, që sapo erdhën në pushtet nuk kishin veç këmishën e trupit dhe kur u larguan nga pushteti, u bënë me vila të stërmëdha, me para të dërguara në parajsat fiskale, me flori nëpër duar e gushë, me orë të shtrenjta mijra dollarësh, me vetura luksoze; u bënë me fëmijë të dërguar në shkollat private më të shtrenjta të perëndimit, dhe, kur u cënuan sapo pak, si me fshesë pupël, iu hakërruan njerëzve me një cinizëm të skajshëm.
DITA beson tek qeveria RAMA. Ajo edhe sot ka mendimin se ajo është më e mira e mundshme, por jo krejt më e mira. Ajo është një gjetje kryeminsitrore, i cili, përmes këtij kabineti, mund të qeverisë lehtësisht, por nuk dihet në se do të qeverisë gjatë.
Mendimi ynë është mendimi i një gazete që kërkon me çdo kusht të mos kthehet në pushtet një hijenë politike berishiane, pavarësisht nga emri konkret që do të kishte, sepse kjo do të ishte në të keqen e gjithë vendit. Nëse stresimi i njerëzve fillon e përkthehet në vota, të cilat, për fat, edhe me 21 qershor u dëshmuan ndaj besimit qeveritar, DITA, edhe kur ndjen krismën e parë, bën detyrën e saj ta shprehë këtë, pa menduar se një ditë të bukur një zyrtar i lartë qeveritar do të mërzitet, do të shfryjë apo do të hedhë pas vetes klithma që janë të ngjashme me klithmat e atyre që shkuan.
Këto të fundit janë bërë të njohura dhe nuk bëjnë edhe aq përshtypje.
Duke besuar tek qeveria RAMA, nuk do të thotë që DITA, edhe dy vite pas vendosjes në detyrë, të duartrokasë për çdo gjë dhe këtë, jam i bindur, nuk ia kërkon askush. Aq më tepër nuk ia kërkojnë lexuesit e saj. E vërteta, shpesh herë e shfaqur në media, është e hidhur, por si e tillë, ajo duhet thënë.
Dy vite pas fillimit të qeverisjes, DITA ndjen detyrimin që krahas asaj që është bërë mirë, të dëshmojë edhe për atë që nuk po bëhet si duhet, ajo ndjehet si mos më keq kur eksodi i banorëve të vendit tonë shtohet fuqishëm; kur drejtësia është bërë palë me krimin dhe priten dy vite e më për të filluar një reformë në drejtësi, e cila nuk dihet se kur do të ketë fillimin e saj.
Problemet që ka pasur qeveria RAMA kanë qenë tepër të ndjeshme. Askush nuk mund të mos besojë se sa herë që Berisha përzihet nga pushteti, aq herë humnerat pas tij janë të stërmëdha. Mbushja e tyre kërkon kohë, por koha po shkon dhe askujt nuk i vjen mirë që ndryshimi të mos jetë më i dukshëm, më i pranishëm, më i kapshëm dhe rezultativ.
Qeveria e mëhershme u ndëshkua për shumë gjëra, për cinizimin e saj, korrupsionin, arrogancën, nepotizmin, vrasjet, blerjen e fjalës, spekullimin, koncensionet vrastare, për gjithçka të prapshtë që ka bërë në këtë vend, brenda qeverisë e brenda familjes. Për fat të keq ata ende po vegjetojnë, po luajnë fijet e një politike të fëlliqur, por kjo është diçka që dihet e pritet prej saj.
Askush nuk pret që Berisha të bëhet tashmë i moderuar, që fjalët e tij të jenë, të pakën qytetare, askush nuk pret që Basha të jetë i ndershëm, që Topalli të jetë e moderuar, që Bode të mos kapardiset, që Ruli të mos shehë pasurinë e tij, që Ristani të mos jetë në një dehje politike, që Muli të mos jetë xhahil.
Por DITA dhe njerëzit pranë saj nuk duan që, qoftë edhe e minimizuar, kjo histori të përsëritet, që disa nga ministrat të bëhen arrogantë megjithëse sapo kanë njomur buzët me pushtetin e dhënë; askush nuk do që brezi i ëndrrës rilindase të bëhet shuarëse e ëndrrës; askush nuk pret prej tyre që të jenë cinikë, mospërfillës e më pas edhe të korruptuar.
Nuk është fjala thjesht se nga veprimet e tyre mund të ketë shansin rikthimi në pushtet i një klase të degraduar; nuk është ky hesapi i DITA-s: Matja nuk bëhet me të keqen, por me atë që mund të bëhet më mirë, në krijimin e një klime njerëzore dhe dashamirëse.
Dhe nëse një zyrtar i lartë qeveritar apo një tjetër shfryen për këtë shqetësim të DITA-s, kushdo qoftë ai, ai ende nuk ka kuptuar fillesën e së drejtës së fjalës dhe të pushtetit të medias, pushtet i cili, asnjëherë, as më parë e as tani, nuk është keqshfrytëzuar nga DITA.
DITA nuk pret dhe as nuk ka pritur “tenderë” financiarë në dobi të saj. Ata që e mendojnë këtë, e kanë gabim që në zanafillën e saj. DITA nuk është teneqe e mediave dhe e qeveritarëve; nuk bën përshesh me vizionin që ka dhe nuk ka thirrur në stafin e saj njerëz që lehtësisht bëhen të përdorshëm.
Pra, DITA, nuk është një klient i qeverisë. Nuk është qeveria donatore e DITA-s. Ata jashtë mediave, që e mendojnë këtë, qofshin edhe lexuesit tanë, duhet të ndjehen të zhgënjyer. Pra, nuk kemi pritur joshje financiare e as vend të privilegjuar. Ne e kemi mbështetur këtë panel drejtuesish, kur ata vetë nuk e dinin nëse do të ishin të tillë; e mbështesim edhe tani, kur ata vetë e shohin veten të përkohshëm. Por, heshtja nuk i bën mirë askujt.
DITA “nuk ka gjë” me qeverinë Rama. DITA e ka për nder të jetë serioze, e qëndrueshme, kokëfortë dhe e pakorruptueshme. Ne vazhdojmë të kemi mendimin se një regjim politik është jetëgjatë kur, duke ua ruajtur forcave reale të vendit mundësitë e shprehjes, konsakron te shteti një pushtet legjitim, i cili mundet, në çastin vendimtar të thotë fjalën e fundit, duke respektuar liritë e qytetarëve.
Dhe këtë mendim, ndershmërisht, e ndajmë me të tjerët.

Pershendetje
Jam nje lexues i hershem i gazetes suaj dhe shpresoj qe te mbani te njejtin qendrim konseguent edhe ne te ardhmen
Jam nje biznesmen dhe dua te shpreh opinionin tim per aksionin qe ka ndermare qeveria se fundmi kunder informalitetit,
Si nisme duhet pershendetur dhe inkurajuar. por besoj se klima e krijuar duke permendur vazhdimisht VETEM fjale ndeshkuese dhe shifra bombastike si 100 000usd gjoba apo konfiskim malli eshte e ekzagjeruar dhe krijon kudo ne ambjentet e biznesit nje klime terrori
Ne nje shtet demokratik qellimi i ndeshkimit eshte edukimi i individit per te zbatuar ligjet dhe jo per te mbushur arken e shtetit ne kete moment te veshtire te tij me konfiskimin e pasurise se biznesmeneve
Masat ndeshkuese duhen te jene te ashpra por te arsyeshme ne te kundert do te kthehet ne bumerang sepse ne nje klime terrori shume biznese do te shkojne drejt mbylljes per te rruajtur pasurine e krijuar me aq mund e sakrifica sa vetem biznesmenet e dine
Fjala aksion gjithmone shpreh nje veprim te sforcuar qeveria thote se ky aksion do te vazhdoje 300 dite po pastaj ???
Jo lufta kunder evazionit nuk duhet te behet me aksion 300 dite apo 300 vjet sepse nuk eshte nje aksion per ndertimin e urres se fshatit si ne kohen e kaluar dhe nqse nuk arihej afati priteshin disa koka per sabotim. lufta kunder evazionit duhet te jete e vazhdueshme dhe e mire studiuar nga specialiste dhe jo nga politikane qe nuk kane bere biznes qofte edhe 1 dite te vetme ne jeten e tyre .por kane bere VETEM politike dhe ne Shqiperi politika eshte biznesi me fitimprures dhe njekohesisht edhe me informali
Qeveria thote se ky aksion do te jete vepra me e rendesishme e mandatit 4 vjecar kurse opinioni I shendoshe publik dhe sidomos votuesit e PS shpresonin qe diten e pare te fitores se PS .se vepra me e madhe e saj do te ishte reforma ne drejtesi e cila do te realizonte edhe endren e Shqiptareve te ndershem( dhe ata jane shume pavaresisht forcave politike qe ju perkasin ) qe te vihen pas hekurave gjith ata politikane qe kane abuzuar me pasurite e kombit shpesh degjojme nga foltorja e kuvendit se IKS politikan ka vjedhur 230 miljon EURO nga rruga e kombit dhe se ky politikan DUHET TE VETEPARAQITET para drejtesise keshtu ka thene para disa kohesh deputeti i nderuar T.B por si mund te shkoje ai IKS deputet te paraqitet vete me deshiren e tij para drejtesise per tu denuar per ate vjedhje kur ai mezi shpetoi nga drejtesia duke perdorur artificat proceduriale
Prandaj mendoj se AKSIONI ME I RENDESISHEM I KESAJ MAXHORANCE ESHTE REFORMA NE DREJTESI sepse vetem keshtu politikane abuzues nuk do te shkojne me deshire perpara drejtesise. por do te detyrohen dhe terrorizohen nga forca e ligjit .por kjo shtyrje e reformes ne drejtesi per kush e di se kur. mbase ne legjislaturen e ardhshme na ben te dyshojme se mbase asnje politikan nuk e do kete reforme. sepse nqse behet me ne fund mbase do te te behet lufta kunder informalitetit te pasurive te te gjithe politikaneve qe biznesin e tyre e shohin tek politika
Nje sugjerim per stafin qe do te hartoje planin e AKSIONIT kunder informalitetit
Supozohet se ne shqiperi ka reth 25 vjet informalitet dhe tani brenda 1 muaji biznesi duhej te merrte masa per te qene ne rregull nje shqetesim i madh tek biznesi tani eshte sepse nuk kane fatura per te justifikuar blerjen e mallit dhe sipas ligjit keto mallra konfiskohen , deshira e biznesmeneve eshte qe te gjejne fatura TVSH por eshte e pamundur. pra ka vetem 2 alternativa ose te sekuestrohet malli ose qeveria te beje nje forme amnistie per te formalizuar mallin pa fature ( ashtu sic veproi me ligjerimin e zaptimit te tokave ne bathore e gjetke )duke ju dhene mundesi biznesmenve qe te vetedeklarojne gjendjen e mallit prane zyrave te tetimeve dhe vetem keshtu te filloje nje epoke e re ku pas kesaj nuk ka me justifikim
Sa per vleren e gjobes kam qene prezent ne nje vend perendimor kur pronari i nje bar restoranti u gjobit per mos leshim te kuponit tatimor me VETEM 300 EURO ne nje vend ku te ardhurat jane disa here me te larta se ne dhe biznesi ka shekuj qe lulezon
Nuk dua te zgjatem me shume dhe ju falenderoj per kohen
Me rrespekt
L.M
Polemika Thano / Arvizu ne Le Monde
http://balkans.blog.lemonde.fr/2011/04/20/a-tirana-lambassade-americaine-voit-rouge/
ne histori gjithmone Davidi ka fituar mbi Goliatin J
kurajo
SHUME DAKORT JAM ME DRITANI KJO ESHTE TE JESH NEN TERROR NE PUNE DHE KUR I KE GJITHCKA NE RREGULL SEPSE MUND TE TE SPIUNOJNE NJREZ TE LIGJ OSE TE TA FUSIN TE PUNESUARIT NGA INATI
Shkelesit e ligjit te vihen gjithmone nen TERROR!
shpresoj te te kapin qofte edhe pa u lidhur ne makine e te te terrorizojne sikurse uron per te tjeret
Keto qe Ju shkruani jane nje mrekulli. Po, i shkruani me bindje apo nga halli qe ju ka zene me Qeverine, per qendrimin Tuaj perkundrejt Qeverise – kjo eshte ceshtja time! Mbase edhe e te gjithe lexuesve, qe mbase meken nga gezimi, jo nga lotet, kur lexojne se paska ende edhe “burra” ne kete Shqiperi, mbushur me mut.
Uroj qe banditet e Edi Rames te mos kene ushtruar presion mbi “DITA”.
Uroj qe banditet te jene qartesuar per Kufijte e banditizmit te tyre, Mafjoz.
Uroj qe “Dita” dhe Qeveria te vine, kuptojne, ne nje emerues te perbashket, pasketaj, per te miren e Perbashket.
Rrofte: Dita e Qeverise dhe Qeveria e Diteve – qe populli kerkon ti gezoje, se fundi!?. Amen.
Difekt i dites eshte se e personalizon