Hipi kalit mbarë, zoti Lu…

redaktor

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara, zoti Donald Lu, që prej disa kohësh ka bërë temën e tij të dashur atë që lidhet me dekriminalizimin e politikës në vendin tonë, e për të shkuar më tej, reformën në drejtësi, e cila kërkon ndryshime të ndjeshme kushtetuese. Jo për herë të parë, por kurrë ndonjëherë kaq fort, një ambasador i Shteteve të Bashkuara është i përfshirë në një temë, e cila aktualisht është patatja e nxehtë e jetës sonë politike. Për dekriminalizimin e jetës së vendit tonë, sidomos të jetës sonë politike, janë bërë tashmë, haptas beteja politike të ashpra, herë me tone kërcënuese të lehta e herë, kjo më shpesh, shumë të ashpra; janë bërë kërcënime krejt hapur për një përmbysje të jetës së vendit, për një mosbindje qytetare të shumëfishuar, deri në një kërcënim mafioz, si ajo e shefit juridik të opozitës, për heqje zvarrë të shefit të qeverisë.

Pasionet janë ndezur prej kohësh, ata nuk janë një mollë sherri e zakonshme, nga ato që jemi mësuar të ndjekim më shpesh se çdo të enjte; janë shumë më tepër, pasi, ndoshta për herë të parë, mjaft nga njerëzit e politikës po ndjejnë se mund të fillojë ndonjë furtunë politike, administrative, e më keq akoma, juridike, ndaj jetës dhe pasurisë së tyre. Kush ka hipur majë plehut, si kanë hipur mjaft nga gjelat tanë politikë, e kanë të vështirë të rrëzohen, e aq më keq, ky pleh i bollshëm financiar, është llogorja nga e cila as që kanë ndër mend të luajnë.

Zoti Donald Lu, një shqipfolës pasionant, ndoshta e di se pas kësaj rezistence ka mjaft të pathëna dhe se ligji për dekriminalizimin, e njëkohësisht me të, reforma në drejtësi, nuk janë kafshata që përtypen lehtësisht nga politika jonë tipike shqiptare, ndaj, për të bërë të qartë qëndrimin e shtetit që përfaqëson, ai po i kthehet e rikthehet kësaj teme, me pasionin e njeriut që në fund do të jetë jo thjesht pjesë e një beteje, por në rradhët e para të saj. Në këtë vend ka pasur edhe ambasadorë të tjerë pasionantë, që nga ato që bënin thirrje për të mbetur të gjithë socialistët pa punë, si zoti Rajerson në fillimet e pluralizmit; ka pasur të tjerë që ishin thellësisht kundër mafias politike në Shqipëri, si zonja Mariza Lino, por që mbetën në tabanin deklarativ; ka pasur diplomatë që e vazhduan në Shqipëri mbrapsht karrierën e tyre, si paaradhësi i zotit Donald Lu, që menjëherë pas vrasjeve të 21 janarit gjeti tek pala vrasëse burra shteti; ka pasur edhe ambasadorë të strukturave të tjera që, më shumë se pas diplomacisë, ishin të lidhur me kokoshkat e kukurecët.

Zoti Donald Lu nuk është i kësaj natyre. Ai po kërkon fuqishëm të mos jetë thjesht violina e parë në zërat kundër kriminalizimit e pro reformës në drejtësi; ai po shndërrohet në dirigjentin e saj, e ndoshta më saktë, ai po bëhet kalorësi i parë i kësaj beteje.

Mesazhet që ka përcjellë në fjalët e tij, kudo ku e ka parë të arsyeshme, kanë qenë të qarta, jo të papritura, dhe disa nga më të rëndësishmet kanë lidhje me dy nga më themeloret; që shteti i tij është i përfshirë në përpilimin e draftit të reformës në drejtësi dhe prej saj pret të bëhet edhe dekriminalizimi i vendit, dhe se, drafti nuk është vepër e politikës, aq më tepër e politikës qeverisëse, por punë e ekspertëve.

Megjithatë, edhe sikur ai të na e thojë këtë dhjetra herë, njerëzit duan të dëgjojnë atë që duan të dëgjojnë. Opozita e dëgjon si ia ka qejfi, qeveria e dëgjon e hesht.

Duke qenë kalorësi i parë i dekriminalizimit të jetës politike në vendin tonë, mendimi im është se do të ishte shumë më i efektshëm nëse kalit, pra betejës, do i hipte së mbari deri në fund, që do të thotë të bëjë betejën konkrete, jo pas së përgjithshmes.

Në fjalët e tij të fundit, zoti Lu, si shembull të njerëzve që duan që jeta shqiptare të jetë e kriminalizuar solli edhe emrat e Arben Frrokut e të Emiliano Shullazit. Nuk e kam njohur asnjërin prej tyre, kam dëgjuar për ta si gjithë të tjerët, dhe doja të thoja se, sikur i gjithë kriminalizimi të përmblidhej në këta dy emra, apo, këta të ishin emrat më përfaqësues, atëherë, më ndjeni, por beteja qenka e kotë, ose më saktë, qenka e humbur që tani.

Arben Frroku është një i dënuar me burgim të përjetshëm, që ndodhet në arrati. Është një shembull që nuk kishim pse e prisnim nga foltorja e një amabasadori të rëndësishëm, më të rëndësishmit në vendin tonë, dhe më të drejtëpërdrejtët në jetën tonë politike. Një i dënuar me burgim të përjetshëm, dihet se kush është. Si Frroku, ka edhe të tjerë, por që nuk përbëjnë lajm, sepse vrasësit, edhe kur vrasin një komisar policie, nuk përbëjnë lajm. Lajm është se kush ia nxorri në pritë komisarin, kush festoi me vrasësin këtë ngjarje, cilët ishin “mëkatarët” e pas skenës vrastare. Ikja e Arben Frrokut, pak çaste para se të shpallej vendimi, nuk është një lajm i kërkuar. Sepse shumë vetë janë sot të ikur në drejtim të paditur. Lajm përbën se kush e lajmëroi Frrokun se do të dënohej pas pak me burgim të përjetshëm, pra kush e nxorri të fshehtën dhe i dha mundësinë e arratisjes. Lajm do të ishte nëse Këshilli i Lartë i Drejtësisë do të gjykonte kolegët e tyre që në gjyqin e parë e nxorrën të pafajshëm Frrokun dhe e lanë të lirë. Sepse, si të parët, që nxorrën komisarin në pritë, si të dytët që bënë hjeksin e lajmërimit, janë paguar, janë bashkëfajtorë me krimin, e këtë do e përsërisin edhe herë të tjera, sepse nuk janë dënuar.

Shullazi është një emër i përfolur, dhe, sikur gjysma e tyre të ishin të sakta, e duhet të jenë, do të duhej të ishte pas hekurave. Por jeta politike nuk vuan nga Shullazi, por nga “shullazizimi” i jetës politike, dhe përmendja e emrit të një njeriu që herë njihej si prishës e vandal me takimet e socialistëve dhe progresistëve dhe tash akuzohet si njeriu i tyre, nuk përbën lajm. Sepse Shullazi njihet si emër dhe mendoj se ambasadori ka kohën e tij të flasë përtej kësaj kategorie, me të cilin merren përditë në parlament, si të ishte ai qendra e këtij vendi. Ne kemi, zoti ambasador, vagabondë të rrugëve dhe vagabondë politikë që drejtojnë të parët. Ne kemi një kategori të njerëzve të politikës, para së cilëve Shullazi ndihet si adoloshent i jetës keqbërëse. Ne kemi në parlament njerëz që kanë udhëruar të vriten jo vetëm katër vetë në bulevardin e kryeqytetit, por familje e fise të tëra në veriun e Shqipërisë, vetëm se kanë qenë kundërshtarë të tij. Ne kemi njerëz që kanë udhëruar të hidhen helme luftarakë mbi popullsinë që protestonte dhe kanë ndarë vendin në një luftë të mundshme, veri – jug. Ju takoni njerëz, të cilët, paturpësisht, janë akuzuar për vjedhje qindra milionë eurosh, dhe e kanë mbyllur çështjen me proçedurë jurudike, duke krijuar një precedent të rrezikshëm në jetën tonë politike.

Në një vend thellësisht shqiptar, por jashtë Shqipërisë londineze, në Prekaz, Drenicë, kam dëgjuar një fjalë të mënçur, “fol, e mbushma mendjen”.donald-1024x736

Nëse edhe më tej do të flitet me eufemizma, me na ishte e na është, jashtë konkretes, asaj që na djeg, njerëzit një ditë do të lodhen nga hartimet politike e legjislative. Nëse e gjithë jeta e kriminalizuar do të përmblidhej në dy emrat e cituar nga ju, zoti ambasador, ne do të ishim lule. Ata, përballë shumë të tjerëve, sado që janë nga turpërimet e këtij vendi, duken si ujqër të vegjël, kurse çakejtë po ulërijnë çdo ditë nëpër salla, brenda e jashtë parlamentit.

Zoti Lu, ju jeni një njeri i diplomacisë, dhe besoj se jeta juaj është e rregulluar mjaft këndshëm dhe, jam i bindur, krejtësisht ndershmërisht. Shikoni rreth e rrotull Tiranës vilat e stërmëdha, kështjellat moderne, të cilat nuk e keni as ju dhe as presidenti juaj. Në të vërtetë ato janë turpi ynë, turpi i njerëzve që mblidhen e flasin nëpër dhëmbë, kur mbi kurrizin e tyre luhen gjëra të tmerrshme e të turpshme. Për hir të këtyre njerëzve që nuk mund të flasin, thuajeni një fjalë, sepse këto “magjira” nuk janë bërë me urdhërin e peshkut, por me gjakun e të pafajshmëve. Dhe këto vila, natyrisht jo të gjitha, sepse ka edhe djersë të ndershme e mendje pjellore, kanë pronarët e tyre, disa nga të cilët i takoni edhe ju dhe ju flasin me pathos për dekriminalizimin, deformimin e drejtësisë, të drejtën e të ndershmen; ndërsa në mbrëmje zgërdhihen me ne dhe, nuk jam i gabuar, përdredhin buzët edhe me ju, sepse e ndjejnë se janë jashtë rrethit të ferrit.

Njerëzit e zakonshëm, mes tyre edhe unë, e duam vendin tonë, ashtu si mund ta dojë edhe zoti Lu, një vend të mrekullive. Ne e duam sa të kemi jetë, zoti Lu e do për këtë pjesë të jetës së tij. Dhe na bën nder që e do, që është pjesë, që kërkon të jetë aty ku edhe duhej të ndodheshin prej kohe sivëllezërit e tij.

Por është koha të hiqen dorashkat. Ju mund ta bëni këtë më mirë se gjithë të tjerët, pasi dua të besoj se informacionet i keni të bollshme dhe të qarta, sepse në shërbimin Tuaj janë mjaft struktura të tjera, sepse jeni më i besuar se gjithë të tjerët që janë futur në fushën e lojës jo për të fituar, por për t’u përleshur; sepse do të flisni në emrin e shtetit tuaj, dhe sepse, njëlloj e rëndësishme, sepse ju e doni vendin tonë.

Nëse e bëni këtë, do ju mbajmë mend, për të mirë, gjithë jetën. Nëse e leni në gjysmën e rrugës, do të emërtoheni edhe ju me një numër rendor, si për shembull, i dhjeti apo e pesëmbëdhjeti ambasador në vendin tonë. Dhe numrat nuk janë të rëndësishëm.

Memoria e një populli, kjo po, është shumë e rëndësishme. Keni rastin fatmadh të futeni dhe të mbeteni aty.

Share This Article
5 Comments
  • Ne fakt ka disa muaj qe zoti Donald Lul Basha nqs do flasim paster shqip..ka dale jashte kontrollit.

    Me kuptoni

    Jam proamerikan me shume se lexuesit ketu por keto veprime te DL jo vetem po minojne besimin e shqiptareve te Amerika..por po bejne shume shqiptare te pakenaqur nga politika e disa dipllomateve amerikane posacerisht te udhehequr nga powerfulli Frank Wisner & company qe ben ligjin ne politikat amerikane per shqiperine qe dihet se eshte nje berishist ekstremist.Dhe dihet qe zoti Lu eshte nje derivat per te mos thene ushtar i tij

    Punet po shkojne aq keq sa duhet nje ndryshim rrenjesor per te shpetuar nga nje cunam qe po afrohet ne Ballkan dhe me e rrezikuara eshte Shqiperia.Pra cfare duhet bere nga dipllomacia euro-atllantike ?!

    se pari:

    SHBA duhet te kerkoje falje per fushten e gabuar te “dekomunistifikimit” te zbatuar qe nga 1991 nga dyshja Rajerson-Biberaj.Kjo sepse ne ato kohe ai system kishte vdekur dhe lufta kunder tij ishte nje beteje me kufoma .

    se dyti

    Ne 1993 ndodhen tre ngjarje me rendesi: 1-denohet si terrorist k/opozitari Fatos Nano per shuma qesharake.2- zhvillohet gjyqi I kafeve te nexhmijes.3- Rajersoni dhe ndihmesi I tij Berisha menaxhojne ne menyre ilegale floririn e Londres.

    Pra I nderuar DL qeketu duhet te filloje investigimi I SHBA; ishte legal marrja dhe shperndarja e ketij floriri nga nje president dhe nje ambassador…

    se treti

    ka segmente ne SHBA dhe BE qe e kane mbrojtur ne kohen qe ate e priste litari..psh
    ne 1997 kur pritej egzekutimi I monsters Berishe erdhi dikush (kolege tuaj) dhe e coi ne nje luftanije me helicopter..dhe pastaj u detyrua forcerisht qe te amnistoheshin krimet e ketij Satanai…Hapni letrat I nderuar DL.

    se katerti

    pas grushtit te shtetit te 14 shtatorit 1998 koleget tuaj I nderuari DL ne vend te kerkonin arrestimin spektakular te kesaj monster…..e falenderuan pse ktheu mbrapsht armatimin e rende qe pushtoi institucjonet.
    Ironia juaj ndodhi me vone kur I bête presion Majkos,Metes dhe Nanos jo vetemqe te mos e arrestonin kriminelin tuaj te perkedhelur por u tallet duke I marre nje interviste brenda mureve te ambasdes.
    Kam mendimin se ngjarja e 14 shtatorit 1998 dhe tolerimi qe I bête kesaj BISHE eshte nje poshtrim qe I keni bere atij kombi qe eshte me I rende se cdo pushtim….

    se pesti

    Cfare ndodhi me 21 janarin 2011 eshte folur shume ..por mendoj se njeriu me I fuqishem ne shqiperi ne ate Aleksander Arvizu eshte pergjegjsi kryesor per veprimet dhe mos veprimet e tij.
    Shikoni cfare tolerimi kozmik ju be ketij perbindeshi nga kolegu juaj Arvizu qe kerkonte si ju nje aksion ACT NOW dhe nga ana tjeter gjakatari berishe arriti ti perdhose kufomat dhe jetimet e tyre

    1- akuzoi PS per vrasje nga mbrapa
    2-manipuloi mjeket e spitalit ushtarak
    3-ktheu k/m ne spital fushor
    4-refuzoi dorzimin e gardisteve
    5-terrorizoi presidentin si horr bulevardi
    6-perdhosi k/prokuroren di lavire
    7-ofendoi k/shikasin si pucist
    8-kercenoi ramen me egzekutim
    9-akuzoi dhe kercenoi 4 gazetare
    9-u fshine filmimet
    10-u ndrruan tytat e armeve
    11-u dekorua burri shtetit
    12-u dekorua ylli ne ngjitje
    13-u menderosen ekpertizat e FBI
    14-u zevendesua presidenti
    15-u zevendesua k/prokurri
    16-u zevendesua k/bashkiaku
    17-u zevendesua k/shiku
    18-u terrorizuan gazetare
    19-u tha se do ja u bej prape si ne 21 janar
    20-liroi vrasesit nga burgu ne shkurt 2012
    21-demshperbleu te gjithe vrasesit
    22-poshtroi Arvizune e Obames
    23-perdhosi familjet e jetimeve disa here
    24- akuzon dhe sot ramen per vrasjet e 21 janarit etj….
    ………………..
    se gjashti

    doktrina juaj I nderuar DL per “dekriminalizimin” duke perfshire me te drejte disa politikane kriminele ordinere e perseris ORDINERE duke harruar me dashje kriminelin Berishe tingellon shume keq ne opinionin dhe shoqerine shqiptare ku disa me te drejte I quajne Kinezerirat tuaja..

    ‘’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’
    Cfare duhet beje sot SHBA me DL eshte teper e thjeshte

    -duhet te kerkoje te falur per instalimin e berishizmit ne 1992-2013

    -duhet te mos e shohe shqiperine akoma me syzet e mykura te WW2 te Wisnerave,Rajersoneve,Elezbibereve

    -duhet te zevendesoje doktrinen e dekriminalizimit me De-Berishizimin

    ——————————————————————————————–
    God Bless America!

    While the storm clouds gather far across the sea,
    Let us swear allegiance to a land that’s free.
    Let us all be grateful for a land so fair,
    As we raise our voices in a solemn prayer:

    God bless America, land that I love,
    Stand beside her and guide her
    Through the night with a light from above.
    From the mountains, to the prairies,
    To the oceans white with foam,
    God bless America, my home sweet home.

    • Ti “proamerikan” nuk shqetesohesh per kriminelet ne parlament qe i futi naltgjatesia e tij. Ty te shqeteson Berisha sepse eshte i vetmi njeri qe ka mundur te luftoje komunizmin sadopak. Ti kujton se ata diplomate amerikane qe ja njohin kete merite kane koken tende . Bisht qeni ke per te ngelur o “proamerikan” , ti edhe takemi jot.

      • Ai zoteria lart qenka dhe xhentelmen dhe nuk i heq asnje presje por do ti shtoja dhe dy te tjera.

        -Lidhjet jo korrekte te z.Lu me G.P & P.B qe njihen si detergjentet qe i hoqen gjakun e 21 janarit sali kriminelit
        -Takimin vellazeror te zotit Lu me lobin me antishqiptar ne bote HSA
        Lexoje i nderuar amerikanin Gary Kokalari per saktesine e tij ne parashikimin e ‘gabimeve’ te zoti Lu

        “…Pas fillimit të detyrës suaj si Ambasadori ynë, janë disa çështje që unë do të doja të sjell në vëmendjen tuaj në këtë letër të hapur. Sikurse ju tani jeni në dijeni, kur u njoftua së pari nominimi juaj, qarkulluan historira në mediat shqiptare që pretendonin se ju jeni emëruar si rezultat i ndërhyrjes së grupeve lobiste që punojnë për Sali Berishën, përfshirë Grupin Podesta dhe Patton Boggs, një firmë që përfaqësohej nga Frank Uisner. Kjo nuk ka nevojë për shumë imagjinatë, për faktin se ju keni shërbyer nën drejtimin e Uisnerit, kur ai ishte ambasadori amerikan në Indi, dhe të dy keni qenë studentë në Princeton. Sinqerisht, unë kam pak konsideratë për Uisnerin, pasi besoj se ai ishte në përgjithësi një faktor keqdashës në Shqipëri. Sipas mendimit tim, ai ndihmoi Berishën në mbajtjen e një regjimi shumë të korruptuar që rrënoi shtyllat e demokracisë…”
        Natyrisht, ju keni të drejtë për të mbajtur një marrëdhënie personale me Uisnerin, dhe ka të ngjarë që gjatë disa viteve të ardhshme ju do të keni përvoja të pakëndshme në lidhje me Berishën, një të urryer, të korruptuar, bandit mendërisht të paqëndrueshëm. Megjithatë, unë dua të deklaroj prerazi se në qoftë se do të merret vesh se Uisner me ndonjë mënyrë tenton të përzihet në punët e Shqipërisë duke përfituar nga marrëdhëniet e tij me ju, unë nuk do të hezitoj për ta adresuar një aktivitet të tillë me zyrtarët e duhur qeveritarë në Uashington, dhe do të inkurajoj shqiptaro-amerikanët që të bëjnë të njëjtën gjë. Sepse unë besoj se çdo veprim i tillë nga ana e juaj, do t’i vërë në dyshim rrethanat në të cilat ju jeni emëruar dhe do të ishte e dëmshme për interesat shqiptare dhe amerikane
        “…Në lidhje me një tjetër çështje, unë kam qenë shumë i shqetësuar kur mësova se në 2 Dhjetor 2014, si një prej veprave të tua të para, pasi u konfirmuat si Ambasador, jeni takuar në Uashington me përfaqësues të Shoqatës së Himariotëve të Amerikës (HSA), një grup i vogël ngatërrestar grek (http://himarriotonsociety.org/content/news/hsa-meets-new-us-ambassador-albania-donald-lu). Misionet më të fundit të HSA dhe palëve të tjera trazovaçe greke janë identike: aneksimi nga Greqia e asaj që ata mendojnë të jetë territor grek në jug të Shqipërisë. Misioni i tyre mbështetet mbi pasaktësi historike të shkuara dhe të sotme. Me fjalë të tjera, themeli i besimeve të tyre është e ndërtuar mbi mite greke.

        Ju duhet të jetë i vetëdijshëm se objektivat e HSA dhe kolegët e tyre ngatërrestarë grekë janë në kundërshtim të drejtpërdrejtë me interesat e shqiptarëve në Shqipëri dhe në diasporën tonë në Amerikë, për të mos folur për faktin se këto keqinterpretime minojnë interesat strategjike të Amerikës në rajon…”

        Ose me sakte; shqiptaret kane nje shprehje:

        Ne cdo shtepi eshte qoshja e mikut dhe qoshja e te zotit shtepise,dhe nqs mikut I leshohet qoshja e te zotitshtepise ai quhet I koritun..edhe ne rastin e zotit Lu (flas qe nga koha e rajersonit) nqs se ambasdori amerikan po ben si governor apo mbret I pashpallur ai vend eshte Stateless..dmth shtetleshi qe nuk I hyn ne pune as shqiptareve as vete amerikaneve

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *