**********
KQZ: Tenderin e fitoi bashkëshorti i Lleshit, por më pas kemi ndërruar fituesin
KQZ ka reaguar dje ndaj lajmit të botuar në DITA mbi fituesin e tenderit të prodhimit të fletëve të votimit për zgjedhjet e pjesshme të datës 1 shtator në Korçë. Pasi merret me një lapsus të artikullit, – të cilin ne e pranojmë, por që nuk ka ndonjë rëndësi për thelbin e problemit (jo votim në Korçë, por në Dardhas të Korçës) – KQZ ka konfirmuar që fitues i tenderit është bashkëshorti i Lefteri Lleshit.
“…Ligji i prokurimit publik, ashtu si çdo ligj tjetër, ka në themel të tij parimin e barazisë, çka do të thotë që asnjë kompani nuk mund të përjashtohet apriori nga e drejta e konkurimit. Më datë 14 gusht 2013 (jo më 12 gusht sic referon lajmëtari), u hapën oferat nga komisioni i vlerësimit të ofertave, ngritur me nëpunës të administratës së KQZ-së, konform përcaktimeve ligjore. Rezultoi vetëm një shoqëri pjesëmarrëse, ajo që artikullshkruesi e përcakton si shoqëri fituese të tenderit…” – thotë deklarata e KQZ-së.
Më pas KQZ deklaron se e ka ndërruar fituesin e tenderit (!). Nuk specifikon në ç’datë e ka bërë këtë, duke e errësuar edhe më shumë këtë pjesë. Kujtojmë se KQZ është një institucion i spikatur për militantizëm dhe nuk do ta kishte për herë të parë falsifikimin e dokumentave.
Shkruan më tej KQZ në deklaratën reagim për artikullin e DITA:
“Por sipas dokumentacionit të paraqitur, kjo shoqëri nuk mund të prodhonte fletët e votimit sipas kërkesave të Kodit Zgjedhor me letër ëatermark dhe bar kod me numër serial progresiv, kriter i domosdoshëm ky për fletën e votimit, mospërmbushja e të cilit çoi në anullimin e kësaj procedurë prokurimi. Në këto rrethana KQZ, iu drejtua shoqërisë sllovene Cetis D.D. e cila mori përsipër të prodhojë fletët e votimit në përputhje me specifikimet teknike të kërkuara, kompani e cila ka prodhuar dhe fletët e votimit të datës 23 qershor 2013. Fletët e votimit të prodhuara nga shoqëria sllovene për zgjedhjet e pjesshme të datës 01 shtator 2013, do të mbërijnë në doganën e Tiranës më datë 27.08.2013. Me të pavërtetat e mëdha që lajmëtari-jurist merr përsipër të shpërndajë, nuk ka bërë gjë tjetër vetëm është përdorur për të hedhur mesazhe krejtësisht të pavërteta për t’u përtypur më tej nga opinioni i gjerë…” etj
Më poshtë, analiza juridike e shkeljes që ka kryer KQZ-ja, pavarësisht “korrigjimeve” ende të paverifikuara që ka bërë më pas:
Sipas nenit 21 të ligjit nr 9637/2005 “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike – asnjë individ, kur ky njësohet me një zyrtar në njërin nga funksionet e përcaktuara në kreun III, seksioni 2 të këtij ligji (këtu përfshihet edhe Kryetari i KQZ) – dhe asnjë shoqëri tregtare, ortakëri a shoqëri e thjeshtë, ku ky zyrtar zotëron, në mënyrë aktive apo pasive, aksione a pjesë në kapital, në çfarëdo sasie, – nuk mund të lidhë kontratë ose nënkontratë me asnjë institucion publik.
Gjithashtu në pikën 3 të këtij neni, theksohet se ndalohet lidhja e kontratave ndërmjet një institucioni publik nga njëra anë dhe një individi, personi fizik a juridik nga ana tjetër, kur zyrtari, që ushtron funksionet në këtë institucion publik ka kompetencë thelbësore dhe përcaktuese në vendimmarrjen e procesit të vlerësimit të ofruesve dhe të ofertave apo në përcaktimin e termave të kontratës.
Ligji ka përcaktuar në mënyrë të qartë në nenin 24 të tij që, në rrethin e personave të lidhur me zyrtarin, në zbatim të ndalimeve të përcaktuara në nenin 21 pika 1 (e sipërpërmendur) përfshihen bashkëshorti/ja, fëmijët në moshë madhore dhe prindërit e zyrtarit e të bashkëshortit/es.
Për më tepër, në nenin 35, pika 2 të ligjit përcaktohet që në rast se aksionet apo pjesët në kapital janë të regjistruara në emrin e personit të lidhur, si në rastin e znj. Lleshi në emër të bashkëshortit të saj, ato vlerësohen njëlloj si të ishin të regjistruara në emër të vetë zyrtarit dhe personit të lidhur i kufizohen të drejtat pasurore për to, në të njëjtën masë dhe mënyrë si në rastin e vetë zyrtarit.
Pra, nisur nga parashikimet e mësiperme të ligjit për parandalimin e konfliktit të interesave dhe dokumentacionin, faktet që kemi përshkruar sot në gazetë, mund të themi që znj. Lleshi në këtë rast ka shkelur ligjin dhe është në konflikt të hapur interesi.
Ky nuk është rasti i parë për znj. Lleshi. Probleme me ILDKP dhe konfliktin e interesit gjatë deklarimeve të pasurisë ajo ka patur edhe në vitet e kaluara, për shkak të pjesmarrjes në vite të bashkëshortit të saj në prokurime me institucione publike. Por duket se në të shkuarën ia ka hedhur paq duke shpëtuar në mënyrë të padrejtë nga kthimi i shumave të përfituara nga të gjitha prokurimet e fondeve publike, pavarësisht se ligji e parashikon qartë bërjen nul të pavlefshme të të gjitha këtyre kontratave.
Për sanksionin qe ndërmerret ndaj zyrtarit publik në këto raste, neni 44 i ligjit të mësipërm, shprehet se çdo shkelje e detyrimeve të përcaktuara në këtë ligj, (kur nuk përbën vepër penale), përbën kundërvajtje administrative dhe dënohet me gjobë, që në këtë rast është nga 100 000 (njëqind mijë) lekë deri në 200 000 (dyqind mijë) lekë.
Por a ka kryer vepër penale në këtë rast znj. Lleshi, pra a ka konsumuar ajo elementet e figurës së shërdorimit të detyrës? Këtë vlerësim po ia u lëmë organeve kompente të drejtësisë për gjykuar.
Gjithsesi ligji parashikon në nenin 40 të tij që aktet dhe kontratat administrative të çdo institucioni publik të nxjerra në kushtet e konfliktit faktik ose në dukje të interesave, janë të pavlefshme, sipas parimeve e procedurave të përcaktuara në Kodin e Procedurave Administrative.
Gazeta fton znj.Lleshi të prishë kontratën e lidhur për fletët e votimit me bashkëshortin e saj, (ndoshta me këtë rast i jep fund edhe kalvarit të gjatë në gjykatë për zgjidhjen e martesës së saj). Duket që kjo martesë nëse vazhdon të qëndrojë në fuqi, po iu kushton shtrenjtë asaj dhe bashkëshortit të saj, mospërfitimin nga fondet publike në biznesin e tyre. Apo të jetë ky shkaku i vërtetë i “ndarjes” së tyre?
************
Tenderin e KQZ-së e fiton…bashkëshorti i kryetares së KQZ-së!
Më datën 12 Gusht Komisioni Qendror i Zgjedhjeve publikon një tender për të shtypur dhe printuar rreth 20 mijë fletë votimi për zgjedhjet e pjesshme të datës 1 Shtator 2013, dy komuna Dardhas (Korçë) dhe Rrethina (Shkoder). Më datën 12 Gusht ora 12:00 hapen ofertat dhe fituese shpallet kompania “Adel Co” Deri këtu çdo gjë duket krejt normale dhe korrekte me procedurën por…
Një kërkim më i hollësishëm në Qendrën Kombëtare të Biznesit nxjerr emrin e shtetasit Arjan Lleshi. Arjan Lleshi është bashkëshorti i Kryetares së KQZ-së Lefterije Lleshi. E habitshme është që faqet rozë të mediave kanë shkruar ca kohë më parë për një divorc të çiftit Lleshi, por kjo historia e tenderit e bën këtë “divorc” të bjerë ca erë. Madje, kërkesa për divorc mes tyre e bërë që vitin e kaluar rezulton e pezulluar në portalin e Gjykatës së Tiranës. Pra ata vazhdojnë ligjërisht të jenë bashkëshortë.
“Adel Print”
Në letra figuron emri i shtetasit Reshit Koni. Rezulton se ai është pronar aktual i Adel Co dhe Adel Print. Po kush është zoti Koni? Kompania “Adel Print” që me letra është në pronësi të Reshit Konit është krijuar nga vitin 2008. Nga kush? Duke lexuar historikun në QKR të kompanisë dokumentat zyrtare tregojnë se është krijuar pikërisht nga… bashkëshorti i Lefterije Lleshit, zoti Arjan Lleshi. Në Qershor të vitit 2010 zoti Lleshi, bën papritur një kontratë mirëbesimi me shtetasin Reshit Koni duke i transferuar të gjitha kuotat Reshit Konit në përgjegjësi. (në kontratë shënohej se pronari i vërtetë i kuotave mbetej zoti Arjan Lleshi). Transferimi i përgjegjësisë ishte bërë vetëm për faktin se gruaja e tij, Lefterija ishte zgjedhur anëtare e KLD-së dhe duke u bazuar në ligjin për “Parandalimin e Konfliktit të Interesit” ai ia kalonte kuotat personit të besuar Reshit Koni. Ishte një kontratë që tregonte gjithçka, shkruhej e zezë mbi të bardhë se do të ishte Arjan Lleshi pronari i vërtetë, por për sa kohë Lefterije Lleshi do të mbante një pozicion të rëndësishëm publik, kompania do të vazhdonte të aplikonte për tenderë publik me fonde publike nën emrin e Reshit Konit.
Kjo kontratë nuk u kapërdi dhe aq lehtë nga Qendra e regjistrimit të Biznesit e cila e bllokoi atë dhe i detyroi dy aktorët e kësaj historie, Arjan Lleshi dhe Reshit Konin që të hiqnin dorë nga kontrata e mirëbesimit e lidhur në Qershor 2010 e që hapur fliste për një kalim fiktiv pronësie, duke i detyruar që në Dhjetor të vitit 2010 të lidhnin një kontratë ligjore të shitjes “prej vërteti të aksioneve” por duket se ekzistenca që në Qershor e “kontratës së mirëbesimit” u ka hapur punë dhe ka detyruar Qendrën e Regjistrit të Biznesit të vononte regjistrimin e transferimit total të aksioneve nga Arjan Lleshi, tek Reshit Koni. Është fakt se kompania “Adel Print” pas këtyre gjurmëve që ka lënë në QKR, nuk ka konkurruar më në tenderë publik, por përveç “Adel Print”, Reshit Koni tashmë rezulton dhe pronar i kompanisë “Adel Co” e cila është një tjetër kompani dhe që është tejet aktive në prokurimet publike.
Pa u lodhur shumë me marifete dokumentacioni, është e qartë që pas kompanisë qëndron pikërisht shtetasi Arjan Lleshi, bashkëshorti i kryetares së KQZ-së Lefterije Lleshi. Tenderin e fundit kjo kompani e fitoi në KQZ. Shuma e fituar është modeste krahasuar me tendera të tjerë, por është e mjaftueshme për të treguar se trekëndëshi Lefterije-Arjan-Reshit, kanë vendosur të mos u bjerë asnjë qindarkë “në tokë”.
Arjan dhe Lefterije Lleshi, të divorcuarit e… padivorcuar!
Para se të zgjidhej kryetare e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, mediat rozë njoftuan papritur se Lefterije Lleshit i është kërkuar divorc nga bashkëshorti i saj. Përmes një padie, bashkëshorti i saj, Arjan Lleshi i ka kërkuar Gjykatës së Tiranës zgjidhjen e martesës me Lefterije Lleshin. Padia në fjalë është depozituar më 7 korrik 2012 në kryesekretarinë e Gjykatës. Por çështja e divorcit është pushuar nga gjykata në seancën e parë të shqyrtimit, më 19 shtator 2012. Në padinë e depozituar në Gjykatë bashkëshorti kërkonte zgjidhjen e martesës, si edhe lënien e dy fëmijëve të ardhur në jetë prej saj, bashkëshortes Lleshi. Nuk dihet pse ka ndodhur ky pushim i çështjes, por fakt është që Arjan e Lefterie Lleshi pavarësisht asaj që kanë dashur të përçojnë në publik nëpërmjet faqeve rozë, ligjërisht janë ende të martuar.



ata jane te divorcu… Ai asht qytetar i lire te konkuroj.. Zonja leshi s’mund ta persekutoj, ta ndaloj te konkuroj… shkelen te drejtat e njeriut.. Perpara. sb
Meso te shkruash shqip o kercu me tre klase shkolle, o idiot i lindur. Ti po thua i lumt atij qe di me vjedhe.
Po te ishin te ndare z. Leshi as do ta pranonte zarfin te dorezohej per tender. Por nuk jane te ndare e ky eshte Korrupsioni i Qeverise e Bandes se Sali Kriminelit Hajdut. Keshtu keto pushtetare i kane nda punet e zonat e tenderave. Kjo meriton masen ma te rende, po te shofim Llallen e emrum nga Sali Hajni cfare veprimi do baje.
Cfare shanc derri qe paska mor jahu, hallall paska bo mire ne ket dynja dhe zoti ja paska shperbly.
shanc derri,..po pra gruja qi ia dha njiher po ja jep prape megjithse ‘te divorcum’…
Deklaroj se ne burgun e grave kam vend vetem ne vend qe po e ruaj me “mik”per Lefterien , se me ka folur mire Baca Kriminel Saliu. Leshi nuk do ta kete problem se andej nga vjen, per wc do ta kete te perbashket me tranvestitet dhe per t’u fshire nga pas, nuk do te kete copa qeramike te thyera por flete te votimit ku sponsor eshte bashkeshorti i saj Arjan Toci. Katunaret nuk dine dhe biznes te bejne shkon e ngatarrohet tek fecka e tij, koqe kanari i prish..
Ooopo pse mos esht ndonje cudi e madhe kjo qe ka ndodhur.me kete qeveri e kete pushtet ajdutesh e laviresh.pastaj o popull mos bej sikur kandodhur per her te par .po siishte ber e leshi mka keto anonimet ja provofi njeher.
Lajm koti.
Shtypshkronja “ILAR” eshte e te vellait te Arjanit, Ilir Lleshi. Eshte nga shtypshkronjat e para me moderne ne Tirane dhe ka bere para disa vjetesh te gjitha fletet e votimit dhe ja ka dale me sukses. Arjani Lleshi eshte ushtarak dhe punon bashke me vellain. Cfare te keqe ka ketu??? Te dy vllezerit jane model ne pune dhe shoqeri dhe korrekt me detyrimet e shtetit. Neser shefi KQZ do jete i PS dhe kjo shtypshkronje do beje fletet e votimit….dhe e ka bere me parpara. Pse tani benka lajm dhe atehere jo???? Ilir dhe Arjan ju pershendes dhe ju uroj suksese ne punen tuaj te veshtire, jeni model.
mire e ke ti o ilir te keqen vllai. Po ka ca ligje shteti dhe shoqeria ndryshe behet deti kos per ca dhe sahara per shumicen. Sic eshte bere.
Model jane por me Hajdutllek, Ku i moren gjithe ato pare ato dy vellezer qe punonin me rroga shteti. Jo more zoteri me rroge vetem shpirtin munde te mbash, maksimumi nje jete normale. Te blesh shtypshkronje me moderne duhen goxha pare apo jo….. Nejse Lefterija eshte dallu gjithmone per pune te dyshimta kudo qe ka punu. Besoj dhe Gazeta Dita i ka mire informacionet.
he moj qorre a je tu i numeruar ditet se un jam tu i numeru per ne burg rrac muti ti e xhozi po shkoni per lesh
Ata per lek deklarohen dhe homoseksual e lezbik
Kjo Lefterie Leshi ( o Zot nuk na ndahet leshi as me me keto dy shoqet e ngushta, Xhozin dhe Leftin) eshte nga fshati Spathare i Librazhdit me mbiemer Luzi.Eshte lindur e rritur aty, por iu ngrit perpjete, pasi u martua me biznesmenin dhe vecanerisht kur punoi prane Jozefines.Ajo vjen rralle per te mos thene fare ne fshat per te pare prinderit….
Thone se eshte ndare, por duket se kerkon te bashkohet duke i bere nder me tenderin bashkeshortit..
Shikoni cfare plehrash jane keta te PD.Per dy muaj qe eshte nje vakum nepritje te qeverise se re, cfare nuk po bejne.Ju doli M… siper dhe ndoten gjithe Shqiperine.
Nuk e kuptoj perse ky LL A LL A 9 qe duket nga mbiemri qe nuk eshte gje, pervec se dhalle), nuk reagon sepaku formalisht per te thene opinionit: Ka organ akuze ne Shqiperi, kujdes.
Duket se edhe ky eshte futur ne turren e leshit me Xhozun dhe Leftin….
Nuk besoj se nje dite do te vendoset shteti ligjor, se do te ndeshkohen abuzuesit, se do te behet drejtesi ne Shqiperi….Qofsha i gabuar…
Lleshi duhet te flaket prej zhelesh nga kryetare e KQZ…
Jeni bere si 80 leksha. Cte keqe ka qe fitoi, mos duhet te vdesin te afermit e cdo
zyrtari.
Per ta cuar deri ne fund tregoni shumen e fituar per 20 000 flete, me nje llogari te thjeshte
seshte me shume se disa mije euro. Nuk po shtyp dollare mor te dashur gazetare.
Na hapet barkun me keto idiotsira. Keni filluar ta kerkoni gjilperen ne kashte.
Harrova quheni gazete investigative, tingellon bukur.
-Po kujt t’ja” jap-i”?
O shqiperi, e mjera Shqiperi, cfate bastardaesh ke pjelle ty, qe nga jozefina, Lefteria e a makuti Sal? Ruajna o Perendi pasi Edi kurre s’ka per te te shpetuar ty!
O Tomka. Ne se i ka fituar ne baze te ligjit HALLAL por ka shume mundesi jo te mos jete kjo.
Ne se keshtu atehere fondet shteterore mundet ti gllaberoje gjithmone nje pjestar i familjes por ligji e ndalon te afrohet ke tenderi e jo me te fitoje.
Vecse ne shqiperi gjithcka behet.
LLESHI E LESHI DHE QEVERIA QE I EMROI E KANE BERE KETE VEND LESH E LI OSE MA MIRE ME THENE LESH ARAPI.
DITEN TE DICORCUAR PER BIZNES POR QE BEJNE SEKSIN E LIGJSHEM NATEN ME HENE.
Keshtu me dy fjale mund te quhet divorci i zonjes Lleshi te KQZ-se se Saliut. Ishte po ky Sali kusar votash qe e vendosi me doren e vet kete zonje genjeshtare ne martesen e vet, qe te genjente miletin dhe te vidhte votat per Sali Komunistin. Ishte po ky Sali vrastar njerezish qe kishte vene me pare Ristan Burgaxhiun ordiner per te mbikqyrur vjedhjen e votave dhe vrasjen e shpreses se shqyptareve. Prandaj edhe Edi Rama nese do te hyje ne histori si nje BOS i Rilindjes shqyptare le ta filloje punen me NDESHKIMIN e zullumqareve te pushtetit mafioz. Ndryshe do te mbetet ne histori vetem si nje ARTIST pa talent.
Te martuar, te pamartuar, pasurite i kane ne duar,i kane marre perj xha Sales ne krye te shtetit te rrumpalles.Nuk kane faj bashkeshortet lleshi,pse ne kete vend plasi persheshi,ne buzet e trasha u ngjall epshi,kur shteti i leshit u kap per veshi, shpellaret e shqyen, e laskaruan dhe Albanistanin e turperuan.Salariu si Don Kishoti,del ulrine kot se koti, çfare nuk di don ta beje, dhe çfare di don ta zhbeje,fjaleshume, pune pabitisur,çkane bere te tjeret e ka prishur,e ka hedhur poshte ne perrua,dhe ka hapur fletet si pallua duke u lavderuar para botes, se i kane ikur mendt e kokes,nga furtuna e madhe e votes, qe ia shembi muret ekupoles.
Zonja Leshi, i ka bere kete favor bashkeshorit, ne kompesim te mos dhenies se….Ketu ndoshta bashkeshorti mund te kete pretendimet e veta… A nuk ja jep ajo… a i neveritet duke ju dukur si surrat kali…Gjithsesi prokuroria nuk e objekt te saj kete fushe…
Pas këtij denoncimi të qartë, Dhalla duhet të fillojë çështjen penale për këtë rast të pastër korrupsioni përmes një konflikti skandaloz interesi (të më falni për përdorimin e mbiemrit “skandaloz”, por burrë-grua s’mund të jetë rast i thjeshtë). Por druaj se kryeprokurori është produkt i një kosi të thartuar, të cilit Sali Berisha i ka shtuar shumë më tepër ujë se ç’duhet!
Eshte e vertete qe Shtypshkronja “ILAR” ishte e ILIRdhe ARJAN LLESHIT, por une e di se te pakten qe nga fillimviti 2009 biznesi eshte i ndare ndermjet dy vellezerve. Nuk jane as te paret as te fundit qe jetojne te ndare te pa divorcuar, zoteria sot bashkjeton me nje tjeter dhe ka nje femije, bashkjetusja eshte moter e dikujt mbase gazetari ka inat se s’eshte motra e vet, mbase zotria i Shtypshkronjes ne heshtje i thote gazetarit mbaj rradhen se ka vend edhe per “motren” tende,mbase,mbase,mbase……Kjo ndodh se gazeteret jane gazetaruce dhe shkruajne papiken e ETIKES gazetareske dhe kur dalin para ligjit per trillime thone:na perdhunuan
NE SHQIPERI jane bere Grate Kucedra , pa dalin Kelyshet GJARPRINJ DHE UJQER ,PER TA SHQYER SHQIPERINE TE GJALLE ME GJITHE LECKAT E TOLLUMBAT E LULIT TE VOCERR !
Zonja,/vejusha Lleshi qe e mban doren pas veshi, eshte ne pergjim te ndonje peshqeshi.Jo me kot e emeruan aty ku desh, aty ku Salaberi ben pershesh,me votat qe fallsifikon e vjedh, ne KQZ, qe eshte bere per te qare e per te qesh dhe duhet çuar per skrap tek Kurumi ne Bradashesh.Historite e ketyre nuk kane te sosur, pas vjedhjes e korrupsionit jane marroasur, kush e kush te dale perpara, duke nxjerre dy gishtat e duarve te palara.Atyre u prine i pari i fisit, qe perndizet e ulerine sepse eshte rritur nen deget e murrizit,ku duaret e gjakosura bejne drejtesine duke fshehur krimet neper labirinthet e urithit..Keta jane zhytur ne pellgun e zi, dhe ulerasin per liri-demokraci, ne batakun e baltes e te pislleqeve,vrasin lypasiaret dhe mbledhesit e kanaçeve.Keta nuk kane lene qelize te jetes pa e ndotur,si qente bastarde sillen rreth e rrotull,permbi varret e te mjereve ecin si fantazma,duan pushtetin e tyre te rrumpalles pa tjeter.O zot, na shpeto pergjithemone nga keta lugeter!
Mos u merrni me jeten personale te njerzve, çifti uroj te bashkohen se me ke eshte ngaterruar Arjani, Zoti e shpetoft sa me pare. Te interesohet se çfare ka bere e dashura ne Itali ( prostitucion) mos te lere nene e dy femijeve per nje byth kurve…
jeta personale e haleve nuk i intereson njeriut por tradhetite e haleve shkaterruan shqiperine
Po keta qenkan te gjithe te ndar e te divorcuar mo te keqen qifqia .
Po Josefinka ka deklaruar disa here se : ” na e kena te shejte familjen. Na e kena te bashkume familjen “. Sala ka deklaruar se :” ju punoni per familjen time ”
Po keta po na dalin si gomari e gomarica qe i leshojne krriçat rrugeve dhe i rrisin te tjere. Po edhe Sadija i pordhi Zenit mu ne hallate, se vetem parat i duhen tani .
Hajde moral qe paskan, hajde. Jane vervitur vetem tek vjedhja dhe grabitja.
AH JU TE GAZETES DITA QENKENI SOCIALISTE TE FORTE ! A SKENI TURP QE SHKRUANI KSHU GJERASH !
TE HETOHET DHE TE DENOHET KJO E SHEMTUARA DHE E PALARA , MJERE SHQIPERIA NE DOREN KUJT KA RENE , VAGABONDE DHE RRUGACE TE KORRUPTUAR DHE TE PACIPE!!
ja keta jane njerezit qe duam te bejme drejtesi turp ..ne bejme ligje qe te denojme njerezit e keputur,,dhe nuk bejme ligje kur duhet te denohet gjyqtari …turp kush nga ne mban mend te jete ndershkuar ndonje gjyqtar asnje turp ,,po nuk u ndershkuan keta qener nuk ka drejtesi ..
Mos u merrni me Leftin, se nuk ka faj, i ka zene vrima e shurres cerg merimange, se ju e dini qe eshte endare nga burri. Me cudit nje gje, si eshte e mundur qe kjo vrome te kete patur burre, kjo te tremb diten, pale naten ne shtrat.