KOPERTINA/ Një portret i paautorizuar për historianin Marenglen Kasmi, i cili mbron me fakte dhe dokumente  të vërtetën mbi Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare

Ornela

 Nga: Xhevdet SHEHU

 Nuk e kisha njohur më parë Marenglen Kasmin. Kur ndaj Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare dhe dëshmorëve të saj u ndërmor një sulm i paskrupullt pak vite më parë, nuk ishin të paktë ata që u indinjuan dhe patën kurajon të dilnin në mbrojtje të kësaj vlere historike të kombit tonë. Ndër ata që u vunë në llogoren e parë të mbrojtjes së kësaj vlere të madhe ishin deputeti Spartak Braho, Dr. Sabit Brokaj, Shaqir Vukaj, historianët Pëllumb Xhufi dhe Paskal Milo e sa e sa të tjerë.

Por, ai që spikati në mënyrë të veçantë për argumentet me të cilët mbronte luftën tonë antifashiste ishte Marenglen Kasmi. Një historian i ri me një kulturë gjermanike që kishte kaluar vite të tëra duke gërmuar në arkivat gjermane të Luftës së Dytë Botërore, është padyshim një prurje shumë shpresëdhënëse për historiografinë dhe kulturën shqiptare.

Përballë atyre argumenteve që solli dhe sjell në vijimësi historiani Kasmi, shtangën edhe kundërshtarët, domethënë historianët kundërshtarë, ballistë e neoballistë, ish-bashkëpunëtorë të pushtuesve fashistë.

Qëkurse është shfaqur për herë të parë emri i Dr. Marenglen Kasmit në shtypin shqiptar tërhoqi menjëherë vëmendjen për temat historike që trajtonte dhe sidomos për shfrytëzimin e një burimi deri atëherë të panjohur dhe pothuajse të pashfrytëzuar nga historianët tanë. Bëhet fjalë për burimet gjermane, ndërsa marrëdhëniet midis dy vendeve gjatë shekullit të 20-të kanë një kurbë të çuditshme, me ulje e ngritje, ndërprerje e lidhje sipas rrethanave historike. Më e rëndësishme dhe më e diskutueshme është periudha e Luftës së Dytë Botërore kur Shqipëria e vogël u pushtua nga hordhitë naziste hitleriane në vitet 1943-44. Është një  periudhë e përgjakshme, në fund të së cilës Shqipëria doli fitimtare si pjesë e koalicionit të madh antifashist botëror.

Pikërisht interesi i jashtëzakonshëm për këtë periudhë e ka shtyrë studiuesin dhe historianin t’i futet një pune të mundimshme për të zbuluar sa më shumë të vërteta rreth në këndvështrimin e pushtuesve gjermanë.

Faqja e parë e gazetës 04/03/2021

Kasmi ka një kulturë solide gjermanike, pasi ai ka studiuar për shumë vite në Gjermani. Pasioni prej historiani skrupuloz e ka shtyrë të kryejë hulumtime afatgjata në arkivat gjermane.

Si rezultat i një pune të palodhur prej vitesh ai tashmë vjen para lexuesve shqiptarë me një libër të shumëpritur me titullin “MARRËDHËNIET SHQIPTARO-GJERMANE NË SHEKULLIN XX (1900-1945)”, botimi i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Ky libër doli në fundin e vitit që lamë pas. Sikurse vërehet edhe nga titulli, autori e ka shtrirë studimin e tij përtej kohës së luftës dhe hedh dritë për shumë anë deri më tani të marrëdhënieve midis dy vendeve që nga fillimet, madje shkon edhe më pas, kur më 1989 u rilidhën marrëdhëniet diplomatike të ndërprera më 1945.

Pavarësisht nga rreth 600 faqe që përmban libri, ai përpihet në lexim për shkak të interesit që zgjon dhe për mënyrën e rrëfimit. Kasmi ka një stil të qetë dhe të sigurt në të shkruar, me kompetencën e një historiani serioz ai mbështetet në dokumente autentike dhe krejt të panjohura. Disa fragmente DITA i ka publikuar në periudha të ndryshme, sa herë janë hapur debate për luftën Antifashiste dhe kur janë bërë përpjekje për ta errësuar apo përbaltur atë luftë.

***

Jemi para zgjedhjeve shumë të rëndësishme të 25 prillit dhe Partia Socialiste është në kërkim të një mandati të tretë qeverisës. Pavarësisht arritjeve që janë shënuar në tetë vitet e kaluara, Partia Socialiste i ka të gjitha shanset që të korrigjojë një sërë gabimesh që ka bërë, dhe të mbështetet në figura me identitet të spikatur intelektual dhe moral për të fituar besimin e shumicës së votuesve shqiptarë.

Nëse ka pasur lëkundje të besimit ndaj Partisë Socialiste gjatë këtyre viteve, arsyet mendoj se kanë qenë vetëm dy:

E para, Partia Socialiste është lëkundur në qëndrimin ndaj Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare. Ky qëndrim ka ngjallur indinjatë tek masa e gjerë e socialistëve, të cilët besojnë se partia e tyre ka tagrin të mbrojë dhe të mos lejojë njollosjen e kësaj lufte dhe të gjakut të dëshmorëve.

E dyta, duke u përpjekur që të promovojë sa më shumë të rinj e të reja në politikë, kryetari i partisë dhe njëherësh Kryeministër, Edi Rama, ka mënjanuar figura intelektualësh dhe specialistësh me përvojë. Këta ia kanë thënë hapur Kryeministrit. Tani në kërkim të mandatit të tretë, ai ka shansin të bëjë kolaudimet e nevojshme dhe të dalë me faqe të bardhë para elektoratit që e mbështet dhe do ta votojë.

Tek figura e një intelektuali të ri si Marenglen Kasmi mishërohen të dyja: atdhetarizmi dhe intelektualizmi. Përballë shumicës anonimate në Kuvend dhe në grupin e tij parlamentar, Edi Rama duhet të zgjedhë figura dinjitoze si Dr. Marenglen Kasmi, Spartak Braho e të tjerë që nuk i mungojnë së majtës shqiptare. Përndryshe, Edi Rama nuk mund të konsiderohet një vizionar. Historia është e çuditshme! Të ndëshkon aty ku nuk e pret!

***

Kanë kaluar 30 vjet dhe Shqipëria ende nuk ka mundur të bëhet një vend si e gjithë Europa. Një ndër shkaqet e shumta të këtij tranzicioni të stërzgjatur lidhet me lënien jashtë angazhimeve politike dhe zhvillimeve shoqërore  të intelektualëve të vërtetë, të ndershëm e vizionarë për të ardhmen e vendit. Të tillë Shqipëria ka, por ata janë shpërfillur nga politika. Për fat të keq, politika shpesh ka pëlqyer intelektualë mediokër, klientelistë, të komprometuar e të nënshtruar.

Treva e Gramshit ka nxjerrë jo pak intelektualë, të ditur e të shquar, në  fusha të ndryshme, të cilët ndër vite kanë dhënë kontributin e tyre të vyer në ekonomi, kulturë, arsim, shkencë, art, muzikë etj.

Në këto pak rreshta kam nderin, por edhe detyrimin moral të njoh lexuesin e gazetës tonë me historianin Marenglen Kasmi, një personalitet dinjitoz, i ditur, i aftë e me vizion intelektual progresist. Personaliteti dhe dinjiteti i tij e kanë burimin jo vetëm te cilësitë e vlerat vetjake, por edhe te formimi i tij profesional.

Marengleni ka lindur në vitin 1977 në Gramsh nga dy prindër intelektualë e të respektuar me kontribut të vlefshëm në zhvillimin e arsimit në Gramsh në vitet ’70 e më pas.  Fatkeqësisht, kur Marengleni ishte ende fëmijë, babai i tij u nda nga jeta në moshën 44 vjeçare dhe vite më pas ndërroi jetë edhe nëna.

Marengleni arriti  rezultate të shkëlqyera në mësime, çka i dhanë mundësinë atij ndërkohë që ishte student në Akademinë Ushtarake “Skënderbej” të fitojë në  vitet 1997-2000 një bursë nga qeveria gjermane për të vazhduar studimet ushtarake në Gjermani.

Pas diplomimit si oficer dhe një pune tre vjeçare si pedagog në Akademinë Ushtarake “Skënderbej”, në kuadër të bashkëpunimit ushtarak ndërmjet qeverisë shqiptare dhe asaj gjermane ai fitoi përsëri një të drejtë studimi dhe në vitet 2003-2008 u diplomua me rezultate të larta për Histori dhe Sociologji në Universitetin Helmut Schmidt, Hamburg. Studimet u financuan përsëri plotësisht nga qeveria gjermane.

Në vitin 2013  mbrojti gradën shkencore “Doktor” në fushën e historisë dhe para disa ditësh ka marrë nga juria përkatëse pranë Universitetit të Tiranës edhe titullin “Profesor i Asociuar”.

Deri në vitin 2015 Marengleni ka qenë ushtarak dhe pedagog i historisë në Akademinë e Mbrojtjes në Tiranë. Për shkak të vlerave intelektuale që përfaqëson, në vitin 2016, me propozim të Partisë Socialiste, është zgjedhur nga Kuvendi i Shqipërisë Anëtar i Autoritetit për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, me mandat 5-vjeçar. Ndërkohë ai vazhdon të zhvillojë leksione të historisë me kohë të pjesshme në universitete publike dhe private të vendit.

Kasmi vlerësohet si një nga zërat më të spikatur në fushën e historisë. Është autor i shumë botimeve me vlera shkencore nga fusha e historisë së Shqipërisë. Ka marrë pjesë me referime në konferenca e sesione shkencore kombëtare e ndërkombëtare, brenda dhe jashtë vendit si në Gjermani, Austri e në vendet fqinje. Është autor i mjaft artikujve të botuar në revista shkencore dhe në shtypin e përditshëm si dhe pjesëmarrës aktiv në debate televizive.

Si studiues i historisë së Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, kësaj ngjarje të lavdishme të popullit shqiptar, z. Kasmi mbështetet vetëm në faktet historike duke promovuar vlerat e kësaj lufte dhe duke e mbrojtur atë nga përpjekjet për deformimin e së vërtetës historike. Sot në mjedisin ku jetojmë, ku antivlerat shiten si vlera dhe të bardhën duan ta sterrojnë, të guxosh të diskutosh në publik për çështje historike të Luftës Nacionalçlirimtare, nuk është e lehtë. Studiuesi duhet të jetë i pajisur edhe me kurajën për të mos heshtur e për të thënë të vërtetën, duke u nisur gjithnjë nga interesi kombëtar dhe nga e mira publike. Marenglenit, pavarësisht vështirësive, nuk i kanë munguar asnjëherë guximi e qëndrimi kritik ndaj zhvillimeve e dukurive politike e shoqërore që nuk i shërbejnë progresit. I mbështetur tërësisht në fakte të pakundërshtueshme, ai  ka mbrojtur e mbron me fanatizëm të vërtetën historike.  Ky është tipar dallues i karakterit të fortë, i guximit dhe mbi të gjitha i ndershmërisë së këtij studiuesi. Ndershmëri ndaj së vërtetës dhe dashuri ndaj atdheut, kjo është motoja e jetës dhe e punës së tij si historian dhe si qytetar i këtij vendi. Është kjo arsyeja që Marengleni pëlqehet nga qytetarët e të gjitha shtresave, të cilët ndjekin zhvillimet politike dhe diskutimet në fushën e historisë së Shqipërisë.

***

Në mënyrë të përmbledhur, Marengleni mund të portretizohet si djalë i denjë i Gramshit, i rritur me vështirësi, që di mirë ç ‘është vuajtja dhe dhimbja, ç’ është sakrifica dhe si ecet përpara. Shkallët e suksesit ai i ka ngjitur vetëm falë vullnetit, këmbënguljes, kurajës që e karakterizon dhe dashurisë që ka për vendin dhe historinë e tij. Marenglenin e karakterizon  thjeshtësia, qetësia, maturia dhe kultura në komunikim. Është një figurë mjaft e njohur në qarqet shkencore dhe mediatike. Është  arsimuar dhe edukuar në Perëndim (Gjermani) vetëm falë zotësisë së tij dhe e ka ndërtuar karrierën me shpatullat e veta, duke u shndërruar në një nga historianët  më në zë të brezit të ri të Shqipërisë. Njëherazi është edhe një zyrtar i lartë i respektuar i shtetit. Ai rrezaton dije sipërore, humanizëm, patriotizëm,  integritet e kurajë intelektuale. Një përfaqësues të spikatur, si Prof. Marenglen Kasmi, do ta kishin për nder jo vetëm banorët e Gramshit, por çdo komunitet në Shqipëri.

Pse e them këtë? Duke ditur se sa i vëmendshëm është Kryeministri Edi Rama ndaj argumenteve kokëfortë, po i referohem ca të dhënave mjaft domethënëse nga vendlindja e Marenglenit:

Në zgjedhjet e vitit 2017 në Gramsh kanë votuar 14.100 vetë. Prej tyre, për PS votuan vetëm 7.328 vetë. Pra, diçka rreth 50%. Dhe kjo në një bastion të Partisë Socialiste. Arsyeja është te kandidaturat e importuara që dërgohen në Gramsh ose zgjedhja e njerëzve që nuk e gëzojnë besimin e popullit të majtë të Gramshit.

Këtë radhë, nëse z. Rama do të fitojë, më tepër se premtimet për mandatin e tretë qeverisës, duhet të vlerësojë dhe zgjedhë mirë e me kujdes kandidatët për deputet. Ai duhet të mbështetet në personalitete si Marengleni e plot të tjerë si ai: me reputacion, me profil të lartë publik, me arsim perëndimor dhe përvojë të mirë profesionale dhe akademike, me integritet dhe pas asnjë dritëhije korrupsioni e problemesh me drejtësinë dhe jo të bëjë qoka interesi për të kandiduar persona që nuk plotësojnë asnjë nga kushtet e mësipërme dhe e shikojnë angazhimin si një mundësi për të përfituar.

Sipas sondazheve shumë të besueshme, unë them se z. Kasmi gëzon mbështetjen e pjesës se shëndoshë të socialistëve të Gramshit dhe mund të arrijë pa diskutim nivelin më të lartë të votimit dhe të përfaqësimit në këto zgjedhje të rëndësishme, duke maksimizuar votat e Partisë Socialiste në gjithë qarkun e Elbasanit.

***

Marengleni tashmë ka një emër shumë të respektuar si historian dhe studiues. Është në të mirën e Partisë Socialiste që t’i promovojë figura të tilla intelektuale. Nëse ai si deputet do të përfaqësojë gramshiotët e tij, në të vërtetë do t’i bëjë nder Partisë Socialiste. Sepse ai si historian dhe si intelektual, nuk flet vetëm në emër të krahinës së tij, por të kombit që ai i përket dhe për të cilin ndihet krenar.

Është pikërisht ky momenti i duhur që Edi Rama, si Kryetar i Partisë Socialiste dhe Kryeministër, ka shansin të bëjë korrigjimet e duhura dhe të domosdoshme në ekipin që do ta mbështesë për mandatin e tretë të cilin ai jo pa arsye këmbëngul ta fitojë. Për rastin në fjalë, Partia Socialiste tashmë e ka përzgjedhur Marenglenin në 57 kandidatët më të mirë nga rreth 1600 të tillë që aplikuan në platformën “Deputeti që duam” dhe që u klasifikuan për në fazën finale. Urojmë që ai të jetë përfaqësuesi i Partisë Socialiste për Gramshin në Parlamentin e ardhshëm.

 

––

©Copyright Gazeta DITA

Ribotohet me rastin e 20 shkurtit. Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

Share This Article
53 Comments
    • E meriton Marenglen Kasmi nderin dhe respektin e te gjithe te majteve ne Shqiperi,e jo vetewm ne Gramsh!
      Ai ka qene dhe eshte mbrojtesi me i sakte dhe me i pa lekundur i vlerave te Luftes Antifashiste Nacional Clirimtare,ARMIK i te ciles ka qene dhe mbetet KALI I TYROJES NE PS,kryetari fallco i saj Edi Rama!
      Une do ta kisha per turp te isha deputet i nje partie qe mban kryetar nje ARMIK te idealeve te LANC-it!

  • Gjithcka qe thuhet per Profesor Marenglen Kasmin ne kete portret eshte e vertete, por do te jete fatkeqesi per shkencen qe nje talent i tille te futet ne ingranazhet e politikes, ne vend qe te angazhohet ne strukturat shkencore te Departamentit te Historise te UT, apo te Akademise se Shkencave te Shqiperise dhe Akademise se Studimeve Albanologjike.

    • Atdheu, sot, thërret me dhimbje të thellë bijt e vet, që t’i dalin zot atje ku po goditet brinjë më brinjë; pikërisht nga politika.
      Marengleni, me kapacitetet, kurajon dhe sidomos personalitetin që ka, është më se i nevojshëm në këtë tribunë ku bëhen ligjet dhe duhet të kërkohet llogari hijenave të kësaj politike të moralit.
      FALEMINDERIT ZOTI SHEHU QË MBËSHTET KANDIDATIT QË I DUHET MOMENTIT!

  • Akoma shpresoni te ballisti Ramuit te beje korrigjimet e nevojshme? Jeni servile te mbaruar o Xhevdet, ndaj nuk ndryshojne gjerat kurre ketu

  • Duhet te jete turp per Marenglenin ti bashkohet hienave dhe kermave te Rilindjes. Kjo parti eshte kthyer ne vegel qorre e kriminalit antishqiptar Ramut Dule Vucicit

    • Duhet te ishte turp per Marenglenin nese i bashkohej hienave dhe kermave shqupise. Kjo parti eshte kthyer ne vegla qorre e kriminelit antishqiptar Salmut Vicidol Serbit.

      • o kurve e Dules, qe nuk ke as identitet te prezantohesh si vetvetja, eshte turp kombetar qe PSja i eshte bashkuar tradhetarit Ramut me Rilindjen e Sali Metes.
        O kurve e mutit, ti e bere Ilir Saliun Presidentin me te mire te te gjitha koherave.
        O kurve e Dules, ti je qelbesira e pare qe u krijove nga Shqupi. Te perzuri Shqupi me shqelma dhe ju ngjite si morr PS per ta kthyer ne zorre te Sali Berishes.
        O plere antishqiptare e Vucicit. Ke hak, se nuk te japin dajak si Gadafit. Ate meriton

  • Nje shkrim i mrekullueshem, dhe nje propozim ne kohen e duhur per Mariglenin, qe tashme eshte nje personalitet i padiskutueshem ne fushen e historise dhe sociologjise shqiptare me kontribut te jashtezakonshem, E kam njohur Mariglenin qysh ne kohen kur ishte student ne Akademine Ushtarake si nje djale shembullor, me intelekt e me bagazh te gjere nje njeri i thjeshte ne pamje por i thelle ne argumentimet dhe komunikimin e tij me koleget dhe eproret e tij, me nje sjellje, komunikim dhe disipline te vetedijsme kontributi i tij, bagazhi si historian i pakundershtueshem per faktet e dokumntuara. Propozimi si kandidat per deputet i ben nder jo vetem prtise por edhe Parlamentit… se do jete vlere ne Parlamentin e ardhshem…

    • Ketu nuk mbaron radha per ti bere nderimet e duhura Parlamentit. Vari leshte kesaj pune. Eshte shprese e humbur te krijohet nje shtrese kunder kesaj politike te felliqur. Cudi eshte se si behen njerezit ure per morrat e Parlamentit. Ky Parlament meriton ti vesh flaken, dhe jo te vesh e ta nderosh me njerez si Marengleni. Ne mos qofte dhe Marengleni si ata.
      Kete vend e marrin me qafe servilet, jo politikanet. Ata gjejne e bejne

  • vertete figure e kompletuar e dinjitoze, i cili nese do te rreshtohej ne grupin e deputeteve te majte do ti bente nder asaj force.

  • Dikur shkolla Skenderbej organizonte grupe letrare, artistike, sportive, etj, ku afroheshin nxenes me prirje drejt ketyre fushave apo lendeve. Ishte gje e bukur. Me aq pak mundesi sa ekzistonin atehere, organizoheshin konkurse, seminare, veprimtari kulturore e letrare, ku perfshiheshim edhe me gjimnazet e Tiranes. Ne sport rivali kryesor ishte Politwknikumi. Edhe ne shkollen e Bashkuar organizimi ishte njesoj:mbaj mend qe kur isha vit I dyte dolem ne finale per lendet historike, na dhane edhe honorar. Nejse, te mos zgjatem, arritja me e madhe e nje mesuesi te historise nuk eshte dava ndonje liber i akademisw se shkencave, por ta beje te dashur oren e historise per nxenesit e tij. Te behet si bashkbisedim me teper sesa nje shabllon I ngurte. Historiografia boterore e njeh Herodotin si babane e historise, Plutarku qe ne kohen e tij e quante baba te genjeshtres. Me dokumenta gjermane s’mund te ndertosh historine e Luftes se Dyte ne Shqiperi, ato thjesht mund te sherbejne per te konfirmuar nje qendrim te caktuar. Eshte faji yne si shoqeri civile qe rame ne kurthin e trajtimit te Luftes si mekatin original te Luftes se Klasave. Ka pune plot per te bere ne fushen e historise dhe jo vec per periudhen e shkurter te Luftes(realisht 2 vjet qene ato), por shume me gjere. Jemi shtet relativisht I ri dhe kem nevoje per te rekuperuar te shkuaren tone historike, ndaj eshte mekat qe edhe ata pak persona qe kemi ti hedhim ne tepsine e madhe te politikes, ku edhe ne u permiresofte ne cilesi, prape nuk ka shans te gjeje vendin e respektuar. Aq me teper qe kryetari Rama eshte historian I shquar sipas menyres se vet dhe linguist I pashoq me ato frazat e gjata boshe. Te isha si z. Kasmi do kenaqesha me punen e historianit, qofte ajo qe eshte, me pak te ardhura, por qe jep kenaqesine e duhur.

    • gjermani i fundit

      https://www.youtube.com/watch?v=sUZWlf_vuKg

      Gjithe bota te nxjerre syte kur i preken bijte qe kane dhene jeten pa e kursyer ate per lavdine dhe lirine e kombit dhe popullit.

      “Eshte faji yne si shoqeri civile qe rame ne kurthin e trajtimit te Luftes si mekatin original te Luftes se Klasave”

      do ishte e mjeftueshme si konkluzion vlera e mendimit tuaj por,ka nje kleçke ne permbajtien e saj i cili konsiston me realitetin ku spikat qe tema e lutes ska asnje lloj lidhjie me temen luften e klasave.
      Sepse lufta ju imponua popullit pra rezultati saj eshte e drejte legjitime per vetembrojie karshi pushtuesit.
      Ndersa lufta e klasave eshte ideollogji qe ju imponua indirekt popullit si formule per shplarjie truri karshi armikut te jashtem(kapitalizmi) dhe armikut te mbrendeshem qe ishin simpatizant dhe aktiviste per perqafimin dhe pervetesimin e shoqerise kapitaliste ne shqiperi,pra lifta e klasave ishte nje formule dhe formulim per shpelarjien apo formatimin e trurit te popullit karshi rrezikut qe e rrezikonte,per te mbajtur ne vigjilence friken dhe devocionin e tij karshi partise se PSH,pra klika komuniste Kish vetem nje qellim ate te pushtetit me çdo kusht,edhe pse ishte koshiente qe pergenjeshtronte apo mashtronte njekohesisht per planet e saja personale si klike partie.
      Nga ku del qe ne skishim se te binim ne nje kurth te tille apo me fytyre apo forme tjeter (simbas mendimit tuaj) kur ne sapo kishim dale nga nje kurth i tille(ai i komunizmit).
      Sepse dihet qe nga gabimet dhe pesimet nxirren mesime dhe fitohet pervoje per te evitur kurhte te tilla me te rafinuara dhe te sofistikuara.
      Ndaj me sa konstatohet ne srame ne kurth por mbyllem syte sepse dhe u treguam indiferente sepse koha solli shume fenomene shoqerore nje nder te tjerat ishte dhe frika e pasigurise se,çfare do ndodhte dhe si do ridhte rrjedha e jetes sociale dhe shoqerore ketej e siper.
      Pra ne kohen qe behet fjale per persekutimin klasor nuk ka se si te gershetohet me ate te luftes,biles skane asnje lloj lidhje,perkundrazi eshte lufta ajo qe i thote demagogjise persekutuese larg faktit tim historik,per vete faktin se lufta eshte kundra çfaredo lloj imponimi apo sforcimi kundrejte principeve te saja lirie,kur diktatura bie ndesh dhe ne kundershtim me principet e luftes.
      Shkurt jemi ne si pjestare te sociétés se soteshme ata qe pranunan me vetedije apo naivisht nje fenomen qe krijon konfuzion midis epokave apo etapave te shoqerise midis dy temave dhe realitete qe jane antagoniste me njera tjetren.

      Kalofsh mbare.

      • ne fakt jemi duke thene te njejten gje. Trajtimi i Luftes si pikenisje e luftes se klasave filloi prej ’91 e kendej. Jam ndodhur ne nje tip konference per nje pervjetor ballist, por nuk ishim informuar per brendine. Folen per rolin e mohuar te luftes balliste kunder pushtuesve dhe referuesi ishte komandanti i brigades ku isha dhe une pjese e shtabit. Nuk folem aty per edukate, por te nesermen i drejtohem komandantit qe ku i kishte gjetur ato te dhenat per kontributin e ballisteve, se perveç qe kam qene kureshtar per ngjarjet e te shkuares dhe levrues i temave historike, nuk me rezultonin te ndodhura ato traplleqe qe u thane dje. Komandanti u nxeh fillimisht dhe pastaj me terhoqi menjane e tha qe “s’po e shikon qe duhet te hedhesh kembet siç behet vallja”. Behet fjale per kohen kur kishte ardhur ne pushtet barbari i Vuçidolit. Komandantit ia sollen referatin te gatshem ca balliste prej Tirane dhe ai e kishte lexuar e kaq. Per kronike, mua me hoqen me te paret, por pas ndonje viti edhe komandantin e hoqen dhe e takoj ne Athine. Ia kujtova episodin e i them qe ballistet e rinj per dobiçlleqe nuk u paskan lene gje mangut te vjeterve. Persa i perket Luftes se Klasave, ajo eshte nje aksiome qe ka lindur mijera vjet para nesh e do vazhdoje edhe pas nesh. Po te tregoj dhe nje histori ku plaku im ishte prezent vete. Donte te vinte ne fshatin e tij Safet Butka per te bindur fshataret te shkojne me Ballin. Komandanti i batalionit partizan i jep leje te vije, se kish qene mik per koke me Sali Butken dhe ne Luften e Pare kish drejtuar nje prej çetave te zones. Vjen Safeti dhe foli shume bukur. tregon plaku im. Ne fund, kur mbaroi ai kerkoi se kush do dilte vullnetar, por asnje s’doli. Fshati i plakut tim s’ka pasur bej as nen Turqine.Nje plak i madh i fshatit i thote qe mire bere qe erdhe o djali i Saliut, por je vone se ne besen ia kemi dhene partizaneve. Prandaj, eshte fakt qe lufta jone dy vjet ishte, nga formimi i brigades se pare ne Makerz ne ’43 e deri kur ika une “gjermani i fundit” ne 29. Qe nje lufte e pabarabarte; nje ushtri e rregullt me disipline dhe mekanike, kompletim luftarak e logjistike moderne per kohen qe perplasej me brigada partizane dhe drejtues, me shpesh pa njohuri te mirefillta ushtarake. Prandaj Lufta partizane duhet te jete krenaria jone, qofte per gjakun e te reneve, qofte per sakrifcen e te gjalleve, si kudo ne bote kryengritja ndaj pushtuesit. E nderkaq eshte bere boze e shkelur me kembe, gjersa nje uturak burre si Tufa me shoke shpall tere listen e komanduesve te formacioneve partizane si kriminele lufte. Per nje shkrimtar austriak u kerkua te denohej pse mohonte genocidin ndaj ebrenjve, kurse ne jemi bere lesh e li sa del nje prototip me institutin e ballisteve dhe nxijne pa qeder fare deshmine me te larte te heroizmit partizan. He, qe ta perseris prape, po te isha une Marigleni do merresha me zanatin e historianit. Aty eshte zoteri. Biles, jemi qe jemi, ta perseritim prape me daulle, qe parlamenti yne nuk duhet te kaloje numrin 80 te perfaqesuesve. 140 jane shume dhe teper. Nuk kemi luks te mbajme me fonde publike njerez te tepert. Shikoni vendet me te zhvilluara qe jane disafish me shume nga ne dhe kane fonde shume e me shume e ne raport me popullsine kane perfaqesues disafish me pak. Vetem me kursimet e ketij numri deputetesh do kishim siguruar me kohe vaksinat per Kovid-in.

        • O kapterri i fundit, po ik or pirdhu, se nuk ke kellqe ti te merresh me ket sport te rende. Ik e ha noi gavete groshe, lyj kepucet me boje te zeze, pastro pushken e drurit dhe ik e pastro domat qe te ka caktuar shefi per sot. Debil.

          • Kendez djali, me je ngjitur si muti pas kepuces. Mua ngado te me hedhesh ne kembe do bie gjithmone. Kur me hoqen dangallet e Sales me reforme, me kerkuan prape, se e zoteroja specialitetin. Edhe jashte e gjeja veten shpejt. Biles, po te pastroja dhoma apo banjo do punoja pa pertuar, se puna kudo eshte nder. E darkave njesoj do lexoja literature, se kultura evolon me kohet. E, te te them se kur vrau veten ne hale I ndjeri Safet, shkoi perseri ta shpetoje ky komandanti partizan, mik per koke i Sali Butkes, por nuk priti Safeti dhe e qullosi muhabetin. Prandaj mos u vishni partizaneve mekate qe s’i kane bere. Atje shkoi gjyshi im dhe babai e tregon fill e per pe ngjarjen. Per ca thase me grure e prishi Safeti, kjo eshte e verteta dhe jo perralla me luftera civile. Hajd shendet, gjeje veten se je mullar kinez apo kosovar, nga ata qe te ngjiten tek kepuca.

        • O Gjerman-o leshi, pa shum pasion se nuk ti lexon njeri ato komentet e gjata, sikur je ne mbledhjen e organizates se bashkimit te rinise, dhe kerkon qe ti biesh ne sy te deleguarit.
          Dhe nje keshill tjeter, hiqe ate nickname “gjermani i fundit” , perdor ndonje si: Taras, mali, fusha, kodra, kanali, muti etj.

        • E di qe muti te bezdis ne kepuce, kurse per ta nxjerre nga goja sa here qe flet nuk e ke problem. Po si mo si, te thirren perseri se ishe i zoti ne specialitet? Per te lyer kepucet mo? Apo per te vajisur pushket e derrases. Vazhdo kulturohu se kultura “evolon”. Me kulturen e bythes si je? Po nuk te mora vesh (megjithese nuk pretendoj se te marr vesh gjithmone se here here je konfuz) ç’hyn Safeti (nuk e di e ke fjalen per Zhulalin, apo noi Safet tjeter) e nevojtorja, e partizanet, e gjyshi yt (shyqyr qe nuk ke folur per karin tim). Sidoqofte, meqe ra fjala per partizanet, shumica e tyre ishin thjesht te genjyer e me iluzione. Gabimi i tyre ishte qe me sakrificen e tyre sollen ne ushtet vampirin me te urryer te popullit shqiptar, Enver Bastardin e bimbashit te GJirokastres.

      • Lufta e Klasave kunder partive te djathta dhe jobolshevike brenda Fruntit u shpall gjate Luftes per Clorim qe bente Fronti kryesisht prej Rinise Antifashiste me vone Bashkimi i Rinise se Punes si leve e PPSh.

  • Per intelektuale si Marengleni ka nevoje ai vend.Sa per shkrimin ne gazete e lexova me vemendje dhe mund te them vetem qe e njihke mire Marenglenin dhe shkruar me presonaluzem.

  • Historiani Marenglen Kasmi ne se do futej ne rreshtin e deputeteve te PS me kujdestar kapterrin e magazines se ushqimeve Edi Rama,qe e “ha” vete shumicen e mishit te “ushtareve”,do harronte qe ishte …njeri!

  • Z.Kasmi eshte perfaqesuesi i atyre shqiptareve intelektuale qe simbolizojne shpresen dhe besimin per te ardhmen e shqiptarizmit,te ardhmen qe kaq shume e kane vene ne diskutim berishistet mbas viteve 90-te
    Me vjen keq ta shoh ne ate salle-llum parlamentaresh,por perballe perkrahesve te kolaboracionisteve,ku i pari eshte Kryeministri Kryetari i PS,do te ishte simboli i popullit shqiptar i cili e ka shkruar historine e tij me rezistence,fitore dhe dinjitet

  • Kemi arrite ne nji moment qe sot “Historine e LNCL” ta bajne “Marks-Engels-Lenin-Stalin”.

    • Pol Gjermani. Duhet te jesh edhe ti krenar per historine e Shqiperise, sido qe te jete ajo dhe nga kushdo te shkruhet.
      Aq me teper qe askush, as ti nuk mban pergjegjesi per emrin qe i kane vendosur.
      Lexuesit ty te mbajne per njeri te lexuem dhe nuk duhet te shprehesh ne kete forme per historine e vendit tand te lindjes.
      Pa u zgjatur, mendoj se jemi vendi i vetem ne bote, ku opinioni ndahet ne dy pjese, ne aprivimin dhe mohimin e historise te vendit te tyre.
      Ose tentojme te behemi vendi i vetem ne bote qe nderon tradhetaret e kombit, ose te jemi vendi i vetem ne bote qe nuk ka tradhetare, nuk ka sherbetore te pushtuesit, apo spiuna ne sherbim te tyre.
      Kur perkundrazi, ju e dini shume mire, se me se shumti historia e Shqiperise eshte histori e venies nen sherbim te pushtuesit ne shekuj, aq sa ekziston teoria se Shqiperia ka qene e pushtuar gjithnje nga vete shqiptaret.
      Pershendetje durrsak…

  • meriton te jete kryetar i organizatave te pensionisteve dhe feteraneve. ne vend te rustem peqit

  • Figura si Marenglen Kasmi nuk duhen perdorur si fasad e njerzve me problem te politikes shqiptare , Marenglenin e shikoja me mir ne nje forc politike te re me intelektual te pa perlyer me politiken deri sot dhe me atdhetar te Vertete , se kta jan shpresa e vetme qe te behet ky vend , duke ju baqhkangjitur mashtrusve te rilindjes qe po kthehen ne xhaketa te kthyera mendoj se Figura Marenglenit do behet pis pa asnje arsye , nuk mund te behet ombrella e ed rames Marengleni , se tek marengleni kemi shpresen si popull ne te ardhmen , i uroj suksese ne punen e tij marenglenit rrespekte per patriotet e vertet te kti vendi.

  • Kam patur pervojen e studimit te plotew te dokumentave te Ushtrise gjermane per terheqjen nga Shqiperia,perfshire Luften e Tiranes.
    Do t`ju them qe Marenglen Kasmi eshte SELEKTIV.
    Nje hulumtues arkivash nuk mund te mashtroje me shume se kaq.Te seleksionoje vetem materialet qe i interesojne,sepse nuk mund te ndryshoje,pasi dokumentat jane prone e te gjitheve.
    Ne Dokumentat e botuar nga Kasmi nuk kam pare kurre Tre Marreveshjet e nenshkruara midis perfaqesuesve te Ushtrise gjermane dhe UNCL,qe jane -Marreveshja e Beratit,Marreveshja e Helmesit dhe Marreveshja per terheqjen e Trupave Gjermane nga Tirana.
    Nuk e kam pare prej Kasmit luften e Lushnjes mes Brigades se pare dhe autokollones gjermane qe vinte nga Greqia.
    Nuk e kam pare as te perktheje dokumentat per dorzimin e ushtarakeve te larte engleze ne duart e gjermaneve gjate operacionit te dimrit.
    As qendrimin indiferent te gjermaneve ne spastrimin e guerriljeve komuniste pas atentateve te 2 shkurtit kunder Xhaferr Deves dhe Kadri Cakranit.
    Te tille qendrim te poshter,prej loapanjozesh kane mbajtur vetem historianet greko-bizantine duke injoruar krejt luftrat e Skenderbeut,duke e paraqitur fushatat e sulltanit gjithmone triumfale.

  • Marenglen Kasmi mund te jete i ri ne moshe por ka mentalitet fshataresk,te tarafit,te celules,te klanit..
    Aq me keq qe eshte formuar ne shkollen Skenderbej.
    Nuk del intelektual mendjehapur nga ajo shkolle.Eshte bir i Regjimentit.FORMIMIN E LIRE NJERIU E MERR NE FAMILJE,JO NE KONVIKT.

    • Mos u çudit, shikoja emrin: Mar(ks)Eng(els)Len(in) – Mareglen. Ne moshe te re dhe me kete emer. Zakonisht mosha e tij ka emra shume te bukur: Ilir, Arber, Agim, Shkelqim, Elton, etj. A e kupton se nga çfar familje rredh ky Mar-Eng-Len? Prandaj mos h cudit miku im.

  • Demon sna intereson hiç mendi jot ballisto zogistet si humbes nuk kan te drejt debati per luften.

  • O Tironci….Demo mund te kete te drejte. Edhe une kam respekt per Marenglenin por…nqs ato qe thote Demo jane te verteta( dhe besoj qe po) atehere duhet edhe ne ta rishikojme opinionin tone per kete historian. Publiku nuk di shume fakte te asaj periudhe(perfshi edhe mua), dhe eshte nje pergjegjsi shume e larte qns nje historian ben hulumtime selektive duke disinformuar publikun.

    • Demo mund te kete te drejte, sidomos kur krahason ballistet me Skenderbeun. Na doli nje qe rivalizon Skenderbeun me gjithe Mamice nga Rilindja, tani kemi dhe Ballin si Skenderbeu. U vete mendja kelysheve tradhetare per tu mburrur. Dhe shume ama

  • nga titulli kuptoj qe deri tani na kane genjyer mbi L.N.CL.me qe z.Kasmi po na sjell te vertetat sot.Shume me vonese z.Kasmi ,po na hap syte me te vertetat e tua.

  • Pershendetje Marenglen Kasmi!Kam ndjekur me interes shkrimet tuaja ne faqet e gazetes “Dita’dhe ju pergezoj per vendosmerine dhe faktet historike te pa kundershtushme qe kini sjelle ne mbrojtje te Luftes Nac,Cl, !Ju nuk kini qene pjesmarres ne kete lufte ,por me faktet dhe mbrojtjen qe i kini bere kesaj lufte te lavdishme nga manipulatoret dhe ndaj atyre qe e mohojne krejtesisht kete epope te lavdishme te popullit tone ,ju mund te quheni pa ndrojtje si pjesmarres aktiv i saj!Sa per ate mendimin qe te jeni edhe perfaqesus ne parlament ,nuk besoj se je me pak i nderuar edhe po te mos jesh deputet!
    Fatmir Xhamallati(Pasardhes Veteran)

  • Marengleni me “kulture gjermanike”??? E kush e jep kete vleresim shoku Xhevo qe i ka sherbyer propagandes se partise!!!
    Nuk shkruhet historia duke cituar vec fakte e dokumente qe i shkojne per shtat bindjeve te tua ideologjike sepse ky quhet deformim historik dhe eshte shume larg asaj “kultures gjermanike” qe ka cituar shoku Xhevo!

  • Po kaq shume budallenj ka aty ne Shqiperi ? Me pasaporte greke jeton ne Londer e ku te duash, kurse me kete Mariglenin nuk vete as ne vrime te halese.

  • Bravo,bravo Marenglen.Je realist,je shume i sakte ne ato te dhena,fakte te cilat jane te pranueshme.

  • Te lumte z.Xhevdet. Shkrim dinjitos per deputetin e ardhshem Kasmi dhe per Ty si promovues I luftes antifashiste ncl edhe I historianeve serioze qe mbrojne vlerat dhe mesazhet e asaj epopeje.
    Zeri yne bahkohet me ty Xhevdet: M.Kasmi deputet! Te behet me domosdo/ Sepse populli e do.(1946-a.)

  • Po kush e beson se 2 serbe e nje qen realizuan luftes nacionalclirimtare. E DEGJOVA NJEHERE NE TELEVIZION KETE KASMIN E SINQERISHT U VOLLA.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *