Nga Bedri Islami
Botuar në DITA
Prania në një takim apo “foltore” të Sali Berishës e këshilltarit të Ilir Metës është gjëja më e natyrshme në hallin e tyre të përbashkët. Mund të ishte lajm nëse Meta NUK do e mbështeste edhe më tej idhullin e tij politik. Bëri të kundërtën në mënyrën më budallaqe të mundshme, menjëherë pasi Departamenti Amerikan i Shtetit e shpalli ish-presidentin “non grata”.
Për shumë vite, duke qenë herë në të njëjtin kalë dhe herë të tjera në kuaj që mund të përplaseshin me njëri tjetrin, ata e kanë dashur sho-shoqin me pasionin e njeriut të sëmurë; për hir të njëri tjetrit kanë marrë nëpër këmbë ligjet e shtetit, kanë shantazhuar drejtësinë, janë tërbuar sa herë u kërkohet llogari, bashkë me tarafet dhe grupet e tyre parapolitike.
Sali Berisha është shpallur i padëshirueshëm në Shtetet e Bashkuara përmes tri cilësimeve që fundosin çdo njeri të politikës. Nëse, në vend të tij do të ishte vënë emri i Ilir Metës, gjë që mund të ndodhë jo larg, askush nuk do të habitej.
Çfarë i ndan ata: pak gjë, një prej tyre është koha e shpalljes “non grata”. Njëri u shpall menjëherë pas zgjedhjeve të 25 prillit. Tjetri pret me ankth se cila do të jetë dita e tij.
Ndarja tjetër mes tyre është te njerëzit që i mbështetin. Berisha ka mbështetje të verbër tek baza e opozitës. Me gjasa, nëse do ta bënte këtë lëvizje të sotme pas humbjes së vitit 2017, apo edhe pak ditë pas 25 prillit, karriera politike e Bashës do të kishte përfunduar tani. Ai vetë do ishte në Holandë duke u pjekur në prushin e milionave: ato të përvetësuarat dhe ato të falurat e vitit 2017 nga taksat e shqiptarëve të varfër, me firmën e Edi Ramës.
Kurse për Ilir Metën nuk proteston njeri. Ai mund të shpallet “non grata” dhe askush të mos lëvizë, ndoshta as në kuzhinën e shtëpisë së tij. Nuk besoj se e gënjen mendja që marsi i vitit të shkuar ishte përkrahje për të. Dallim tjetër, sot nuk kanë.
Çfarë i bashkon? Ilir Meta dhe Sali Berisha kanë një fillesë të përbashkët në politikën pluraliste, dhjetorin e vitit 1990. Saliu komunist, Iliri nga familje komuniste, as njëri e as tjetri nuk u bënë të aftë të krijonin me kalimin e kohës një mendësi politike emancipuese, megjithë dallimet në moshë.
Sot janë të dy jashtëzakonisht të pasur. Banorë të Gjirit të Lalzit, në dy vila të mrekullueshme pranë e pranë, para së cilave vila e Enver Hoxhës as nuk të hyn në sy. Vetëm për të festuar ditëlindjen në Gjirin e Lalzit, shefi i rastësishëm i presidencës së sotme, ndërtoi një restorant të tërë në det, për rreth 600 të ftuar, shumë nga të cilët, oligarkë të fuqishëm apo figura të lidhura me krimin. Kurse Berisha i ka lyer ato mure me gjakun e fëmijëve miturakë që zbërthenin bomba në Gërdec.
Aferat më të mëdha korruptive, ku spikat ajo e CEZ, i kanë të përbashkëta. Është një dyshe politike me ndikim në rënie, por, ndërsa njëri, edhe kur ka afruar banditët për të trysnuar të tjerët, i ka larguar më pas dhe nuk i ka bërë miq të tij, tjetri, Meta, edhe i ka përdorur, edhe i ka bërë miq, edhe i ka fuqizuar, me shpresën se do të mund t’i përdorë një ditë.
Shumëkush sot beson se Meta do të shpallet “non grata”, sepse nuk mund të jetë e kalbur gjysma e mollës, dhe pjesa tjetër e shëndetshme.
Koha e tyre për të ikur ka shkuar. Ilir Meta e ruan zyrën e tij me ankthin e ditës së largimit të detyrueshëm, duke pasur besim tek njerëzit e tij në Gjykatën Kushtetuese. Sali Berisha e ruan gjendjen e tij duke besuar tek ata që e ndjekin.
Dëshira e shpallur e Ilir Metës që, në rast humbje të opozitës në 25 prill, ai do të jetë shefi i opozitës, është e marrë fund. Asnjë shans nuk do të ketë. Vetëm nëse një ditë do të mund të krijohet opozita e të dënuarve. Atëherë, edhe mundet.
Dëmi i sjellë këtij vendi nga parapolitika, babëzia që sollën me vete ata që drejtuan, raca e prapshtë e “elitës” së krijuar këta 30 vite, ka bërë që sot gjithçka të jetë kaq e pabesueshme. Askush nuk e beson më shtetin; për dreq, pak kush e do atë. Këta të dy janë ndër kontribuesit kryesorë për këtē gjendje.
_______
©Copyright Gazeta DITA
Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

Analiza e saktë e B.Islamit nuk do koment.Bir Selman i nënës kë të qaj më parë.Saliu dhe Like janë si vëllezrit Siamez.Ndaj Like e quan Sb pikë të dobtë dhe të fortë.
-Ishte fat i ZI sterrë që në 90-tën E.Biberaj & Rajersoni e mbështetën Sb në krye të Shtetit.Mbase nuk e njihnin mirë.Por,Sb u doli nga vatha në vite.
-Ndonse me vonesë,Sb e mori gozhdën e trarit brinjë më brinjë në moshë 77 vjeç nga DASH.Non grara e Sb i ka çorjentuarë të tre: Sb,Im,Lb..ku ky i fundit varet se si do përballoi goditjet e babit të tij politikë.
-Ndaj Likes mandata besoj do i vijë më pasë.Po të kishte drejtësi të pakapur të dy duhet të ishin në burg për 21 janarin,Për Floririn e Krrabës që kanë akuzuarë njëri-Jatrin,Për Gërdecin,Thyerjen e embargos,Vidion e 7 % me D.Priftin,Lobimin Rus,etj.
-Bëmat e gjëmat e tyre janë me fakte që vetëm SPAK nuk i shehë ose ka frikë.
-Amerika duhet ta çoi aventurën e Sb dhe më von të Likes,Lulit,etj,deri në fund.
-Asnjë shpresë nuk do ketë nga drejtësia jonë e tredhur nga Sb që në 92.
-FLM DITA,B.ISLAMI
Ryersoni nuk e njihte, e perkrahu. Por mbas 10 vjetesh tha qe Saliu duhet te iki nga politika.
Ndersa Elez Biberej qe ka marre prona, ka ndertuar pallate ne Shqiperi, vazhdon te mbroje kalin e ngordhur Berisha, me metodat e tij rafinate.
Me sa duket Biberaj trembet per vete, se Saliu nje dite tregon qe Biberaj ka zaptuar toka ne Golem, ka ndertuar pallate, hotele.
Nuk eshte e vertete se Rajeroni&Biberaj e mbeshteten Z.Berisha. Atyre i “mbeti kopili ne dere”
Pse ndodhi keshtu?
Sepse shumica e intelektaleve te asaj kohe u treguan “frikacake apo shume te kujdeseshem” per te mare vendimin per u futur ne partine Demokratike dhe te shprehnin idete, pikpamjet e tyre brenda asaj partie.
Ne shume kontakte qe kame patur gjate asaj kohe me individe te kulturuar, kualifikuar, specialiste te shquar ne fushat e tyre, qe i kam ftuar te futen ne PD kam mare ne shumicen e rasteve kete pergjigje:
Shume nga antaret e PD-se me Berishen ne krye kane qene komuniste, disa prej tyre mendohet te kene qene te sigurimit te shtetit, pra ne nuk futemi ne partine e Berishes.
Bindjen time se po te futen shume njerez te ndershem e te ditur ne ate parti, punet do shkojne shume me mire, ato e refuzuan.
Por cfare ndodhi me vone?
Nje pjese e ketyre “personazheve”, pasi Berisha erdhi ne fuqi e kthyen qendrimin, botekuptimin e tyre 180 grade. Ne nje rast, qe me ka ngelur ne mendje, kur shpreha nje mendim dhe nje analize te shkurtert per nje problem te caktuar, qe mendoja se duhej ti jepej nje zgjidhje tjeter nga ajo e Sali Berishes, ato mu kundervune ne menyre automatike, pa dhene ndonje shpjegim pse mendonin ne ate menyre. Pra rezulton se ato po vepronin e perputhje me shprehjen “Vdiq Mbreti, Rofte Mbreti” dhe Sali Berisha ishte “Mbreti i Ri”
Cfare mund te bente Rajersoni ne kete lloj situate?
Besoj se ai ka bere me te miren ne ato kushte.
Si mund ti zberthente mendjen individeve qe lozin me shume porta, me tipa qe jane “dopio, tripio, apo ….”
Nder keta tipa te shumfishte inlkludoj dhe Z.Berisha”
Edhe ne fimlat e Hollivudit rralle gjen personazhe te tille”
Edi Rama jep “pershtypjet” nga vizita ne Itali – Ne Milano kishte rradha per buke falas!
Eh c’na i nxorre nostalgjikeve mallin e atyre lajmeve te 30 e ca viteve me pare kur hapeshin me “Kriza e ekonomike e pergjithshme e kapitalizmit boteror” o Lider global.
(Tani ti Bedri Islami vazhdo bjeri fyellit me Sali e Mete per te mbajtur me serum rilindjotet)
të gjithë jemi rritur me ato lajme,por jo të gjithë ke mbetur tek ato lajme!!
ky dobiçi ynë,i përdor vetëm kur i duhen!!
sepse asqë e merr mundimin të kalojë në ato rrugë ku ndodhin në të vërtetë ngjarje të tilla!!
Ndersa une mendoj se Salih Brrisha nga Vicidoli eshte mbreti i injoranteve,hajduteve dhe krimineleve shqiptare! Eshte se bashku me liken
po mor po
këta të tjerët janë më të mënçurit!!
më duket se,ne shumica e shqiptarëve,jemi me të vërtetë të mënçur!!
ne i përgjigjemi plotësisht shprehejes”je i mënçur apo bën vetë??”!
Crendesi ka non grata nga usa kur keta gezojne miliona dhe pushojne ku i do trapi.
Non grata jane shumica e shqiptareve qe nuk i jep vize ambasada se nuk ploteson kushtet,frika se nuk kthehesh.
I refuzojne vizen disa pleqve qe edhe ti lutesh nuk rrine ne usa.
nuk po e marr mundimin të lexoj shkrimin e bedriut të partisë!!nuk ja vlen në tërë kuptimin e fjalës!!ai pavarsisht se ja qëllon 1 në 100 herë prapë është tipiku i shqipos së trashë që thotë muç nano!!
“A do shpallet ‘non grata’ edhe Meta?”këtë pyetje e bën bedriu ashtu si e bëjnë të gjithë shqipot e trashë!sepse nuk janë në gjëndje të vlersojnë kriminelin e tyre,që ju sillet posht hundës,që i grabit përditë,që i fyen përditë,të i vjedh përditë,që i ofendon çdo çast,si me fjalët e tij dhe me grabitjen në ditë me djel,që dhe i vret!dhe i pështyn pasi i ka vrarë!!
por duhet të presin që “ta shpallë amerika non grata”!!
pra ky është shqipua koqe,që voton sali kërmën dhe pasi e ka rrahur,vrarë e poshtëruar sepse saliu ka bërë një foto me rajersonin,sepse saliu ka qënë në krah të bejkerit,sepse tjetri ka bërë një foto me presidentin e radhës e kështu me rradhë!!
bedri ti je turpi ynë,dhe ne duhet të turpërohemi me nivelin tonë të përgjithshëm!!
ne do të ecim përpara kur të mos votojmë fotografitë e politikanëve tanë me presidentë shtetesh të huaja,kur ti kapim për veshi kur ata do të shkojnë tre ditë rresht të hanë në një restorant të shtrenjtë që faturat kalojnë rrogën e tyre mujore,kur ne do ti kapim për veshi politikanët tanë që martohen me gra të pasura,kur ne do ti tërheqim zvarrë kur ti shohim në dorë sahate që kushtojnë sa tre rroga vjetore të tyre!
e quan “non grata” amerika,apo nuk e quan!?
për mua nuk ka më të voglën rëndësi!!
ai është një kriminel i njohur botërisht!!
mjaftojnë pasuritë e dukshme të tij për ta kalbur në burg!!
prandaj shko e pirdhu ti o bedri me gjithë ato që ke shkruar në këtë bërrllog fjalësh!!
Dermani tim ,turrmat jane te krijuara te marin vesh pas te vjelave,qe vreshti nuk ka me rush dhe nuk kuptojne kurre kush jua ka vjelur rushin !Qytetari e dallon palacon me mire kur ai i premton ti regulloje problemet si partneri i tij.Lufta e qytetarit fillon tek kasollia e tij duke pastruar [ tartabiqet ] qe nuk i ndahen nga kasollia ,
më bëhet qefi që të rilexoj vilson!
e kalofsh mirë
Po sikur kesaj here te jete Rama non grata?
Ore.
Keta e kane Atdheun e tyre Tur-qine.
Sado te considerohen Non Grata.
Te njejten beren edhe Rilindasit turq qe nga Ismail bej Vlora,Frashellinjte,Hasanet,Tahsimet qe shkuan Tek Baba I tyre.
U bene Deputete ne Parlamentin turk,Shkrimtare.
Kur mese 5-7 dekadash Greket e Epirit si te ashtuquajturit Arvanitasit,Ilyret e Megas Kostantinos dhe te Iustinianosit luftonin per tu cliruar nga Osmanet.
Vorio Epiri I Lashte eshte (Este) ne Ofensive nga Arnautistani me ndihmen e Angloamerikaneve qe kane mbushur Museumet e tyre me Veprat e Popullit tone Greko Ilyre.
Kunder Kombit te Pirros,Axileas,Megas Aleksandros,Jeorgios Kastriotis me veglat e tyre Eduart Ramazanin Pasha.
Kush nuk e kupton (kapito) ne qafe pac “Veten”.
Me mire pyetja do te ishte,kur ky popull matuf do ti shpall non grata keta hajdute e kriminele 30 vjecar nga lalzi ne lunder.
‘Non grata’ per te gjithe sojin e dhjetor-90,
qe mbajne peng Shqiperine tash 30 vjet,
‘non grata’ te vijoje e me Salinjte e tjere,
qe 30 vite qeverisin me qeverisje plehre,
Salinj Ramat Edi Ramat e Metat kudo jane
ferra ne kurriz qe shqiptaret 30 vite i kane!
Vazhdon gjeagjeza, eshte non grata nuk eshte non grata.
Vetem per shtet ligjor nuk behet fjale, as dhe per pergjegjesi penale te horrave qe kane vjedhur per 30 vjet
Meta eshte me i poshter se Sala! Sepse eshte me i trashe dhe me pabese! Pastaj ka edhe gruan 1000 here me te ndyre se veten… laxore pazari… Te dy jane kampjon te ndyresise e poshtersise! Me shprese se do shkojne ti shlyejne gjynafet ne burg dhe tja kthejne leket popullit…
Pandora papers bejne pjese keta hajdute?
Meta eshte nje hajdut e gangster e provuar me ze e figure per gjithe shqiptaret pervec atyre gjyqtareve te koruptuar qe iken te gjithe me vetingun.