Nga Bedri Islami
Botuar në DITA
Llogaria e tij doli e saktë. Ai u largua për të riardhur. Tani do të vijë në pushtet për të qëndruar.
Një vit më parë, kur së bashku me Isa Mustafën – për të cilin kishte mbushur sheshet me thirrjen “Isë, Isë, këlyshi i Serbisë” – kishin bërë qeverinë e përbashkët, askush tjetër, veç tij, nuk e dinte se kjo do të ishte e përkohshme.
Largimi i Agim Veliut nga qeveria para mesnatës ishte sinjali që ai jepte se nuk kishte më kuptim të qeverisej me pak më shumë se 30 për qind të votave, ku për çdo gjë do të duhej të shtrinte dorën nga selia e LDK-së, të cilën as e kishte njohur e as nuk e kishte dashur.
Ose do të qeveriste si duhej, ose do të largohej. Do të largohej, për t’u kthyer. Tani do të kthehet për të mos u larguar. Të paktën për disa vite!
Të gjitha shenjat tregojnë se ai do të ketë një shumicë të mjaftueshme për të qeverisur i vetëm, megjithëse në listën e tij janë futur nga të gjitha anët: edhe ish të burgosur politikë, edhe kundërshtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, arrivistë të njohur e ndonjë ekstremist; tani për tani të gjithë i falen atij.
Asnjëherë fushata në Kosovë nuk ka qenë më e ashpër dhe më delikate. Tri parti kryesore do të përpiqen deri në fund të marrin nga fusha e njëra tjetrës. Deri më tani Lëvizja VV ka tërhequr më shumë nga PDK, si forca e luftës që e prishi veten me korrupsionin e krerëve, e tani do të ketë pjesë të tortës edhe LDK-ja, në mos tjetër, kjo do të jetë “paja” që do i sjellin Vjosa Osmani dhe Donika Gërvalla, të dyja nga drejtueset më të larta të LDK-së dhe kundërshtare të njohura të Isa Mustafës, veçse asnjëra për arsye parimi a vizioni.
Donika Gërvalla, bija e njërës ndër figurave më të njohura të rezistencës në Kosovë, Jusuf Gërvalla, që ishte edhe themeluesi i Lëvizjes Popullore të Kosovës, që nga dita e parë e deri në përfundimin e luftës ishte kundërshtare e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e po ashtu edhe Osmani, që zyrën e presidencës tani e ka seli partiake dhe ku pret të kthehet së shpejti, e plotfuqishme, deri në atë shkallë sa do e lejojë Kurti të jetë.
Partitë e tjera janë në deformimin e tyre, dhe ringritja do të jetë e lodhshme dhe e vështirë. PDK-ja, që ishte forca kryesore deri në zgjedhjet e fundit, me largimin e detyruar të Veselit dhe sidomos të Thaçit, politikani që kishte mundur për herë të parë LDK-në, megjithë vrullin e Enver Hoxhajt, nuk mund të bëjë më shumë se sa të rimarrë veten për një të ardhme të shpejtë, që të mund të jetë përsëri si dikur.
Lidhja Demokratike e Kosovës e sheh veten në rënie dhe sado zë të fortë të mund të ketë Agim Veliu dhe pastaj tij, Lutfi Haziri, asgjë nuk ia “burrëron” zërin Abdulla Hotit, që, megjithëse kryeministër nga halli, mund të ishte një qeveritar i mirë dhe i arsyeshëm.

Kurti ka llogaritur gjithçka, deri në detaje dhe kjo pritje e gjatë, e menduar, ndoshta e lodhshme për të tjerët, i ka mësuar atij se arti i vështirë i qeverisjes kërkon, së pari, kohën e vet dhe, së dyti, aleatin e duhur.
Provën e parë, nëse ishte koha e duhur, ai e bëri në Podujevë. Në fortesën e Agim Veliut, kundërshtarit të tij – skifter, të cilit duhet t’ia hiqte tokën nën këmbë. Shumë vite e kishte qeverisur Podujevën pikërisht Veliu, bastionin e LDK-së, por Kurti e mundi pikërisht aty. Me një raund, në mënyrë plebishitare.
Vetëm pas saj u “zbulua” se një deputet paska qenë i dënuar kur kishte votuar për qeverinë Hoti. Ishte një e fshehtë që dihej, por që nuk mund të kalonte në Gjykatën Kushtetuese, nëse nuk do të kishte sinjalin e duhur se koha kishte ardhur. Podujeva i tregoi se ishte pikërisht koha. Ndoshta edhe e dinte se, duke krijuar këtë precedent mund të rrezikohej kandidimi i tij për deputet, por kjo ndalesë do i shtojë votuesit, do të mbledhë edhe më shumë njerëz rreth tij, pasi ajo që pritet, ndryshimi, është më e fuqishme se ajo që paraqitet si koncepti i ndalesës, klasa e vjetër politike.
Të gjitha sondazhet të çojnë drejt fitores së Kurtit. Pak a shumë si ndodhi në Shqipëri në 22 mars 1992. Ndoshta nuk do të jetë aq e thellë, si ndodhi me opozitën e vitit 1991, por do të jetë e mjaftueshme për të qeverisur sipas vizionit, bindjeve dhe ideve të tij.
Do e ketë të vështirë, por jo të pamundur. Këtë javë ai bëri dy prova; të parën në Mitrovicën e Veriut, ku shkoi sëbashku me Vjosa Osmanin, në një përpjekje më shumë motivuese për votuesit , se sa fillesë zgjidhje. Pastaj shkoi në qendrën e Drenicës, në Skenderaj, bastioni i njohur i PDK-së, i shoqëruar nga forca speciale, dhe u ndesh me reagimin e kundërshtarëve të njohur të tij.
Por, ai e di më mirë se ata që i brohorisnin “Thaçi, Thaçi”, apo “ UÇK, UÇK”, se thirrjet janë të përkohshme, për më tepër shumë lehtë mund të njësoheshin me thirrjet që kishte dëgjuar nga serbët në veriun e Mitrovicës.
Koha e qeverisjes do të nisë zyrtarisht me 15 shkurt, ndërsa në fakt ajo ka filluar. Iluzionet se Gjykata Kushtetuese do të mund të mos e pranojë atë në postin e kryeministrit janë të kota. Nëse ndodh kjo, Kosova do të përballohet me një stuhi politike, nga e cila pak gjëra do të mund të shpëtonin.
Në qeverisjen e tij ai do të ketë kohën e duhur për të bërë atë që ka ëndërruar të bëjë, ose, më saktë, që i ka bërë njerëzit të ëndërrojnë se do të mund të bëjë. Do të ketë përballjen e rëndë me gjendjen ekonomike të Kosovës, që nuk ndreqet me shkop magjik dhe që në shumicë të saj varet nga faktorët ndërkombëtarë, të cilët duhet t’i dëgjojë edhe kur ata janë në të kundërtën e mendimit të tij politik.
Shpresa e madhe e njerëzve nuk do të jetë në sinkron me kohën; zakonisht të dëshpëruarit, kur marrin një dozë të madhe shprese dhe të japin besim të pastaj, duan edhe ndryshimin e shpejtë. Premtimet e tanishme do të kenë përballë financa të lodhura, të cilat nuk ndreqen dot duke shpallur të këqijat e viteve të shkuara dhe mohuar ata që kanë ndodhur pozitivisht.
Problemet me bisedimet e tejzagjtura me shtetin serb, vendosja e reciproritetit, ndalimi i shumë vendimeve të mëhershme, e ardhmja e Kosovës në këto vite, loja e madhe diplomatike, ku është Kosova, të gjitha do të jenë enigmat e mëdha, të cilat nuk zgjidhen, por fillojnë me 15 shkurt.
Askush tjetër nuk do të mund t’i bëjë hije, edhe ata që i janë mveshur nga pak për të marrë pakëz dritë. Në cilindo post qofshin. Qoftë edhe zonja Osmani, e cila, po aq lehtësisht sa iku nga forca politike që e ngriti, LDK, po aq lehtësisht mund të ikë edhe nga aleanca me Lëvizjen VV, me të cilin, dikur, në parlamentin e Kosovës ishte përbetuar se nuk do të ngjitej kurrë.
Qeverisja e re në Kosovë do të duhet të shkrijë akullin edhe me drejtuesit e shtetit shqiptar. Si duken punët, edhe në katër vitet e ardhshme, Edi Rama dhe Rilindja do të jenë qeveritarët e saj, por, edhe nëse jo, do të jenë opozita e rëndësishme.
Kurti ka qenë ithtar i bashkimit kombëtar, Osmani asnjëherë – Kurti do të ketë pjesët e tij në zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri, Osmani me zor futi 12 vetë në listën e Kurtit, ndërsa në Shqipëri ka vetëm hijen e saj; çfarë do të ndodhë nëse mes dy qeverive do të jetë kjo hapësirë ndarëse?
Koha e Kurtit ka ardhur! Sa do të vazhdojë, askush nuk e di. Nëse me 14 shkurt ai do të jetë më i qetë se asnjëherë tjetër, para vetes ka provën e madhe të besimit qytetar, zgjedhjet komunale. Dhe shumë të tjera.
Të gjitha janë të ndryshme nga koha e opozitës. U bëftë më e mira për Kosovën!
—–
©Copyright Gazeta DITA
Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Bedri
Po fitoi Rama ketu, brenda vitit ka per te pasur ndonje shperthim brutal dhune – se frustrimi nuk mban me. Mirepo ne situata te tilla, cahet skena politike, hapet vend per te rene ne politike. Prandaj mendoj se nuk ka per te qene 2030 sic thote Rama.
VV i intereson fitorja e Rames ne Shqiperi. Fitorja e PD do ishte serish fitore e te njejtes kaste, me emer te ndryshem – mirepo njerezit do e shtynin te pakten 4 vjet me iluzione se mos rotacioni po sjell ndonje ndryshim.
Ndaj uroj te fitoje Rama. Gati gati, do votoj per te
Te ulesh koken dhe te pranosh me ndergjegje se Rama duhet te rrije ne pushtet deri ne 2030 apo me shume,do te thote se je i ….CMENDUR,qe pranon shtypjen dhe shfrytezimin tend si skllav!
Nje popull,qe mbron qeverite dhe nuk behet OPOZITE E PERJETESHME e tyre meriton nenshtrimin dhe mjerimin!
Si mund te pranohet,qe Rama dhe PS te rrije akoma ne pushtet,kur sot ,
-Nuk ekziston SHTETI LIGJOR!
– Nuk ekziston asnje element,sado i vogel i DEMOKRACISE!
-Administrata publike eshte bere armike e qytetareve!
-Korrupsioni eshte bere filozofia drejtuese e pushtetit te sotem!
Rama i ka futur kancerin politikes,ekonomise dhe dinjitetit te popullit shqiptar!
Kam qene socialist,por jam zhgenjyer nga nje PS-se e nenshtruar,e tallur dhe poshteruar nga nje KALE TROJE si Rama ku mungon plotesisht demokracia e brendeshme e saj!
Kur nuk ekziston demokracia ne nje parti,kurre nuk mund te mendosh se do te kete ne qeverisje!
Per 8 vjet nuk eshte degjuar asnje kritike per qeverisjen,Rama nuk ka dhene asnjehere llogari para antaresise,ministrat,drejtoret,kryebashkiaket nuk bejne pritje populli dhe ankesat e qytetareve pranohen vetem ne kryeministri!
Sherbimet shteterore jane privatizuar komplet duke tjetersuar voten e qytetareve,qe kane votuar kete pushtet te qeverise e jo privatet,gje qe ka cuar ne deme te medha ekonomike!
Se si sillet privati i PPP-ve ne kryerjen e sherbimeve,fare qarte u pa tek viktima e covid 19 tek senatoriumi,qe jo vetem e linin te semuren pa uje,buke,por edhe pa i bere mjekimin si diabetike!
Krimi shteteror ne Shendetesi verteton KANCERIN shteteror qe Rama i ka injektuar te gjithe vendit!
Le te dale njeri i vetem e te me binde me fakte dhe argumente se sot ne Shqiperi kpaska SHTET LIGJOR ,DEMOKRACI dhe nuk ka KORRUPSION,qe te na binde se Rama u dashka te mbreteroje tere jeten ne pushtet!
Vetem nje popull,i shndruar ne BAGETI mund te ule koken kur e sheh veten te shtypur e te shfrytezuar!
Albin eshte si Saliu! Skllav mund te jete nje i PD-LSI, apo Dule me Idrizin cfare kombinimi ne koalicion! Shqiperia fillon rrugen e demokracise kur Sali-Meta-Lule-Mona largohen me ligj nga politika! Me pas i vjen radha Rames! Ky eshte opinioni im qe nuk eshte domosdoshmerisht i njejte me te tjere!
PS e vetmja Parti qe mbron e shpreh ne praktike interesat
e Shqiperise
ndryshe nga banda e Lalzit PD-Lsi
bushtrat esadiste qe u krijuan nga Qarqet Antishqiptare
per te shkaterruar Kombin Shqiptare e mbajtur pas ne kohe e zhvillim ,kthyer ne Mesjete ,gje e cila nenkupton automatikishte asimilimin e vertete .
Lehjet medieve jane komplet ndryshe nga Realiteti i shqiptareve ,te cilet njohin mire te gjithe Politikanet
e ktyre 30-vieteve ,
Kush eshte per Shqiperine dhe kush per Anti Shqiperine .
Lodheni kot ,jane klithje te deshperuara te nji Egersire
ne vdekje .
Nuk ka PS o budalla,se ka vetem nje diktator si Rama qe ben cfare i do bytha dhe ju te tjeret hani mut ketu!
PS-ja e sunduar egersisht nga kolaboracionisti Rama eshte armiku me i madh i shqiptareve!
Kete gje nuk e shikojne dot vetem ata qe i sherbejne atij!
KUP E KE MBIEMRIN?
PSja eshte bere rruspia me kurve e grekut. Me sakte e Dules
Ne Kosove populli eshte zgjuar, ne Shqiperi ende
Puna eshte se ky popull ne Shqiperi nuk e ka revolten te menduar e te pergatitur. E ka irracionale dhe per budallalleqe.
Dhe duke qene se pretekste dhe budallalleqe ndodhin cdo dite, ne momentin qe njerezit do shohin se ne Kosove, qe eshte nje tip Shqiperie tjeter, ndryshimi ka ardhur, ne rastin me te pare, do kalojne ne ndonje nga ato situatat anarkike si ne 92 ose 97, qe do i ashtusin robt cdo gjeje me themeli
Edhe kur janë ngritur, janë tradhtuar. Eshte popull si cdo popull. Problemi eshte sot ketu nuk ka parti t majtë, është për tu gajas duke qarë, paradoks i madh, po jo i pazakont në Shqipe. Shakatë tragjike na kan shoqëru që nga 1912
ALBIN KURTIT I KA….ARDHUR KOHA per te treguar veten se sa eshte ne gjendje te qeverise vendin e tij e jo te SUNDOJE,sic kane bere te gjithe te tjeret para tij ne Kosove dhe Shqiperi!
Kurre nuk duhet te imitoje sharlatanin Rama se shpejt do thyeje koken!
Nderto shtet ligjor,ku qytetareve t’u hapen zyrat per cdo ankese dhe te respektohen njelloj sikur u ka shkuar kryeministri!
Po arrite qe zyrtari te “dridhet” para qytetareve dhe jo qytetari te dridhet para zyrtareve,vetem keshtu do kesh garantuar DEMOKRACINE!
Qytetaret te jene realisht SOVRANE ne Kosove e jo te talleni si Rama se gjoja do “Bashkeqeverise me qytetaret”!
Kush e ka frike Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin?
Jam i bindur se populli i Kosoves dhe intelektualet atje jane me te civilizuar,me rebele nga arrogances pushtetore dhe me shpirt me te larte demokratik!
Ne Shqiperi nuk ka ekzistuar prej 30 vjetesh SHOQERIA SHQIPTARE,bile as populli,por nje turme njerezish,qe i kane terhequr prej hunde bandat kriminale te ashtuquajtura politike,por qe e kane trajtuar popullin si DELE!
Fakti,qe sot ne Shqiperi nuk ka SINDIKATA realisht,sepse kreret e tyre i ka “blere” pushteti i korruptuar i DIKTATORIT Rama i cili kete menxyre fashiste e quan suksesin e tij personal,kur u mburret biznesmeneve italiane te vijne ne Shqiperi se “Nuk ka sindikata”!
Shkurt:
Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin e ka FRIKE i pari Edi Rama,sepse pushteti i tyre do t’u sherbeje te gjithe shqiptareve si pasddqyre ku do shohin pushtetin e Rames dhe te tjereve pe pare!
Qeveria e ardheshm,e e Kosoves te mos pranoje kurre,qe Rama te fute duart ne punet e brendeshme te Kosoves,gjoja se qenka i derguari i Nenes Shqiperi!
Te mos behen takime propagandistike per mbledhje te perbashketa qeverie,se ato Rama i ben per imazh ,per te bere propagande kur realiteti ka treguar te kunderten!
Jo bashkimi,por bashkepunimi midis dy vendeve do te sjelle prosperitet!
Sa me e “PASTER” te jete
pasqyra” e Kosoves,aq me qarte qytetaret e Shqiperise do ta shohin qeverine e tyre dhe veten!
Dhe kesaj i druhet Rama,ashtu si “Djalli nga temjani”!
Albin Kurti kryeminister do te jete ANKTHI i madh i antishqiptarit Edi Rama!
Shteti i Shqiperise londineze e ka per detyre kombetare te ndihmoje pa asnje kusht Kosoven,por kurre kete ta beje qe Kosova ta shohe Shqiperine si…. “NJERKE”,sic e ka kthyer ne te vertete Rama!
Hermes
e ke gabim 1 mijë %”Jam i bindur se populli i Kosoves dhe intelektualet atje jane me te civilizuar,me rebele nga arrogances pushtetore dhe me shpirt me te larte demokratik!”për të mos thënë se është më posht se sivëllezrit e tij të shqipërisë,po them është njëlloj!!
kurti e ka treguar se kush është ,që nga nëntorii ’19ës,vjosa osmani e tregoi me vizitën në shqipëri si “presidente”!
kjo e dyta një thaçkë budallaqe që ndoshta të vetmen vlerë që ka është LOGORIA,i pari,e tregoi se piksynimi i tij është kapja e pushtetit!!
vjosa nuk ka ndonjë princip,nuk ka një rrugë,nuk ka një piksynim,gjithçka është e vagullt!
kurti!?
rruga,principi,taktika,strategjia kanë vetëm një piksynim!!
kapjen e pushtetit!!
po qe se kosova do të ketë fatin e keq që ai ta fitojë këtë radhë me shumicë këtë fushatë zgjedhore,do ta kuptojë se çfar ka humbur!!kurti me “reforma” të dukshme,të kapshme për masën e gjërë do të fillojë e do të bëjë ndryshime,POR këto ndryshime do të jenë për kohë të shkurtër dhe do të jenë shuë sipërfaqsore!!
një nga ato do të jetë goditja e korrupsionit!
dikush do të thotë”shkëlqyeshëm atë po presim”,por nuk është e thënë se goditja është e vërteta,është zgjidhja!nqs kjo goditje nuk bëhet për të zhdukur korrupsionin,nëse kjo goditje bëhet për të ndërruar drejtimin e korrupsionit!?atëherë kemi të bëjmë me të njëjtin korrupsion por me drejtim tjetër!!një korrupsion i përqëndruar në duart e një personi,e këthen atë në diktaror shumë të fuqishëm!!
po të shikojmë diktatorët,jo të deklaruar,putin,erdogan,orban(brënda BE) do të shohim se ata e luftuan korrupsionin që ishte para ardhjes së tyre në pushtet,luftuan atë korrupsion pa kokë e këmbë,atë korrupsion sa të mbarështuar nga politikanë ashtu dhe spontan,dhe e shëndruan në një korrupsion të përqëndruar në një dorë!një korrupsion që udhëton në një makinë me një shofer!!
sot po e shohim se kush janë këta tre persona!
putini bën çi do menderja në rusi!!
erdogani të njëjtën gjë,sidomos pas grushtit të shtetit që bëri,AI,në 2016!
orbani me variantin e tij,tre hapa prej diktatori dhe dy hapa pas,po e mban në gjëndje shahu europën e 26 shteteve!!
albini do të jetë i njëjtë!!të gjitha gjasat po e tregojnë!!
mendimet e tij të vjetra shumë të dyshimta,aleancat,po ashtu,shumë të dyshimta,këmbëngulja e tij maniakale mbi kultin e tij si “patriot i pakorruptuar”,këmbëngulja tek UNI i tij maniakal që tregoi në periudhën para krijimit të qeverisë!?
të gjitha të çojnë në një parandjenjë shumë të keqe!!
shpresoj të jem gabim!!
gjasat duken shumë të këqija!!
të presim përfundimin e zgjedhjeve!!
Kush je ti “ceni…”,qe i jep te drejte vetes se qenke ETALONI i matjes se gjykimeve te te tjereve?
Kaw mjafton per te kuptuar se ti nuk ke ne gen konceptet e demokracise se vertete!
Se ti gjykon si ca femije qe kur duan ta mundin shokun thone se “Dashnori i mamit tim eshte me i mire se dashnori i mamit tend”!
Deri ketu shkon llogjika jote dhe me njerez bythelepires te qeverise nuk dcen para nje komb!
E verteta qe ti nuk e kundershton dot per Albinin eshte se te gjiyhe kundershtaret e tij politike JANE PROVUAR TE DESHTUAR,kurse Albini gjykohet apriori nga frika juaj se mos humbet “Dashnori” i mamit tuaj!
Hermes
“Se ti gjykon si ca femije qe kur duan ta mundin shokun thone se “Dashnori i mamit tim eshte me i mire se dashnori i mamit tend”!”
unë nuk do ta kisha thënë asnjëherë në këtë mënyrë si e thua ti!!
unë do të të kisha thënë”dashnori i mamas time është më burrë se dashnori i babait tënd”!
për këtë të jesh i sigurtë!!
duke qënë se nuk jam etalon i asgjëje tjetër përveç vetvetes,po të them se mendimi tim për albinin dhe vjosën,mbështetet në disa ndodhi të përjetuara!!
nuk mund të them “të përjetuara vetëm nga unë”,sepse kanë qënë ndodhi që unë i kam parë dhe lexuar në mendjen vizive dhe të shkruar!gjë që ka mundëis ti kesh përjetuar dhe ti!
unë i kam përjetuar ashtu si i kam përshkruar më sipër,ti ndosha do ti përjetosh vetë në personin tënd!
është një zgjedhje tëndja!!bile mund të thuash më vonë,pasi ti kesh përjetuar mirë e mirë,”shpresoj të jem në ëndër”!!
është puna jote vllajo!!
një replikë nuk është matje universale e mendimit të të tjerëve!!është thjesht një përballje mendimesh!
kur ndodh e njëjta gjë me mua,unë e lexoj dhe provoj ti hy sa më thellë për ta kuptuar!!nëse gjej një gjë që përshtatet me mendimin tim bazë,edhe nëse ka qënë kritikë,e përvetsoj!pra ndryshoj qëndrim!!
është e vërtetë që albini,”dashnori i babës tat,nuk është provuar(nga të tjerët)por duke parë mënyrën e veprimit të tij,nuk të bën gjë tjetër veçse të kujton veprimet e atyre që të përmënda më sipër!!
o ti me emër perëndime,nuk duhet me e provu patjetër në bythë me thon se më dhem!!
e unë jam nga ata që i besoj ati që e ka provuar se sa i dhem!!
ti mesiguri,duhet ta provosh që ta besosh!!
ps:hermes,mos harro se dashnori i mamit mund të jetë dhe babai tim,jo të gjithë çiftet martohen,ashtu si dhe dashnori i babit tat,mund të martohet me babanë tënd!!e të të adoptojë ty e ti ta quash baba!!
kjo e fundit ishte për humor, hermes o djali i zeusit!!
O ceni i shurres!
Po qenke idiot komplet o rrote cari!
Une po te kritikoj se merresh me ato cfare them une e jo Albini!
Po pse ty do te marr leje se cfare do komentoj!
Kujton se je koke e madhe,por harron qe edhe gomari koke te madhe e ka,por eshte gomar!
hermi
ti mos më merr leje mua,këtë nuk ta kërkj sepse nuk kam kohë të merrem me ty!!
mos ha mut kot,ky është problemi!!
ceno, mund te jete ajo qe thua ti, por Albini per vite me radhe ka luftuar parimisht drejt per interesat e Kosoves.
Uni i tij nuk ka cenuar kufijte e Shqiperise apo te Kosoves. Ngelet e vetjma zgjedhje e llogjikshme per momentin. Tja japesh voten Hotit, apo palacove te tjere si Thaci, kjo eshte njelloj qe ta pranosh pazarin e skllaverimit dhe te shitjes tek serbet. Nuk ka arsye ti trembesh me shume Albinit sesa zagareve e tradhetareve qe e kane treguar veten kush jane. Punet jane keq, dhe shume keq. Albinit ju be puc nga Moska dhe TIrana per ta hequr qafe. Ka nje arsye per kete. Dhe kjo nuk eshte frika e Moskes apo Beogradit per unin e Albinit, se nuk e pjerdh njeri, por interesat e Serbise nuk shkojne vaj me Albinin Kryeminister. Kjo eshte pervoje qe e pame dhe jetuam, apo jo?
nirel,unë shpresoj që të kem gabim,por prapë metoda që shikoj tek kurti më kujton metoda të përdoruar më parë nga njerëz si ai,metoda që përdoren edhe sot!!
nuk është asnjë herë një provë e pakudnërshtueshme vetëm “ka luftuar parimisht drejt per interesat e Kosoves.”,”Uni i tij nuk ka cenuar kufijte e Shqiperise apo te Kosoves.”,këto veprime nuk e bëjnë demokrat,ashtu si dhe e kundërta e këtyre që citova nga ty,nuk të bëjnë demokrat!
normalisht mund të bëjnë një diktator të ndyrë!!
ndoshta për momentin ai është zgjedhja më e mirë,por mos harro se dhe në ’91shin berisha ishte zgjedhja më e mirë,në ’97 nano ishte zgjidhja ë e mirë,në 05 nuk ishte berisha më e mira,nuk duhej të ishte në politikë por në burg,në ’13 ishte rama zgjidhja më e mirë!ashtu si mund të themi se dhe kur u zgjodh thaçi,ishte zgjidhja ë e mirë!
por në të gjitha rastet kemi parë devijime,që në fillim nuk i kemi vrejtur!që ishin gjeste të vogla,që ishin mikro detaje që duhet ti kishim vlersuar!!
këto mikro detaje të albinit janë më të theksuara se ato të këtyre,sali,nano e ramë,orban a erdogan!!
albini këto mikro sinjalei ka dhënë me kohë,interpretimi mund të jetë bërë i gabuar,por në zgjedhjet e fundit nuk pamë,unë për vete,më mikro sinjale!pamë sinjale dhe më pas me qeverinë e tij pamë shumë sinjale!!
mirel,tek qeveritari unë nuk shoh futbollistin,boksierin,me një fjalë sportistin që më pëlqen mua!!
tek qeveritari unë shoh punëtorin që do të më ndërtojë shtëpinë!e këtë puntor unë e zgjedh,kontrolloj me vëndje,sepse tek ai vren shpresat e mija për jetën time,të familjes time!!një puntor i keq të vret mirel!të zë shtëpia brënda!!
kështu është dhe qeveritari!e deri më sot na ka rënë çatia kushedi se sa herë në kokë!na ka zënë gjithnjë përfund dhe ne akoma nuk kemi arritur ta kuptojmë puntorin që zgjedhim,por mbi të gjitha,ne duke vazhduar inercinë e dëshirës së zgjedhjes,nuk e kontrollojmë më!e për më keq vazhdojmë dhe e mbrojmë dhe kur ai gabon e bën faj!!arsyeja është se nuk mund të pranojmë se kemi gabuar në zgjedhje!!
pavarsisht se dëshira time është që të jem gabim me vlersimin e albin kurtit,prapë nuk mund të ri pa e kritikuar!!shpresoj që të gaboj unë o të ndryshojë ai!!
mirel
“Kjo eshte pervoje qe e pame dhe jetuam, apo jo?” deri diku ke të drejtë,por nuk i ke futur të gjitha variablet në llogari!!
ps:komentin e mëparshëme nisa pa e cekur këtë tëfundit,sepse më doli nga mëndja!!
Gazeta Dita, mos i jipni mbeshtetje Albinit. Skuth, hakmarres, inatcor, butaforik dhe i pafytyre.
Po beni te njejtin gabim me ata intelektuale qe, te zhgenjyer nga PS, iu bashkangjiten LSI-se ne mes te viteve 2000, duke kujtuar se Meta ishte vizionar dhe dore e forte. Dhe pastaj, kur e kuptuan c’ishte Meta, iu larguan. Por ishte vone, demi ishte bere, kanceri ishte perhapur
Vetem albini ka strukturë morale që mund të sfidoj status-quo. Te tjeret jane te korruptuar ndër vite.
Keta qe flasis si ky me siper o jane te helmuar me propagande bajate nga keta te korruptuarit Rama-Thaci- Met Berisha o jane vete ata
Ore ne Shqiperi jane dobet.
Edhe Shqiperise i duhet nje Albin, po nuk po e shohim gjekund
Unë menoj që Albini edhe këtu n Shqipëri, mas zgjedhjeve ne cdo rast do jete adresa e vetme. Dhe aty do forcohet dhe me emra e rob. Se tani dhe ata qe duan kane frike ti afrohen nga rama e keta. Po 25-a ka me djeg shume ura këtu. Sido qe te veje eshte keq. Asnje nuk pret asgje te mire prej ketyre zgjedhjeve
Fitorja e Albinit atje sado pak fare ndikon ketu Ramen. Ka nje aleance te heshtur te PD me ata ndaj Rama prej kohesh i mban lard e rri ftohte. Ai sa te mbaroj zgjedhjet atje next week do vij ketu per fushate.
Nuk ka asnje aleance te PD me VV. PD thjesht duke qene opozite, synon te asocioje veten me VV (meqe edhe VV ka qene opozite) me shpresen se do perfitoje pak prej shpreses dhe energjise qe gjeneron VV
Dhe arsyeja pse Rama e lufton VV nuk eshte fakti se PD synon t’i ngjaje VV
Eshte fakti se VV eshte e majta, jo thjesht nominale, por e majta ne teori dhe praktike. Eshte endrra e tij me e keqe. Eshte vertetimi se ai eshte bere i djathte, jo sepse i majte eshte e pamundur te jesh, por sepse eshte korruptuar deri ne palce vullnetarisht
Si dhe e urren, sepse ekzistenca e VV ne Kosove, eshte prova se edhe ne Shqiperi kjo eshte e mundshme. Dhe kjo “e mundshme” eshte fundi i tij
Fiks! Kriza e vertete politike n Shqipëri eshte mungesa e së majtës. E di Ramë pordha sh mirë. Po ai as i djatht nuk eshte per mua, eshte thjesht nje narcist i semure qe ecen me idenë që idiokracia ka bërë t vetën, valvula e emigrimit po e po. Dhe mendon do vazhdojnë t bëjnë qejf si sulltani n harrem
Ne Shqiperi nuk mund te dale nje Albin Kurti,sepse NUK MBIJNE LULET NE SHKRETETIRE!
Nje populli,qe i mungon buka e gojes,strehimi,puna,cerdhja,kopshti,qe nuk gjen nje zyre shteti te ankohet,qe ne spitalet shteterore mjeket e shikojne pacientin nga xhepat e jo nga semundjet etj,qe e mashtrojne se “Shendetesia eshte falas”,por falas eshte vetem dhenioa e ilaceve afer skadimit,qe analizat e ndryshme nuk i ben dot kur duhet,por pas 6 muajsh,mbase kur ke vdekur etj,vetem kjo nuk eshte FALAS!
Shqiptaret sot AS VDEKJEN NUK KANE FALAS!
Moizi Golemi. Inacor, hakmarres, kunder kujt?
Apo kriminel, hajdut, mafioz, tradhetar, kunder shqiptareve, si Ramut Pashe Berisha?
O Mirel. Ik ha një tas groshë dhe kënaq zorrën me gazra, se këto gjëra s’janë për ty!
Kam nji pytje per komentusit qe shajne Ramen. Nese eshte keshtu si thoni ju, pse e voton populli PS-në perhere?? Pse voton majtas pra, ju thoni ska te majte???!!!
Thjesht kundervoton Sali qenefin
Eshte shume e thjeshte. Shqiptaret votojne ate qe kujtojne ata se eshte e majta, sepse thjesht ne 30 vjet kapitalizem keq-edukues e c’emancipues, jane cmesuar se menduari. Jane bere te percipte, i bien shkurt, nuk kane kohe, pertojne te analizojne e te shikojne se ajo qe ishte e majta para 30 vjetesh, nuk ka asgje te majte pervec sigles. Njerezit votojne per tifozllek si ne futboll. Kur ben tifo per interin e jo per juven, ti nuk e ben kete sepse interi do jete perjetesisht superior. Pasioni yt tifozerik eshte thjesht perpjekje per te mos pranuar se mund te gabosh. Njeriu e urren te kapet ne gabim. Prandaj behet tifoz me mendimin e vet, edhe kot fare, per t’u dukur si konsistent. Keshtu edhe me keta “votuesit majtas” te Shqiperise
Ne Shqiperi nuk mund te dale nje Albin Kurti,sepse NUK MBIJNE LULET NE SHKRETETIRE!
Nje populli,qe i mungon buka e gojes,strehimi,puna,cerdhja,kopshti,qe nuk gjen nje zyre shteti te ankohet,qe ne spitalet shteterore mjeket e shikojne pacientin nga xhepat e jo nga semundjet etj,qe e mashtrojne se “Shendetesia eshte falas”,por falas eshte vetem dhenioa e ilaceve afer skadimit,qe analizat e ndryshme nuk i ben dot kur duhet,por pas 6 muajsh,mbase kur ke vdekur etj,vetem kjo nuk eshte FALAS!
Shqiptaret sot AS VDEKJEN NUK KANE FALAS!
Gomari Lalaj !
Edhe Hitlerin ,Mussolinin,Stalinin,Gedafin,Sadam Huseinin etj,por dihet se cfare i bene ata popujve te tyre!
Edhe Berisha keshtu thoshte “Me ka votuar sovrani mue”, edhe Rama keshtu thote “Me kane voyuar 1 milion shqiptare”, por sot keta 1 milion shqiptaret qe e votuan ate nuk kane perfituar ASNJE GJE per 8 vjetet e sundimit te tij krimknal!
Ramen e votojne ata qe kane perfituar nga pushteti i tij dhe TRU SHPLARET militante,te rrjedhur nga trute!
Edhe Enver Hoxhen e votonin 99.99% e shwiptareve rdhe ai ka ndertuar 1 milion here me shume se Rama,por sot quhet DIKTATOR!
Per te vleresuar Ramen nuk duhet gjykuar nga sa bere,por nga ato qe NUK KA BERE ose i ka bere KEQ!
Rama nuk duhet gjykuar se paska investuar ne rruge,tunele,ura etj,por se pse nuk ka investuar atje ku ka patur me shume nevoje,ku mijra banore te periferive te Tiranes jane diskriminuar me investime sepse buxheti i bashkise se Tiranes eshte shperdoruar,se eshte investuar per reklame mashtruese e jo ne sherbim te qytetareve!
Kujt i duhen miliardat e eurove qe Rama do hedhe ne tunelin e Llogarase,por nuk ka ndertuar asnje cerdhe,kopesht,lulishte,kend lojrash,kend sportiv,biblioteke,stola dhe tavolina per pensionistet etj per 50 mije banoret dhe 3-4 mije femijet e Yzberishtit(KMY)?
A nuk jane njerez dhe qytetare te Tiranes edhe 50 mije banoret e Yzberidhtit?
Nuk ka parti te majte,o gallofi i Mallakastres,por ka mashtrues qe quhen te majte!
Nje parti e majte eshte e tille ne se eshte trashegimtare e idealeve te Luftes Antifashiste dhe jo Armike e saj!
Nje parti e majte eshte atehere kur mbeshtet me reforma sociale shtresen e varfer duke u garantuar atyre strehimin,punesimin,arsimimkn e femijve,shendetesine e vertete falas,qe respekton qytetaret si SOVRANE ashtu sic e percakton Kushtetuta e jo si kliente sic vepron pushteti i sotem antipopullor i Rames!
Nje parti e majte u hap dyert per t’u ankuar spo denoncuar zyrtaret e pa afte dhe te korruptuar te gjithe qytetareve,ne cdo kohe dhe pa kufizim e jo te BLINDOHEN dyert e bashkive si tani qe nuk hyn njeri!
Kapter Temja, majtas kthehu!
Po cfare “programi te majte” ke pare tek Rame shkerdhata o Debil… Ai thjesht kerkon te mbijetoje vetem e vetem se shumicen e Shqipetareve i ka zene halli me qirsin e dhive nga vicidoli….
Ruaju nga covid Ethemo se 25 prilli do kohe te vije! Se mos ben vaki qe mbas zgjedhjeve idhuli jot te beje ndonje “marreveshje ngjalash” me Lulune, te qeverisin si dy kopile te babe Sales?!…Cdo shkruash ti dhe Zigur Qorri( apo shqupisti dixhital i gazetes dita)…!!
Jam dakord me komentusin. Nuk ka mendim ne votimin shqiptar
Ka vetem tifozllek
Per inat te skuadres tjeter
Ndaj edhe Rama e quan veten kapiten
Ndaj e quajne politiken “loje”
Loja politike
Skuadra e rilindjes
Kudo referenca sporti qe kerkon tifoze
Zgjedhesi eshte dikush qe mund ta ndryshoje mendimin e tij
Pra te beje “zgjedhje” duke pasur aftesine te beje dallime
Ketyre nuk u duhen njerez qe bejne dallime
U duhen tifoze, dhe i trajtojne si tifoze
Pasi i kane lene per 30 vjet me shkolla cope cope, shendetsi dhe rendin cope cope, e pa pune apo te ardhura qe te vete-edukohen, kjo eshte e thjeshte
Por vjen nje dite, qe njerezit do pyesin: more, kjo Rilindja a hahet?
Dhe kjo dite, nqs Rilindja ben gafen qe te rrije ne pushtet edhe 4 vjet te tjere, une besoj se eshte afer
Me veprimtari VV me Albinin kryetar,ka vertetuar se nuk ben pazare me trojet shqiptare, eshte i vendosur ne luften kunder korrupsionit, ishte dhe mbetet kunder Gjykates se Hages per gjykimin e luftes kunder serbeve.
Shqiptaret e Kosoves me voten e tyre, kane shansin per kthesen e rendesishme
SUKSESE!
Te lumte goja
Besa jam me ty.Te gjitha rregullohen. Edhe kjo mut kasolle do rregullohet..
Kilometrat e Detit me te bukur ne bote,qe po na merr Greqia,,NUK RREGULLOHEN.
Nqs,Vetvendosja ka ndonje Program kunder zgjerimit te Greqise nga ishujt mikroskopike ne dem te DETIT TERRITORIAL shqiptar,,o burra ta votojme..
Ketu si PD dhe LSI,edhe Rame pazarxhiu kane program te falin trojet shqiptare.
Dakort me demon ne kete pike. Fjalet e teperta jane fukarallek. Sot duhet mbeshtetur ai grupim politik qe ruan trojet shqiptare. Ne asnje menyre nuk duhen votuar tradhetaret dhe pazarxhinjte e kufijve te Shqiperise.
O te nderuarit e “DITA”,si mund te shkruani per Albinin ne kete menyre???? A i keni mare leje Servilit te shtetit,Mero Baze???? Si ky njeri i pa fytyre nuk la dite per ta denigruar kete njeri revolucionar,armiku i korupsionit,i maskarenjve si ne Kosove dhe Shqiperi? Kaq i ulet eshte ky Mero Baze? Nuk mbrohet Edvini dhe shpura e tij e koruptuar,duke luftuar Albin Kurtin.Faleminderit “DITA” per kete material te vertete.
PO SI NUK DOLI NJE ALBIN EDHE NE KETE VENDIN E MJERE TONIN,SI NUK U MBLODHEN NJEHERE TE MENÇURIT,PROFESORET,NJEREZIT E NDERSHEM E TE BASHKOHEN E TE SHPETOJNE SHQIPERINE?
O te lumte pena
Unë nuk e kuptoj këtë kushëririn tim të largët. E ka kuptuar Bedriu?! Nc, Nc.
Sa te zgjuar jane disa ketu, vetem populli shqiptar eshte budalla per keta… Moj kasolle ku na mblodhe thuaj….. Shqiptaret e dine vete ke te votojne,,, ju beni mire te lini teorite tuaja “filozofiko-anal-iste” dhe te punoni e te beni ndonje gje te mire per veten tuaj…… Ndersa kush mendon te djege kete vend ne 25 prill do kete mallkimin e popullit
Ardhja te j ete e mbar e,qetesuese e st abil zuese,pa idhnime e hakmmarje, me urrtesie e ndjenje kombetare,per interesin e popullit dhe shtetit te Kosoves.Kam bindje se, kjo do te jete nisje e rrugtimit t e mbare dhe qetesim te gjendjes se deritashme
Per mua Albini eshte shume i dyshimte…
Ja disa fakte:
https://revistadrini.info/pse-shqiptaret-mashtrohen-aq-lehte-nga-demagogjite-kvazi-patriotike/
Mollosi eshte qen i Ramut Dules. Nuk ka si te flasi ndryshe
Perse ofendon ore zoteri? Repliken beje duke me kundershtuar e jo duke me ofenduar. Apo duket qe ne pamundesi te nje kundershtimi real ti merresh me fjalore te rrugaceve . Albini kurre nuk u deklarua per viziten dhe biseden qe e beri me serbin Donciq. Albini ne Kuvendin e Kosoves u akuzua drejteper drejte nga deputeti Haxhiu per kete bashkepunim me serbin, por
fare nuk e hapi gojen. Albini u akuzua edhe per shoqerimin (gjate vizites qe i beri Turqise ne vere te vitit 2019) nga financuesi i terrorizmit Osman Alalay, por edhe kete here ai nuk u pergjigj. Prandaj per mua ai eshte shume i rrezikshem, eshte i paparashikueshem. Fatkeqesia me e madhe eshte se ai ne zgjedhje do te fitoje…
Sa per Ramen, po ta them pa asnje hezitim, ai fare nuk me pelqen, njejte sic nuk me pelqejne as Saliu, Iliri, Basha etj. etj. Fatkeqesia me e madhe eshte se ne, si ne Shqiperi poashtu edhe ne Kosove nuk kemi udheheqesa qe do te punonin per te miren e vendit.
Niveli kulturor i komentuesve te Gazetes Dita le shume per deshiruar! Gjysem analfabete na beri dhe na la Saliu me urdher te UDB-se!
DITA:Kosovaro-Shqipëtarin B.Islami e kam përgëzuarë shumë herë për shkrimet në DITA.Sot jo.Se Ai i thur lavde A.Kurtit sikur të ishte Sali Ram Berisha.I cili ditë më parë deklaroi se “..A.Kurti nuk duhet të ndalohet për konkurim nga Gjykata Supreme e Kosovës”.
-Pra,siç ka poshtruarë Drejtësinë në Shqipëri që nga 92,Sb do të injoroi dhe Atë Kosovare.Dhe B.Islami në këtë rast niësohet më SaliSërbin-Konfliktualin 30 vjeçar:
1-A.Kurtin nuk e lejon GjS me vendimin e saj.Dhe jo vetëm të saj dhe KQZ..!
2-A.Kurtin nuk e përfill SHBA+BE për gafat politike në qeverisje.Dhe për gafat e bëra u shkarkua dhe nuk ka reaguarë njëlloi si Sb.Kështu e psoi dhe Ramushi kur shpifi ndaj E.Ramës & H.Thaçit për falje teritoresh Sërbisë.Ndaj të 2 këta janë kartë e djegur për SHBA+BE+PS-E.Ramën,pasi kundërshtojnë SHENGENIN BALLKANIK të inicuarë nga SHBA+GJERMANIA.
3-AK nuk mund ti zgjidhi kurrë problemet me SËRBINË,Përkundrazi do i shtoi Ato..! Nuk ua ka fain E.Rama se të 2 këta konfliktual nuk dëniojnë bisedime me ” Armikun” që u ka rënë në pjesë-Sërbinë.
4-Dhe para se Serbia të njohi kosovën janë dhe disa shtete të tjera pro Sërbe.Po me këto çduhet bërë..!?
5-AK nuk ka marrdhënie të mira me TIRANËN,sidomos me KM Rama.Dhe sa herë vjen në Tiranë rrëfehet te Saliu e Meta,dy sabotatorët më të rrezikshëm të demokracisë kombëtare.
6-AK në Tiranë ka krijuarë L/VV për kundër PS dhe E.Ramës sikurse e Bujar Bukoshit të grushtit të shtetit Salist 98 financuarë nga Millosheviçi me 20 mil.$.
-Kjo gjë është e paprecedent në botë.Qëllimi i niëllojtë me Salizmin për të rrëzuarë ER me dhunë,të 1000.000 votuesve.
7-Në këto kushte,A.Kurti nuk duhet të jetë KM i Kosovës në 14 shkurt.Ndryshe flaka do shkoi në kupë të qellit e shtyrë edhe nga Tirana opozitare e some,por edhe nga UDB..etj.
-FLM-DITA.
Albin Kurti i VVdo te beje koalicion me Saline dhe Ilirin ne zgjedhjet e 25 Prillit ne Shqiperi {si kryetar i VV andej e ketej kufirit) dhe shpreson ,te pakten te marre nji vend si deputet, se ketu nuk ka ndonji ”padi “‘si i inkriminuar si ne Kosove!Ja se si PD dhe LSI perkrahin te inkriminuarit ,bile u japin atyre edhe pushtet si Saliut vete !
Bedri
Nuk je i sakte.
Ke deshire per Albinin ?
Mbaje per vehte.
Shqiperise nuk i duhet nje Albin ne Kosove.
Eshte rremujaxhi.
Me fal zoti Bedri por Albin Kurti u pa se cfare mall ishte . Ne asnje menyre Albini dhe Vjosa , e dini pse se jane inatcore nuk u punon llogjika .Keto fjale i kam thene edhe 30 vjet perpara kur kam decjuar per here te pare Sali Berishen ne nje miting ku ulerinte do zhdukim kete e ate thoshte. Vetem kercenonte .Kam thene : Ne asnje menyre ketij gjakatari tru shpellari dhe fatkeqesisht ndodhi ajo qe e perjetuam te gjithe . Shembja e nje shteti , shoqeria , ekonomia , industria etj qe ska dhene llogari akoma .
Albin Kurti edhe mund te fitoje, por me duket nje njeri me vizion te shkurter dhe shume injorat. Per Kosoven do ishte zgjidhje e gabuat zgjedhja e tij, shpresoj mos te jete e vertete. Zoti e bekofte Kosoven e Kosovaret
Cne ti o Bedri qe po mbeshtet tani Albinin
se deri dje ishe mbeshtetes i flakte i Hashimit..
Bedri nqs Albini do kete sukses ne qeverisje ta dish mir ti dhe miku yt Rama qe qendra e gravitacionit do jete Prishtina
dhe jo Tirana do e humbi influencen e vet si pik referimi per gjithe shqiptaret.
Kurti u perballa ne Drenice me thirrjet. UCK UCK Bedriu thote u perballa me thirrjet ishin si ne Mitrovic nga serbet.
A mendon autori se edhe ne Mitrocic pasken thirrur edhe ata UCK UCK.?
Nuk po e kuptoi Bedriun
KQZ nuk e lejon Kurtin ase gjykata suprenme ndersa Bedriu vazhdon te bej tifo Kurtit, Edhe ketu nuk e kuptoi Bedrioun.!
Ndofta Bedriu eshte me i fort se Gjykata supreme e Kosoves.!
o dhiari i Selenices, ke qene ne Mitrovice ti?
Qe se ke dale ne kete rrjet vazhdon te ofendosh , m….tin e ke bere shume te dashur,kam frige se edhe internetit do ti vije era m….t
Albini i ka te sigurta mbi 50% te votave. Vetem nga diaspora mbi 90% e votave jane per te. Urime Kosove.