Nga Viktor Malaj
Botuar në DITA
“Çfarë kuptimi ka drejtësia kur ligji përdoret për të legalizuar vjedhjen dhe vrasjen” (An-Mari Okonor)
Togfjalëshi “armik i popullit” ka marrë kuptime të ndryshme në kohë dhe vende të ndryshme, por në thelb ai përcakton individë apo grupe të caktuar individësh, të cilët, me sjelljet dhe veprimet e tyre, dëmtojnë rëndë interesat afatshkurtër dhe afatgjatë të një populli. Faik Konica pohonte me cinizëm dhe dhimbje se “armiqtë më të mëdhenj të Shqipërisë janë vetë shqiptarët”.
Gjendja ekonomike, por, para së gjithash, ajo politike, psikologjike dhe morale e shoqërisë të sotme shqiptare, është pasojë kryesisht e mendësisë, sjelljes, moralit dhe vetëqeverisjes tonë. Midis shumë faktorëve të tjerë ndikues, korrupsioni mbetet njëri prej shkaqeve kryesore, jo vetëm të shpejtësisë së ulët të zhvillimit ekonomik, por sidomos të dëshpërimit dhe pakënaqësisë masive rreth gjendjes së punëve. Korrupsioni është gjithkund dhe gjithmonë i pamoralshëm, i paligjshëm, diskriminues dhe poshtërues. Është i pamoralshëm për ata që e bëjnë, e nxisin dhe e kërkojnë.
Ai është diskriminues e poshtërues për të gjithë ata qytetarë që e provojnë në kurriz sa herë kanë nevojë për shërbime publike. Korrupsioni është antinjerëzor dhe i pamoralshëm edhe kur bëhet nga punonjësit e shërbimeve shëndetësore, por aty, të paktën, qytetari e merr një shërbim dhe ky shërbim- i dhënë në formë të pamoralshme dhe të paligjshme- ka një të veçantë sepse nuk e fut qytetarin në konflikt me shtetas të tjerë dhe as me shtetin, ndërsa korrupsioni që bëhet në sistemin e drejtësisë është më i rëndi dhe më dëmprurësi dhe, rrjedhimisht, do të duhej të ishte më i dënueshmi.
Qytetarët iu drejtohen organeve të drejtësisë për të fituar një të drejtë që besojnë se iu takon, apo për të zgjidhur një konflikt ndërmjet tyre, midis tyre e shtetit apo personave të ndryshëm juridikë. Në njëfarë kuptimi, punonjësit e sistemit të drejtësisë janë amanetqarët e të drejtës dhe të vërtetës, pra duhet të jenë “njerëzit e Perëndisë” në tokë.
E ndërsa duhet të jenë të tillë, në fakt, në një shumicë alarmante dhe të dhimbshme, ata na shfaqen si “tregëtarët e Djallit” me peshoren e turpit dhe të krimit në dorë.

Janë me mijëra çështjet civile e penale ende të pazgjidhura ose të zgjidhura gabim. Sipas një perceptimi të përgjithshëm të krijuar edhe nga sondazhe të ndryshme, në fare pak raste “gabimet” kanë ardhur nga cektësia e njohurive juridike të prokurorëve e gjykatësve dhe, në shumicën e rasteve, “gabimet” kanë qenë rezultat i mungesës së skrupujve dhe moralit të punonjësve të sistemit.
Gabimet e këtyre prokurorëve dhe, sidomos, gjyqtarëve përbëjnë krime ligjërisht të ndëshkueshme sepse iu mohojnë qytetarëve të drejtat e tyre dhe shkaktojnë ose përkeqësojnë konfliktet midis palëve. Mbi këtë platformë konfliktuale nisin krime të tjera. Shumëkush sheh këtu shkaqet e koflikteve të reja, por janë të paktë në numër ata që parashikojnë pasojat e afërta dhe të largëta të vendimeve të padrejta gjyqësore.
Vendimet e padrejta gjyqësore janë bërë shkak në qindra raste për pasoja të rënda si vrasjet, vetëvrasjet, plagosjet, divorcet etj. Kur numri i vendimeve gjyqësore të padrejta është në shifra të konsiderueshme, atëherë edhe dëmet dhe pasojat bëhen të tilla. Shkaktimi i pasojave të rënda dhe të shumta tek qytetarët shqiptarë si rezultat i vendimeve gjyqësore korruptive i shndërron punonjësit e sistemit të drejtësisë në armiq të popullit.
Çfarë të bën armiku i kombit dhe i popullit, i huaj apo vendas qoftë? Ai të zapton pronën e përbashkët, të vret, të grabit dhe çnderon, të fut në konflikt dhe vëllavrasje, të varfëron, të nëpërkëmb dhe të poshtëron.
Shikoni tani çfarë kanë bërë një shumicë e paimagjinueshme prokurorësh dhe gjyqtarësh për tridhjetë vjet: Kanë ligjëruar grabitjet e pronave, qofshin ato tokë apo ndërtesa, ish-pronë private apo shtetërore; kanë nxjerrë të pafajshëm apo kanë dënuar me afate burgimi të papërfillshme individë të inkriminuar dhe që kanë kryer vrasje apo plagosje të rënda; kanë shfajësuar apo dënuar minimalisht banditë, përsëritës në krimet e prostitucionit dhe të drogës; iu kanë ndryshuar masat e sigurisë, duke liruar nga burgu zyrtarë shtetëror dhe të kompanive tenderfituese të zhytur në afera korrupsioni (në të vërtetë, vjedhjeje); iu kanë caktuar masa sigurimi “detyrim paraqitjeje” individëve të rrugës apo zyrtarëve shtetëror të implikuar dukshëm dhe bindshëm në tjetërsimin e pronave private apo shtetërore në vlera të konsiderueshme; kanë urdhëruar që burrat gradhunues, edhe pas divorceve, të jetojnë në të njëjtën banesë por “në dhomë të veçantë (?!)”, kur duhej t’ia ndalonin dhunuesit afrimin tek banesa në mënyrë të prerë; kanë liruar para kohe nga burgjet kriminelë me rrezikshmëri të madhe shoqërore etj.etj.
Këto veprime dhe të tjera të ngjashme, jo vetëm kanë dhunuar të drejtat e qytetarëve të dëmtuar, por janë bërë shkak për kryerjen e krimeve të tjerë të rëndë duke e inkriminuar dhimbshëm shoqërinë shqiptare. Vështirë të gjendet një popull tjetër në botë ku thuajse gjysma e popullsisë ka kaluar këto tridhjetë vjet nëpër procese gjyqësore, civile dhe penale, si paditës apo i paditur.
Numri i çështjeve penale që ndodhet në zyrat e prokurorive dhe të gjykatave shqiptare është lemerisës, krahasuar me numrin e popullsisë. Ligji penal ka karakter ndëshkues edhe parandalues. Që ta realizojë funksionin e dytë, të parandalimit, është e domosdoshme që shoqëria në përgjithësi dhe pjesa e saj me tendenca kriminale në veçanti, të vërejnë se ligji gjen zbatim dhe ndëshkon autorët e krimeve. Në këtë mënyrë, personat me tendenca kriminale vetëkufizohen në kryerjen e veprave penale. Por kur ndodh rëndom që gjyqet i fitojnë individët me pushtet politik dhe me pushtet ekonomik, atëherë të pandershmit e shoqërisë ndihen të imunizuar nga ndëshkimi ligjor.
Ligjshkelësit i shtojnë radhët e tyre sepse krijohet mendësia se me një pjesë të parave të fituara në rrugë kriminale mund t’ia hedhësh ligjit duke blerë prokurorë dhe gjyqtarë. Është kjo arsyeja kryesore që veprimet korruptive i gjen thuajse në çdo institucion shtetëror, qendror apo vendor; është ky shkaku kryesor që veprimtaritë kriminale të trafikut të drogës dhe të femrave nuk kanë të ndalur ashtu si edhe krimet për gjakmarrje, hakmarrje dhe ato brenda familjes.
Janë filluar një numër i madh procedimesh penale për shpërdorime detyre dhe korrupsion të zyrtarëve shtetëror dhe thuajse askush nuk ndodhet në burg. Kjo ka ndihmuar dhe nxitur krimin e korrupsionit duke mundësuar që çdo vit (sipas KLSH) shoqërisë shqiptare t’i shpërdorohen dhe vidhen dhjetëra milion euro nga buxhetet qendrore e vendore. Janë proceduar penalisht disa grupe kriminale të tjetërsimit të pronave në bregdet, nga Shkodra në Sarandë dhe thuajse askush nuk ndodhet në burg. Sikur proceset penale, të hetimit dhe gjykimit, të mos ishin zvarritur pafundësisht, paturpësisht dhe kriminalisht, nuk do të ndodhte që edhe para një muaji të konstatohej një grup tjetër i ngjashëm kriminal në Himarë.
Kemi lexuar në shtyp që individë të ndryshëm janë dënuar me 8-9 vjet burgim “për vrasje me paramendim”. Në cilin shtet të botës dënohet vrasësi me paramendim aq sa shoferi që shkakton viktima si rezultat i shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor?! Si mund të dënohet një vrasës me paramendim më pak se disa ligjshkelës që u kapën parvjet duke dërguar emigrantë të paligjshëm në SHBA dhe Britani?!
Përveç trajtimeve korruptive të proceseve penale, një rol të madh negativ ka luajtur edhe ngadalësia, zvarritjet e procedimeve penale si dhe paaftësia alarmuese profesionale e disa gjyqtarëve. Ka gjyqtarë të cilëve iu janë prishur gjysma e vendimeve nga gjykatat e shkallëve më të larta dhe, megjithatë, e kanë kaluar vetingun (!).
Gjyqtari është njeri, si gjithë të tjerët, por është e papranueshme një përqindje e lartë vendimesh të pabazuara apo të paargumentuara ligjërisht kur dihet se të gjithë juristët kanë përpara vetes të njëjtin legjislacion juridik dhe të njëjtën praktikë të Gjykatës së lartë dhe asaj Kushtetuese.
Një qytetar nga Lezha tregonte se si një proces penal (ku ai ishte paditës) i kryesuar nga kryetarja e asaj gjykate, zgjaste pambarim pasi pyeteshin një ose dy dëshmitarë në një seancë gjyqësore dhe nga gjashtë seancat e fundit, pesë prej tyre ishin anuluar sepse gjyqtarja ose prokurori ndodheshin “në një seminar në Tiranë”.
Ç’janë këto seminare dhe mbledhje kaq të shpeshta dhe, duke ditur ngarkesën e madhe të punës së gjyqësorit, përse nuk organizohen ato ditëve të shtuna dhe pjesëmarrësve t’iu paguhet dita shtesë? Ndërsa qytetari A. C., shumë i revoltuar, shpjegonte se një çështje hetimore, ku ai ishte palë e dëmtuar, ndodhej prej vitesh në prokurori dhe SPAK dhe, megjithë përpjekjet e tij për të kontaktuar drejtuesit e SPAK apo prokurorin e çështjes, nuk ia kishte dalë mbanë, ashtu siç SPAK nuk kishte begenisur t’iu përgjigjej (megjithëse e ka detyrim ligjor) dy letrave që qytetari në fjalë i kishte drejtuar me postë z. Arben Kraja dhe një letër të tretë e kishte botuar në shtyp.
Bashkëpunimi i organit të hetimit me paditësit dhe palët e dëmtuara nga veprat kriminale është detyrim ligjor (nenet 279/a-1 dhe 324/3 të K.Pr. Penale) që i shërben një hetimi më të shpejtë dhe më të plotë të çështjes. Duket se ky nuk është misioni i zyrtarëve të SPAK dhe mosbindja ndaj urdhërimeve të ligjit mund të jetë pjesë e formimit dhe praktikës së tyre profesionale.
Kjo përbën fatkeqësi për qytetarët shqiptarë dhe një zhgënjim të madh për ata që kanë besuar në rezultatet e Reformës në Drejtësi. Këtë zhgënjim nuk mund ta heqin as përrallat diplomatike, as broçkullat e politikës shqiptare dhe as veprimet (një herë në hënëz) të SPAK-ut, si rasti me z. L. Koka, për të vënë në gjumë ndërgjegjet e trazuara të shumicës së shqiptarëve që krimet dhe padrejtësitë i kanë provuar shpesh mbi shpinë dhe që e dinë mirë se numri i njerëzve, me dhe pa pushtet, që duhej të ishin në qeli, është, fatkeqësisht, pambarimisht i madh.
Duke i zvarritur kaq gjatë dhe pa arsye madhore proceset hetimore dhe ato gjyqësore dhe duke mos iu përgjigjur shqetësimeve të ligjshme të qytetarëve të dëmtuar nga veprat penale, punonjësit e sistemit të drejtësisë po shkelin të drejtat e qytetarëve, po nëpërkëmbin dinjitetin e tyre dhe po i poshtërojnë ata njerëz me taksat e të cilëve paguhen për t’iu shërbyer.
Nëse drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar, drejtësia e shtrembëruar i bën punonjësit e sistemit bashkëpunëtorë me kriminelët në formën e përkrahjes pas kryerjes së krimit. Në këtë mënyrë, një pjesë jo e vogël e sistemit të drejtësisë ka kohë që është rreshtuar në krahun e ligjshkelësve, të “të fortëve” dhe të dhunuesve të qytetarëve shqiptarë. Dhe, kush e bën një rreshtim të tillë me ndërgjegje dhe për përfitime, e ka vënë veten në pozitat e armikut të popullit.
Këta zyrtarë të drejtësisë janë shndërruar në armiq të popullit pasi me veprimet dhe mosveprimet e tyre iu kanë mohuar shqiptarëve pronat, disave iu kanë ndërprerë vazhdimin e jetës natyrale dhe bërë jetën të padurueshme për shumë të tjerë, iu kanë ulur në maksimum sigurinë fizike dhe kanë nxitur e shtuar cënimin e integritetit të tyre moral, kanë ndihmuar në prekjen e dinjitetit njerëzor duke i poshtëruar viktimat e krimeve si qytetarë dhe familjarë, kanë dëmtuar rëndë bashkëjetesën shoqërore dhe iu kanë zvjerdhur shpresën e të ardhmes.
A është i rëndë etiketimi ” armiq të popullit ” ? Sigurisht që po, por është jo vetëm i merituar por ku e ku më i lehtë se dëmi që iu kanë shkaktuar qytetarëve dhe shoqërisë shqiptare. Shqiptarët që grinden e përleshen me njëri-tjetrin që sulmojnë institucionet për hir të politikës dhe të partive mund të vijë dita t’iu kthehen dhunuesve të të drejtave të tyre nga punonjësit shtetërorë që paguhen për të dhënë drejtësi.
Shpresoj dhe uroj që ajo ditë të mos vijë, por çdo durim e ka një kufi.
—
*Anne-Marie O’Connor – Gazetare dhe shkrimtare amerikane.

Rruga drejt demokracise dhe mireqenies te masave te gjera nuk eshte e lehte dhe sidomos ne mungesen e institucioneve pergjegjese, ne mungesen apo ne boshellekun e normave morale, ndoshta edhe fetare e ideologjike. Aktualisht shoqeria shqiptare eshte tashme pothuajse plotessisht ne sherbim te parase. Eshte nje shoqeri e Hasan Zyka Kamberit.qe ai e ironizonte qe ne shekullin e XVIII.
Paraja
Mbreti qe urdhron dynjane
qe ka vene taraphane
e i presene parane
Ja di kimene parase
Dhe veziri qeshte veqil
ze sikur te benet adil
e mos thot dot kaly-kil
ja di kimene parase
Sheh islami q’jep fetfane
Qe di qitapete qthane
nuk kacirdis parane
Ja di kimene parase
Myftiu e myderize
edhe kyrra e vaize
Kane ujdisur iblize
ja di kimene parase.
Dhe kadiu i mehqemese
qe rri siper sixhadese
edhe shehuni teqese
Ja di kimene parase.
Dhe pashallare e bejlere
edhe avame e te tjere
Per para apene krere
Ja di kimene.parase.
Kadiut ti rrefesh parate terse verdit sheryan
per para sa se shet tane
Ja di kimene parase.
Edhe foshjna qeshte ne djep
Zgjat doren te thote ”nep”
ta marre ta vere ne xhep
ja di kimene parase.
Eshe gala qe nuk flet
leshoja njenpara ne dhet
e merr e shpie ne folet
ja di kimene parase.
Paraja te ben sulltan
paraja te kurdis divan
paraja cdo hall derrmon
ja di kimene parase
(…)
O paraja murdare
Qe ben boten avare
qe gjesdis porai zagare
Ja di kimene parase.
Bravo z. Malaj! Ju duhet të falënderoheni për mençurinë, diturinë, patriotizmin dhe ekulibrin e fortë, socialpolitik.
Shkrimi i juaj i sotëm, është një kushtrim për poklitikën e shurdhët, memece dhe antishqiptare. Por, më shumë për popullin, e përçarë dhe militantët trushplarë që vazhdojnë të vrapojnë pas liderëve të tyre të çmendur.
OK V.Malaj.Si njeri me kulturë e jo konfliktual,Ju nuk nxirrni EMRA ARMIQËSH TË POPULLIT në 30 vite SHKËRDHATOKRACI.
-Derisa DASH futi në listën e ZEZË S.Berishën si i korruptuari madh,,Dhunues i Demokracisë,,Shpërfillës i Drejtësisë,etj..emri tij duhet të jetë në krye Nr.1 si armik i popullit të tij.Nr.2 Kompania faqezinjëve të tipit GJIN GJONI,Tik Llalla,SPAK(KAPS)që po vepron kundër SHBA+BE+E.RAMËS që kërkuan shëmbjen e drejtësisë të degjeneruarë të plepave.Tashë e mori ferra uratën.Drejtësia nuk bëhet më sa të jetë S.Berisha mbi dheee.
-Nëse shëmbet OKTAPODI Sb bie e gjithë PIRAMIDA Berishiste që ka kapur 90 % të DREJTËSISË dhe MEDJEVE në Shqipëri.
-DASH që e futi në listën e ZEZË Sb duhet ti japi drejtim dhe të mos veproi si ARVIZU që e cilësoi Sb Burrë-Shteti kur vrau 4 veta në 21 janar.Dhe na futi në NATO kur një vit më parë Sb vrau 27 veta në Gërdec,Përfshi dhe Kosta Trebickën..!
-Kur SPAK i kërkon prova DASH siç kërkon Sb-athere a mund të paguajë taksa populli për këta frikacak që urinojnë në poturre nga Sb.!?
-FLM DITA,VM
Shkruje emrin si cdo dite Kapterr Ethem Lalaj
Inderuar autor ! I gjithe ky lemsh kriminal nuk zgjidhet me fjale. Aty ku ka ,mbrritur situata vetem revolucioni popullor e zgjidh.
Si zgjidhet me revolucion popullor shoku Jimi? Ja e zeme se u be ai i uruari revolucion, Po pastaj? Si behet drejtesia me tej?! Kete nuk na e the . Jam shume kurioz te di mendimin tend. Se helbete kemi nevoje të na hapen syte dhe ca injoranteve si ne.
Nje analize aktuale dhe prioritare pasi prek çeshtje themelore te shoqerise sone .Ish prokurori A.Llalla kur i duheshin lek jepte interviste se do te kishte arrestime dhe pastaj mesa dukej “mbushej thesi” dhe gjitheçka harrohej.Mesa po duket kjo metode fatkeqesisht po vazhdon dhe tani qofte nga SPAk apo gjykatat e rangjeve te tjera.Mendoj se USA si investues direkt i pastrimit te drejtesise duhen te jene me strikte dhe te pameshirshme me ata prokurore apo gjygjtare te cilet bejne sikur punojne.Padurimi dhe zhgenjimi i popullit po arrin limitet e tij ,ai do te shohe prapa hekurave “sheiket” shqiptare ,politikane ,apo zyrtare te pasuruar pa punuar asnje dite duke filluar nga Salehu,Like floriri dhe gjithe kupola e maskarenjeve.PA MESHIRE …
Viktor Malaj ! Jeni nji nga zerat e fuqishem te pjeses me perfaqesuse te shoqeris Shqiptare sot dhe per këtë gezoni respektin e saj , gje qe duket edhe ne keto pak firma ketu posht shkrimit tuaj shume kritike por edhe shume te drejt e shpresdhenes,! Ju pergezoi per këtë guxim e qartesi mendimi qe te frymezon!.Sot, kur gjithcka blihet e shitet nga keta miliarderët e politikes, biznesit dhe krimit ,ju mbeteni i palëkundur ne llogoren tuaj te mbrojtjes se shumices se neperkembur!Edhe njiher ju pergezoi dhe uroj qe edhe ne te ardhmen te mbeteni i tillë!
Nga “Politikanet” termi i perdorur rendom keto 8 vjet per te fshehur duke pergjithsuar gjithmone paudhesite e QEVERISE, tashme Viktor Malajt po perdorin “Zyrtaret”!
Gjithsesi jane per tu pergezuar per kete hap te vogel per te cilin ju deshen 8 vjet ta hidhnin….dhe do zoti nuk do presin shume qe te thone termin e duhur, pra “PUSHTETARET”!
Pergezoj gazeten Dita qe u jep hapesire shkrimeve ne sherbim te nje demokracije te zhvilluar si ky i Viktor Malaj. Jetoj ne perendimin e zhvilluar qe prej 30 vitesh dhe verej se ketu partite e majta kane luftuar vazhdimisht çdo dite çdo minute dhe kane shenuar suksese te jashtezakoneshme ne shperndarjen e me te drejte te ardhurave, ne sistemin eleminimin e korrupsionit ne sistemin e drejtesise, ne perfeksionimin e institucioneve etj. etj. per te miren e pergjitheshme. Edhe nje rritje sado e paket e pajustifikueshme e te ardhurave te nje nenpunesi te shtetit sjell menjehere hetimin nga nje institucion pergjegjes, hetimin nga kontrolli i brendeshem etj. Mjerisht edhe ketu ka raste korruspioni dhe qe fiton gjyqin ai qe paguan me shume.. Ne Shqiperi eshte opozita qe flen e qe nuk jep kontributin e saj çdo dite duke paditur korrupsionin, padrejtesite dhe abuzimet ne kurriz te popullit..
@nje shqiptqr! Epo ketu eshte e keqja e demokracise tone, ja, mua aty tek rrjeshti tuaj i fundit. Po kur kemi patur ndonjehere opozite ne? Ham, ham e gam, gam per t’i zene vendin njeri-tjetrit po, ate opozicion e kemi patur dhe ne populli bejme lojen e tyre i alternojme. ne pushtet qe te na vjedhin e poshterojne. Ketu keto tridhjet vjet si opozita dhe pozita kane bere po te njetat gjera në fushat qe trajton shkrimi i V.Malajt. Eshte kjo gangrene e pasherueshme, ky korrupsioni endemik, pikerisht se palet i kane ngaterruar aq shume gjerat, e i kane turbulluar aq shume ujrat ne kete vend sa, sipas gjykimit tim situata eshte e pa shprese. Te pakten ne terma afatshkurtera (10-15 vjecare). Me tej mbase koha do te sheroje shume plage dhe dalngadale do te vihet rregulli si kudo ne vendet e qyteteruara perendimore, ku “loi c’est la loi”, pra ligji eshte ligj! Por kjo i takon brezit pasardhes dmth atyre qe ende nuk kane lindur.
Cfare rastesie!
Sot qe Shteti i Ramutit ngre ne kembe Spak per Klodiana Celen, pse kjo bllokon nje projekt vjedhjeje te Ramut kermes, sot Viktori ben nje artikull te tere kunder drejtesise.
Keta analistet jane patronzhistet e Ramutit.
Si e beri Fatosi menjehere artikullin per “Keshillim Kombetar’ dhe menjehere pas nismes se Ramutit per Nismen e pyetesorit.
Dolen menjehere kellirat te ofrojne veten si “keshilluesit” e nismave dhe projekteve te qeverise.
SI puna e tenderave. U japin miliarda leke “Pisnesmeneve” te Ramutit per projekte te propozuara nga Pisnesmenet, dhe keta, fillojne propozojne veten si keshillues te nismave kombetare.
Te pafytyre, njerez te ulet
z. Viktor, dakord me fjale, por duhet edhe nje mendim per ta zgjidhur, duhen veprime konkrete dhe ju mund te thoni mendimin tuaj.
Une mendoje se kriminelet dhe armiqte me te medhenj jane politikanet dhe kryemnistrat shqiptare qe kane drejtuar keta 30-vjet:
1. Sali Berisha
2. Aleksander Meksi
3. Fatos Nano
4. Ilir Meta
5. Pandeli Majko
6. Edi Rama
si dhe ministrat qe i kane shoqeruar.
Ata kane promovuar te keqiat ne kete vend e ne kete shoqeri me veprimet e mosveprimet e tyre.
Duhet te japin llogari para shoqerise dhe popullit shqiptar.
z. Viktor, dakord me fjale, por duhet edhe nje mendim per ta zgjidhur, duhen veprime konkrete dhe ju mund te thoni mendimin tuaj.
Une mendoje se kriminelet dhe armiqte me te medhenj jane politikanet dhe kryemnistrat shqiptare qe kane drejtuar keta 30-vjet:
1. Sali Berisha
2. Aleksander Meksi
3. Fatos Nano
4. Ilir Meta
5. Pandeli Majko
6. Edi Rama
si dhe ministrat qe i kane shoqeruar.
Ata kane promovuar te keqiat ne kete vend e ne kete shoqeri me veprimet e mosveprimet e tyre.
Duhet te japin llogari para shoqerise dhe popullit shqiptar.
“Cdo durim e ka nje kufi”, nenvizon z. Malaj. Po, ashtu duhet te jete. Por ķam frike se durimi i jone nuk njeh kufi, eshte i pa kufijshem… Ne shoqerine tone ka zene rrenje nje psikologji dhe moral shoqeror – “edhe bar hame dhe ndryshim nuk duam”
Gjithsesi, me ju analistet dhe redaktoret e gazetes Dita, ndajme nje gje te bukur, madje shume te bukur:
Shoh qe rreth 90% te komentuesve jane te majte dhe te djathte qe nuk gjejne veten te kjo e majte dhe e djathte e sotme. Ky kontigjent i “pastrehesh” ne kete realiet te korruptuar, ka gjetur te Dita strehen ku shfaqin mendimet, idete, ankthet; ka gjete strehen vizionare.
Pa vizion nuk ka kurre shprese. Kesisoj, kemi se cfare te ndajme si urim ne kete fund viti, ne te “pastrehet”.
Aty ne titull thuhet “Zyrtare”, as aty ne shkrim nuk thuhet kurkund “Pushtetare”.
Pyetja qe kam eshte : A eshte fjala per Zyrtaret Pushtetare ky shkrim apo i referohet kujdo Zyrtari ne Republiken e Shqiperise duke perfshire edhe ato te institucioneve tjera pa kurrfare fondesh publike neper duar?
Merri keto Llaf Dibre e vuri veth ne vesh o shoku Viktor se ashtu eshte vertet, durimi Yne nuk njeh kufi. Edhe durimi yt pra gjithashtu se dreqi ta haje, edhe ti je njoni prej nesh ndonese hiqesh asnjanjes se ta do rroga qe merr te te quajme “te pavarur”.
Do ta shkaterosh , ta varferosh , ta gjunjezosh dhe tja rrembesh shume rehat dinjitetin nje kombi , mjafton ti shkaterosh arsimin , drejtesine ta kthesh ne biznes ,atehere ja ke arritur qellimit . Kjo eshte dhurata e pardesy bardheve , qe na i ngeci ne preher Ramiz Alia . Respekte per kete artikull zoti Malaj .Kjo te jete kembane alarmi per te gjithe popullin idiot dele qorre , qe i voton keta anti shqiptare qe jane “ndare ” ne te” djathte” e ne te “majte ” .Jane te gjithe njelloj tamam si shtepia e kopilave, qe kane sot e 31 vite te shkuara te njejtin program , vidh , korrupsion , ti shkelim me kembe pronaret legjitime , ti bejme telef , ti lodhim , te terheqim zvarre neper gjykata , po vdes ky brez te presim dhe pak ,se niperve dhe mbesave nuk do i bjeri nepermend me per pronat , ne do i gezojme , ne do i fitojme fruhtet dhe ata qe kane parane ,do udheheqim shtetin , politiken .Se monopolet me dhune ne i kemi zaptuar , nuk e kuptojne kokpalaret , se nuk kane treg te lire , nuk e kane idene e tregut te lire ..
U habita sot kur pashe prononcimin e Rames , si mund te jete aq i pa cipe per ate gjygjtaren , simbas tij KCK qe i ka prishur planet , i ka prishur interesin oligarkeve te Rames , per fillimin e punes ,qe te marin parate ne finale . ” Nuk e denon politika ,por e denon SPAK simbas Rames qe e njeh kodoshi mire diktaturen kur e permend se ne diktature te denon politika , dhe ne “demokracine “e Rames te denon drejtesia . Por do ti thoja SPAK po te kete pak tope , ne fillim te filloje me te gjithe kryemistrat , Ministrat , Deputet e ketyre 31 viteve ,qe kane shkelur kushtetuten shqiptare nenin 41 & 181 te saj posacerisht per pronat . E pastaj te meret me kete gjykacen, qe i ka ” prishur ” pune aligarkeve te Rames dhe e ka lene pa mare 20 % e fitimit , njashtu si kur ishte kryetar i bashkise . Une nuk e njoh kete gjygjtare , por te ishja une ne vendin e saj ,do i thoja ,do ti bija kembanave te alarmit te SPAK ,per shkeljen e kushtetutes . Jane vetem per ceshtjen e pronave , mbi 10 mije viktima , ishalla me lexon kjo gjygjtare .Oh i nderuar z Malaj ka shume per te shkruar per keto tema , nuk di ku ta fillosh e ku ta mbarosh , gjakpirjen qe po i bejne ketij populli keta hajdute ordinere mbare sot e 31 vite te kaluara . Ju faleminderit jeni inderuar ,per kete shkrim z Viktor. .
Rrotullohet e shtremberohet,
ky i ziu Viktor Malaj i shkreti,
arrin te shkruaje vetem – Zyrtare,
s’ja ben dora te shkruaje – Pushteti!
@ Rapsodi Popullor
Viktori perdor fjalen ” zyrtare ” sepse me kete nenkupton zyrtaret e sotem dhe te djeshem, nenkupton zyrtaret e pushtetit por edhe zyrtaret e medias, biznesit etj. Kthjellohu dhe civilizohu edhe pak qe te marresh trajten e njeriut pastak fillo e komento o rapsod pa mend!
Bethoven or “Kompozitor”
je vec i teri – shoku Viktor
Kthellohu vet mor i shkret,
mbete Lolo i ketij Pushtet!
O Viktor Malaj, po pèrsèrit nji tè vèrtetè qè e dijn dhe po e vuaj nè kurriz tè gjithè shqiptarèt, po kush do ja vèr “kumborèn” nè qafèn e armikut tè popullt qè nuk èshtè mè nè numur njèjès por nè shumès tè madh? Kètè rrugè na e trego nè artikullin tjetèr. Tè shkoftè mbar! Plakuj Sheme
Per Bureton,qe te njohesh revolucionin popullor,si realizohet,dhe rezultatin ,qe sjell ai,fillimisht,duhet te njohesh vete popullin ( thashe popullin,e jo “delet”,qe t’i i merr per popull).Jo cdo popull (dele),mund te beje revolucion popullor.Duhet popull,vital,me dinjitet,me integritet,qe t’a doje vendin e vet,e te mos lejoje asnje te huaj,kushdo qofte ai,t’i jape mend,dhe aspak porosira,apo urdhera.Populli,qe don vendin e vet,din t’a vendose drejtimin dhe drejtuesit ,qe do udheheqin ate.Dhe e ben,sikunder e beri,me LNCL,kunder te huajve qe e pushtuan,por edhe te cfrytezuesve,qe e ripnin,deri ne palce.Edhe pse kete fitore,e cfrytezoi komunizmi,perseri,revolucioni popullor,ja tregoi edhe atij (komunizmit),vendin,duke siguruar demokracine.Dhe per t’a mbrojtur edhe demokracine,ky revolucion popullor,duhet te vijoje,duke bere te sigurrte,pluralizmin ,dhe te mos lejone tirani,dhe diktature,prej kujtedoqofte.