KOPERTINA/ Si duhet hetuar, gjykuar dhe ndëshkuar një klasë politike që nuk njeh më as moral e as parime… I pari, vrasësi që njohim të gjithë

Ornela

Nga Bedri Islami

Sondazhet e fundit, bërë nga mediat e ndryshme, dëshmuan një të vërtetë që e ka ditur secili nga ne dhe për më tepër, shumë e kanë provuar: klasa politike në Shqipëri ka mbështetjen dhe besimin më të paktë të mundshëm; janë të paktë ata që ende kanë shpresë se, përmes kësaj klase politike, mund të zgjidhen hallet dhe të ketë prosperitet, e duke shkuar më tej, nëntë në dhjetë politikanë besohet se janë të korruptuar, ose i janë futur politikës pikërisht për këtë qëllim. Korrupsioni, si në të djeshmen, edhe në të sotmen, është gangrena mbizotëruese, dhe saktësojnë se faji nuk është i sistemit, por i atyre që kanë abuzuar me të deri në theqafjen e tij.

A duhen dënuar politikanët e sotëm dhe pse SPAK-u, edhe sikur të jetë dhjetëfish më i forcuar, nuk mund ta bëjë i vetëm ndëshkimin e klasës politike në Shqipëri?

Jo rastësisht, klasa politike mbolli idenë se përmes kësaj strukture të posaçme antikorrupsion do të fillojë ndëshkimi i së keqes, se në sprovën e bankës së akuzës do të jenë peshqit e vegjël dhe peshkaqenët e mëdhenj, se politika nuk do të jetë mbizotëruese dhe çlirimi i drejtësisë do të vijë përmes saj. Ngjallja e besimit se SPAK do të jetë shpata e shprishjes së nyjës gordiane korruptive dhe pamundësia për të bërë këtë, e bën vetë ndëshkimin korruptiv, mbi drejtësinë dhe seleksionues. Nëse SPAK e ka filluar ndëshkimin nga poshtë lart, njerëzit e kanë pritur nga lart poshtë, nga strukturat e larta drejtuese të pushtetit deri në atë shtresë të godinës korruptive që përbën shkallën e ulët të saj.

Njerëzit kanë një vizion më të qartë për drejtësinë se vetë përfaqësuesit e saj. Tragjikomedia e deritanishme e Vetingut, ku thuajse gjysma e gjyqtarëve dhe prokurorëve janë zbuar nga sistemi, qoftë edhe për vetëm një shkak, pasurinë e paligjshme, të zbuluar, tregon se e keqja është thellë, nuk është zbuar dhe nuk do të mund të zbohet nëse nuk ndodh përmbysja e domosdoshme, nëse vetë drejtësia nuk e vret frikën e saj dhe mbi të gjitha, nëse nuk fillohet nga kreu i së keqes. Liderët e politikës dhe drejtuesit e shtetit.

Është dashur prej kohe, prej shumë kohe që liderëve politikë, në partitë e mëdha dhe në partizat shushunjë, t’u bëhet pyetja e pashmangshme: cila është pasuria juaj? Si e keni vënë këtë pasuri? Po vartësit tuaj, farefisi, kunetërit, vëllezërit, kunatat, bijat e bijtë, si janë pasuruar; në cilën mënyrë u bënë ata zotër të pasurive të pamasa; si mundën në pak vite të jetojnë në vila mbi 1 milionë euro – cilat lidhje kanë me oligarkë dhe të botës së krimit të organizuar? Instituti i Verifikimit të Pasurive, që ka tagrin për të bërë këtë verifikim, nuk ka forcën e mundshme, resurset, strukturat, kohën dhe mbështetjen financiare dhe sado të aftë të jenë njerëzit e punësuar aty, sado të kenë dëshirën, mali i pengesave dhe i fshehjes së të vërtetës mbulon shumë hapësira.

Në 30 vitet e fundit shteti ka kaluar përmes pak duarve, si një oligarki politike, që ka ndërruar vendin herë pas here, pa ndërruar shuma e së keqes. Rreth tyre ka qenë, po ashtu, një klikë politike, e cila është rreshtuar si një mur i jashtëm, duke financuar bosët e politikës dhe oligarkinë financiare.

Faqja e parë e DITA 08/11/2021

Çfarë duhet bërë me to?

Ne kemi një klasë politike që nuk e bren ndërgjegjja dhe as që është e shqetësuar. Që nuk njeh as moral dhe as besim.

Një oligarki e zgjedhur, megjithëse në dukje përmes votës pluraliste, mund të bëhet po aq e rrezikshme sa edhe një diktaturë tiranike, në qoftë se kërkon të ushtrojë absolutizmin.

Ne kemi pasur pluralizëm, por në të njëjtën kohë edhe qeveritarë që ushtruan autokracinë ekstreme.

Në ditët e fundit është rizgjuar çështja “Mediu” dhe Gërdeci. Është një çështje që ka lidhje me drejtësinë dhe do të ketë një ditë përfundimin e saj. Faji i ish-ministrit të Mbrojtjes, Mediu, qëndron në vënien e tij në shërbim të familjes absolutiste Berisha. Mund të jetë kështu. Tragjizmi që prodhoi Gërdeci mbetet njolla e zezë e botës oligarkike në pushtet. Por, cili ministër nuk i shërbeu absolutizmit të Njëshit? Ishte vetëm Mediu? Po 21 janari, a nuk ishte mendësia e absolutizmit plural që vrau katër demonstrues me duar në xhepa dhe mund të vriste edhe shumë herë më tej, përderisa ish-shefi i qeverisë deklaroi me mburrje se u vranë 3, mund të vriteshin 33, e 333 vetë. Po gremina e financave në të djeshmen dhe në sotmen, përmes koncesioneve të djeshme dhe PPP të sotme, cilët kishin kundërshtarë brenda të njëjtit kabinet? Një pushtet autoritar, i pakufishëm, bën një mekanik ministër të shëndetësisë, si Nard Ndoka, apo ndërton një kabinet teknik me figura të panjohura, që ende sot, edhe pas fillimit të detyrës, pak kush ua mban mend emrin. Rritja galopante e borxhit publik është gangrena e së ardhmes, por asnjë ministër finance, në dy kabinetet e fundit nuk kishin guximin të thonin “mjaft”, pasi ne jemi ekspertë financiarë dhe i dimë rreziqet e këtij borxhi.

Kohët e fundit, brenda opozitës, po ndodh përleshja e ditur tashmë mes Berishës dhe Bashës. Pak ka të bëjë me parimet, apo me besëprerjen e statutet partiake, kjo ndeshje e errtë. Nga njëra anë, djalli i kryengritjes ka marrë pamjen e engjëllit të reformës; nga ana tjetër djali plangprishës ka marrë flamurin e partisë që ia dhuruan. Pas tyre janë përgjithësisht sejmenë dhe në sfond disa të paktë figura idealiste e dinjitoze që e shohin me dhimbje përplasjen, por nuk kanë as durimin, as forcën dhe as i kanë thirrur të ndryshojnë gjendjen. Duket luftë parimesh, vulash dhe nenesh e paragrafesh, në fakt është luftë për pushtetin e së nesërmes dhe pasurinë e së djeshmes. Të dyja palët, përmes pushtetit politik, duan të ruajnë pasuritë e tyre: njëri të familjes së tij biologjike, tjetri edhe përtej saj, edhe te familja kunetore. Berisha e di se qëndrimi në politikë është qyrku për mbrojtjen e familjes së tij dhe për të shpënë pasurimin më tej, që është shumë milionësh, i dyshimtë dhe korruptiv. Në themel të saj është Gërdeci, pafytyrësia e fëmijëve berishianë dhe makutëria e përbindshme, duke i hipur mbi kurriz pushtetit të babait të tyre. Duke e dyfishuar zyrën kryeministrore: njëra në Bulevardin e Madh, tjetra në çantën e birit kryeministror. Asnjë ministër nuk i thonte dot “jo” dhe nga besnikëria ndaj tij u bënë ministra Aldo Bumçi, Alibeaj, e shumë të tjerë. Basha synon të mbajë pushtetin politik të opozitës, jo se është më demokrat se Berisha – është pjellë direkte e tij, as se e do më shumë Amerikën – megjithëse mendohet se ka edhe një pasaportë të këtij vendi, as se i ha meraku për statutin që e ka shkelur si ka dashur e kur ka dashur, në fund të fundit ai e ka pritur dhe përgatitur dënimin e Berishës, por pushteti politik lidhet me pushtetin financiar. Lulzim Basha, si shef i opozitës është thuajse gjithçka, Lulzim Basha jashtë politikës është asgjë. Askush nuk do të gëzohej në opozitë se i foli Lulzim Basha si qytetar; sejmenët gëzohen kur mëkohen nga Basha, lider i opozitës. Pa pushtet është njeriu i zakonshëm. Pak gallof, por llogari bërës i mirë. Një, si të tjerët. I pasur, por pa pushtet. Njeriu që ka katërfishuar vilat në opozitë mendoni se çfarë mund të bëjë në pushtet! Shefi i opozitës që u pasurua edhe në zgjedhjet e fundit politike, mendoni se çfarë mund të bëjë në pushtet! Lideri që në momentin e fundit, përjashtoi tinëzisht “babain e tij politik” nuk ngjall besim e as shpresë te të tjerët. Në ditët e tashme parlamentare, i fryrë nga madhështia dhe për të spostuar vëmendjen, ai kujton se është çështje nderi të ruajë për vete tonin e tiranisë së mundshme, duke kërkuar ndihmën e lirisë. Mos prisni gjë nga ai që i kanë dhuruar gjithçka.

Që të zhvidhoset ingranazhi i korrupsionit, duhet fillimisht të zhvidhoset ai i pushtetarëve të lartë. Ndryshe çdo gjë është e kotë, lojë fjalësh, fajësi e përdorur për kalimin e çastit, bashkëfajësi dhe mosndëshkim.

A duhet gjykuar kjo klasë politike? A duhet ajo të kalojë në “makinën e së të vërtetës”, që në këtë rast, më shumë se sa një strukturë, SPAK, është mekanizmi i tërë shtetit, sidomos i financës. Asnjë qeveri nuk qëndron në këmbë kur nuk kontrollohet lëvizja financiare e pushtetarëve të saj. Një qeveri që nuk ka frikë nga administrata financiare, ajo e ka mposhtur shtetin. E kur, e ka nënshtruar këtë administratë, ajo ka pushtuar shtetin.

Klasa politike duhet gjykuar. Një nga një dhe të gjithë bashkë.

Më i vjetri prej tyre është Berisha. I shpallur “non grata” nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Asnjë institucion serioz ndërkombëtar nuk doli kundër këtij vendimi. As miqtë e ngushtë të Berishës, mbështetës të tij dhe të shpallur hapur favoritë të sundimtarit Berisha.

A duhet gjykuar Berisha?

Nëntë vite më parë, kur ai ishte ende në pushtet, kam shtruar këtë pyetje, që si shumë të tjera, ishte zë i humbur në shkretëtirën e politikës. Shpresa se me ardhjen në pushtet të së majtës, do të niste ndëshkimi i së keqes, u shua shpejt.

I rikthehem pyetjes: a duhet gjykuar ai? Përse Departamenti Amerikan i Shtetit u ndal veçanërisht në figurën e tij dhe a ishte ndikimi i filantropit Soros në dënimin e tij? Asnjë politikan i lartë nuk është ndëshkuar kështu dhe lufta që ai i ka shpallur DASH është si ajo me mullinjtë e erës.

Por, tjetër gjë është shpallja “non grata” e tij nga njëri ndër institucionet më të fuqishëm të botës, tjetër gjykimi i tij.

Përmes saj mund të jetë e qartë nëse kishte të vërteta të hidhura në ndëshkimin amerikan, apo e vërteta është e njëmendtë?

Fakti që, deri tani, edhe kur gjërat kanë bërë “muuu”, asnjë Berishë nuk është thirrur as për gjënë më normale, të pyetet, ta zëmë Shkëlzen Berisha, se çfarë bisedoi ditën e tragjedisë së Gërdecit me Delijorgjin, nuk dëshmon pafajësi dhe as nuk është dëshmi e pastërtisë së figurës së tyre, por shenjë e dhunimit të drejtësisë, e nënshtrimit të saj, e në fund, të poshtërimit të hapur.

Ndaj është e nevojshme, bile e domosdoshme, të ndodhë gjykimi i kësaj klase politike, që ndërsa është bërë e pasur, e paturpshme, cinike dhe mizore, njerëzit janë varfëruar, kanë braktisur vendin dhe kanë humbur shpresën.

Berisha mund të jetë i pari, por jo i vetmi e as i fundit. Nëse hapet, e duhet të hapet, “kutia e Pandorës”, duhet bërë për të gjithë. Për të gjithë ata, “njerëzit e vilave”!

Është shkruar shpeshherë se nga institucione të posaçme jashtë Shqipërisë janë dosje të përgatitura për figura të ndryshme të politikës, biznesit, të asaj që mund të quhet aliazhi i botës së oligarkisë politike e financiare.

Më shumë se gjithë të tjerët është folur për ish-presidentin dhe ish-kryeministrin Berisha. Mund të ketë gjëra të vërteta, ashtu si mund të jetë gjithçka fantazi mediale. Megjithatë, deklarime spontane apo të llogaritura të figurave të larta të drejtësisë, si ishte ish-kryeprokurori Llalla, kanë dëshmuar se ka pasur indicie të ndërhyrjes amerikane për ndëshkimin e nivelit të lartë të politikës shqiptare.

Njëri prej tyre ishte Berisha.

A duhej gjykuar ai?

E të tjerët?

Le të nisim me Berishën, më i vjetri i politikës, gojëtar i furishëm, njeri që besonte lehtë, që i përdori “të fortët”, por nuk i bëri vend në qeveri, një nga ata burra që kanë ditur ta tërheqin popullin pas vetes për ta çuar në njërën nga dy rrugët: ose drejt pushtetit, ose në greminë.

Le të bëjmë që në fillim një marrëveshje: me emërtimin “Berishë” le të kuptojmë jo vetëm njeriun që mban emrin Sali Berisha, por gjithë atë që fshihet e struket pas tij; klanin e familjes, ish-nomenklaturën e lartë të pushtetit, ndjekësit e verbër, pra të gjithë ata që duke qenë në pushtet e duke ikur nga pushteti, bënë një batërdi të vërtetë mbi Shqipërinë, e çorën atë deri në palcë, e rropën deri në deje dhe më në fund, si për të dashur të vënë kujën e ngadhënjimit, thanë buzagaz: “Këtu jemi, ejani e na kapni”.

Dy rrugë ka: ose këto njerëz duhet të gjykohen, ose pushteti i tanishëm duhet t’u kërkojë falje shqiptarëve për të gjitha akuzat që i ka bërë pushtetit që iku. Tetë vite të qeverisjes Rama kanë qenë të mjaftueshme për të zbardhur gjithçka. Askush nuk beson se një qeveri nuk është e aftë të mbledhë prova për të dëshmuar aktet e rënda korruptive. Alibia se qeveria nuk dënon, nuk qëndron, pasi shteti i drejtohet me fakte të sakta ingranazheve përkatës të drejtësisë. Ose mes tyre ka një marrëveshje të fshehtë: mos më prek, nuk do të të prek! Rrugë të mesme nuk ka e nuk mund të ketë: ose do të jetë njëra, ose do të jetë tjetra.

Në të vërtetë loja e kungulleshkave që i kushton shumë shtetit, “kam një kungulleshkë dhe e ndaj në x pjesë”, ka mbi 30 vite që luhet. Ai që nuk e di është njëkohësisht i verbër dhe i shurdhër, ata që e dinë janë të gjithë njerëzit normalë. Askush nuk ka pritur sondazhe medialë për të ditur kaq gjë dhe askush nuk ka pritur vendimin e Departamentit të Shtetit për të ditur se çfarë përfaqëson Berisha, e askush nuk do të habitet në daljen e një liste tjetër, “non grata”, më të gjerë. Sepse njerëzit këtu jetojnë.

Kur në vitin 1997, Berisha iku i përzënë nga pushteti, në mitin e tij që ende nuk ishte shembur plotësisht, kishte ende një dritëhije, e cila, megjithë çka kishte ndodhur, fshihej pas thirrmës se, “ai është i ndershëm” dhe kjo legjendë, e ngritur si një alibi për të ardhmen, e mbajti atë në politikë, e ktheu në pushtet nga përplasja e së majtës brenda vetes, e bëri edhe një herë, por më shumë se më parë, zot të fatit të gjithkujt. Dhe si për të dashur të përmbushë profecinë se “nuk është e lehtë të rrëzohet nga kali”, më 23 qershor mori në rrokupujë gjithë ekonominë e vendit. Ajo që i kishte mbetur pa u marrë, e bëri në tre muajt e dorëzimit të pushtetit; duke shitur çfarë kishte mbetur pa u shitur; duke falur çka kishte mbetur ende në pjesë të pandarë, duke dhënë koncensione, për të cilat nuk i kishte vajtur mendja kurrë t’i jepte dhe po të kishte pasur edhe pak kohë, ai do të kishte shitur edhe hidrocentralet e Komanit e të Fierzës, ndoshta me një çmim qesharak, por që ishte ende mes rrethit të tij.

Tani nuk ekziston më asnjë hamendje e tillë: “ndershmëria” e hamendësuar e Berishës, ishte më pak se një mjegull e përkohshme, pas së cilës janë zhvilluar disa nga ngjarjet më tragjike të njëzet viteve të fundit, e njëkohësisht disa nga grabitjet më të pazakonta.

Njeriu që erdhi me bluzë të bardhë në politikën shqiptare u përgjak krejtësisht brenda një riardhje në pushtet, megjithëse përgjakja e tij e madhe kishte qenë në vitin 1997. Por, ndonëse ajo që kishte ndodhur aso kohe ishte fshehur pas tmerrit të përgjithshëm, kjo e fundit ishte e gjitha e tij; deri në skajet më të fundit ishte projektuar, ndjekur qetësisht e zbatuar nga Ai, të tjerët kishin qenë pjesë e lojës së përgjakshme, por jo vetë loja.

Dilemës në se duhet të gjykohet Berisha nuk i shpëton askush. Edhe ata që votuan kundër tij, edhe njerëzit pranë tij, nuk i shpëtojnë kësaj dileme, brenda së cilës jeton edhe vetë familja e tij. Jam i bindur se në mbrëmjet pas kalimit të ankthit të parë, rivjen çasti i ankthit tjetër, dhe sado që përpiqet në mëngjesin e së nesërmes të jetë ende njeriu i fortë, duken gjurmët halucinante në gjithë sjelljen e tij.

Dilema e gjykimit të Berishës e klanit të tij tani i kaloi caqet e zakonshme të Shqipërisë: ajo u bë edhe një dilemë ndërkombëtare, është tashmë, si mund të cilësohet, një çështje e shtruar për zgjidhje. Tani për tani ka mbetur në kornizën e shfaqur haptas të shtetit amerikan, por është e lehtë të provohet në heshtjen, mënjanimin dhe largimin prej tij të diplomacisë ndërkombëtare. Rikthimi i tij në kreun e PD-së, çka mund të ndodhë, sidomos kur përballë vetes ka pinjollin e tij, që i tregoi shumëçka, por jo të gjitha, nuk e bën më të besueshëm për botën e madhe të politikës, por i heq opozitës mundësinë kryesore të ardhjes së mundshme në pushtet, mbështetjen ndërkombëtare.

Ka dhjetëra arsye përse Ai duhet të shkojë para gjykimit. Si thonte me të drejtë një analist i njohur, do të duheshin disa jetë që ai t’u përgjigjej akuzave të ngritura për të, ose fakteve që i rëndojnë këto akuza.

Vijon nesër….

 

 

İlkadım escort

Share This Article
21 Comments
  • Z.Bedri ,prokuroria vihet ne levizje me denoncim ose me inisiative.Denoncimin do ta bej qeveria.Sa denoncime ka bere kjo qeveri per ministrat para tyre?0 denoncime,dhe per gerdecin qe para se te mernin pushtetin cdo pervjetor benin homazhe kur erdhen ne pushtet e konsideruan aksident teknologjik sic e kishte cilesuar dhe Berisha.Cbene per 21 jenarin kur erdhen ne pushtet?Asgje qe ne fakt i kishin mundesite se kishin arkivat dhe deshmimtaret.Kush do ti gjykoje pushtetaret e pasuruar Arben Kraja qe eshte komshi ne gjirin e lalezit?Iluzion i genjeshtert.Mos kujto se Mediu do denohet,prit fundin i cili do jete zhgenjyes si per viktimat dhe per popullin e thjeshte qe pret shpagim .Une mendoj se te gjithe keta bejne sikur zihen pozite -opozite po ne prapaskene mbajne njeri tjetrin.SPAK do vazhdoj me policet dymij leksh dhe korjeret e droges ,me lart nuk do e ngrej koken

    • Plako e ke gabim. Nuk funksionon drejtesia ne kete menyre. Drejtesia ne nje sistem demokratik ka ligjin qe eshte e detyruar te zhvilloje hetime(prokurori) edhe kur ato jane vetem shenja dhe jo prova. Kur behet nje denoncim po dhe po por edhe kur s’ka asnje denoncim mjafton qe gjykatesi te kete intuicione per krime eshte i detyruar per ligj te vazhdoje hetimet. prandaj njerezit ja fusin kot. Drejtesia ka ligjet e saj dhe nuk eshte shkence e lehte ku te gjithe edhe pse nuk e kane profesion dalin te japin mendime se si duhen zhvilluar. SPAKU e di shume mire qe duhet te zhvilloje hetime por nuk deshiron per arsye politike dhe jo.

    • Zoti Bedri!
      Mos vazhdoni edhe ju te DITA-s me pyetje retorike ,qe nuk kane nevoje per pergjigje se ato i dine te gjithe shqiptaret!
      Kjo klase politike prej 30 vjetesh ka bere te mundur qe ta coje vendin 100 vjet prapa ,ndersa ju media mbushni faqet se kush do vije ne pushtet Rama apo Basha!
      E kam komentuar disa here se fillimi i ndalimit te humneres se Shqiperise do filloje vetem kur te mblidhen idealistet e flakte te Shqiperise,as te djathte e as te majte dhe t’i bejne GJYQIN E HISTORISE zhvillimeve te ketyre 30 vjeteve katrahure!
      Sali Berisha ne fillim dhe Edi Rama se fundi i kane bere ketij populli ate qe nuk i kane bere as pushtuesit nazi-fashiste!
      Duket modern per te majtet Rama,sepse shumica e tyre e duan vetem per nje vend pune ne administrate!
      Ne se pushohen nga puna,qe te nesermen fillojne t’i bejne gjyqin qeverisjes otomane te Rames!
      Si mund te pretendohet se ekziston demokracia dhe shteti ligjor ne Shqiperi,kur sot nje epror mund ta pushoje nga puna kedo edhe pa motivacion qofte edhe se nuk i tha atij “miremengjes” dhe punonjesi nuk ka asnje mundesi te mbrohet,por edhe ne se fiton gjyqin demshperblimin e paguan shteti e jo fajtori?
      A mund te kete fjale te lire nje punonjes i administrates, te kete mendime ndryshe apo ta kritikoje eprorin kur si mund ta pushoje nga puna dhe asnje koleg nuk e mbron dot se edhe ai mund te pushohet si lecke?
      Kaq mjafton,qe te kuptohet se cfare shteti ka ndertuar sharlatani Rama!
      Ligji i Bashkeqeverisjes eshte KRIMINAL,por ju si gazete HESHTNI, se ju keni vene nje moderator XHELAT te fjales se lire,qe censuron komentet ne kritika konkrete ndaj Rames dhe Veliajt!

  • I pari AI – e hap hartimin Bedruia, per ta mbyllur me – Ka dhjetra arsye pse Ai duhet te shkoje para gjykimit!
    O Bedrooo, po mire more trim se deri para 8 vitesh na ishte Drejtesia e kapur nga AI, po tani pas 8 vitesh kur kemi Drejtesi te krasitur 8 vite rradhazi nga KY?
    Mos valle AI ka pas vehtes dhembshurine qe ka per te KY…apo mos ndoshta KY e di qe po vajti ne burg AI, do ti duhet ti shkoje pas per te ndare qeli me te?
    Mendoje njehere kete o Bedro, mendoje. Duke patur parasysh edhe fjalen e mocme “Ujku, ujku (AI) dhe (KY) Cakalli ben kerdi”

  • Bravo z. Islami! Keni bërë një analizë shumë të mençur, profesionale dhe patriotike.
    Para ca kohësh, Rama, deklaroi: “Politika nuk është fajtore për korrupsionin. Fajtore është drejtësia”.
    Me këtë thënje, ai, indirekt, paralajmëroi organet e drejtësisë që, të mos guxojnë të prekun njerëzit e politikës. As Berishën. Politikanët tonë, në prapasskenë, janë të lidhur dhe, në mbështetje të njëri-tjetrit.
    Sorra sorrës, nuk ia nxjerr sytë.

  • Ceshte kjo pyetje zoti gazetar..?!!

    Ke pyesni ju Popullin ..?

    Prokuroret/prokurorine ..?

    Ke shkruar me qindra faqe gazetash dhe ke dyshime ?!!
    Berisha nuk eshte i vetmi sa per dijeni …eshte dhe banda e tij!

    • BERISHA PO I AFROHET VDEKJES, AI DO TE VDES ME MERAKUN E FUTJES SE SHQIPERISE NE NJE LUFTE C IVILE.!

      Viti 1997 ishte shperthimi I madh, pore Berisha prej kohes qe kure doli ne skenen politike ai ka menduar se si te provokoj popullin per ta future ne nje lufte civile.
      Hapin e pare Berisha e beri ne Shkoder ne vitin 1992.
      Aty ku humbi votat Berisha organizoi vresjen e drejtuesve te demokracise ne Shkoder.
      Ata menduan se duke vrare kater veta ne Shkoder,Shkodra do te ngrihej kunder Qeveris se asa
      J Kohe dhe keshtu do te filloi lufte ne mes veti . Por qeveria shqiptare e asaj kohe ishte e matur dhe ajo me largpamsei uli tensionin ne Shkoder.
      Provokimet Berisha nuk I ka ndaluar asnjeher.
      Viti 1997 Berish ferkoi duart. Ai medoi se erdhi qasti I fundit per te lare hesapet , me kundeshtaret politik. Pore edhe ne heshtje ai sikur kerkont te realizonte Amanetin e Xhaferr Deves dhe te I cili edhe ai nen komanden Gjermane sulmoi popullin e Vlores, gjoja ne lufte kunder Komunisteev. Ne fakte nuk ishte ne lufte kunder Komunistev se komunistet I kishin bazat themelore ne Korce dhe ne Shkoder , pora ata kishin hallin te pushtoni Vloren atje ku u ngrit flamuri I Pavarsise se Shqiperise.
      Edhe Berisha ne heshtje dhe me djasllzi eci ne gjurmet e ketyre kriminelev.
      Mire se Xhafer Deva ja la Gjermanit fain se ai I mobilizoi pore Sali Berisha kujt ja la faijn.?
      Jo askujt pore Berisha I ndergjegjeshem per ta shkatrruar shqiperin duke u ber argati I Qarqeve me te egra antishqiptare qe shqiperis ja donin jo vetem te keqen pore mundesishte per ta eleminuar edhe nga harta e botes.!
      Viti 1997 eshte nje vit qe nuk duhet harruar, pore Berisha edhe pas viti 1997 ai eshte aktiv.
      Ai beri reprezaljen ne vitin 1998 nje vite pas rrebelimit te viti 1997.
      Pra ai nuk nxori mesim c`fare ndodhi ne vitn 1997, pore aktivitati I tije kriminale nuk ka te ndalur.
      Keshtu Berisha provokoi edhe ne vitin 2011 me 21 Janar
      . Ku vrau kater vete mu ne mes te bulevrdit.
      Berisha eshte akom aktiv dhe aspak nuk eshte bere pishman se c`fare ke ndodhur ai vazdimishte ka ber thirrje per reprezalje .Jo do kudo pore ne mes te Parlamenti te shqiperise ne medja e kudo ka ber thirrje “O djem rrembeni pushket ja vdekje ja liri”
      Sice shifet edhe sote Berisha po ecen ne ket rruge. Berisha I fjetur per ca kohe priti qe basha do te ece ne rrugen e tije. Pore me sa duket Basha priti qe Partin Demokratike ta fuse ne rrugen e vertet te Demokracise. Basha eleminoi disa nga Kasta e vjeter e Partise Demokratike qe Berishes I beni amine edhe kuar ai gjakoste popullin. U be katrahure e vitin 1997, pore asnje nga Partia Demokratike nuk vuri gishtin tek Berisha.
      Duke ecur ne kete rrug Basha nuk kenaqi aspak oreksin e Berishas. Prandaj Berish I fjetur u ngrite.Kete redh u ngrit kunder Bashes , por ai nuk do te ndalet ne qellimet e veta , dhe shpreson te shfrytzoi foltore per te realizuar qellimet e tija te mbrapshta ku disa here ka thirrur o djema rrembeni armet ja vdekje ja liri.
      A munde te thoni ju se Berisha ishte I lajthitur qe mu ne mes parlamentit beri nje thirrje te tille.kaqe armiqesore.?
      Pra Berish eshte I destinuar per ta gjakosur Shqiperin . pore ai duhet izoluar dhe partin Demokratike duhet te nxiret jashte ligjit.

  • Jam punonjes buxhetor nga 1999 prej 22 vitesh si shofer ambulance ne nje spital rajonal. Qeveria e ketij Sali Berisha qe keni ne foto ne 8 vjet nga 2005-2013 beri disa rritje pagash per ne punonjesit e shendetesise. Edhe c’do dhjetor ne 8 vitet e qeverise tij kemi marre shperblimin 10 mije leke te reja.
    Qeveria e Edi Rames ka nga 2013-2021 qe per ne punonjesit e shendetesise nuk ka dhene asnje rritje pagash dhe ka nga dhjetori i 2012 qe mbajme mend te fundit 10 mije leke te reja shperblim per vitin e ri.
    Keto mos mundohet askush ti mohoje sado zell te kete, sepse jane realitete qe i di c’do punonjes buxhetor te pakten keto 20 vjet.
    E per c’fare arsyeje pra ne buxhetoret duhet ti thurim lavde nje pushteti Rama, i vetmi qe kurre nuk rriti paga per buxhetoret keto vite?

    • 22 vite në at punê dhe ky “qeni” edi rama nuk tê paska pushuar akoma nga puna ashtu si bênte me të majtët ajo fytyra në kopertinë ! Jazëk ! Rama, po duhet rrëzuar me shqelma nga populli pêr atê qē nuk bëri kurrē reformën administrative, pêr tê hequr nga admistrata e tejmbushur shushunjat dhe parazitêt si të vetmen mundësi pêr mê pak korrupsion dhe mê shumë rroga të larta të merituara dhe pensione sa mê dinjitoze !.

      • Sater
        . Ca si une nuk i pushon nga puna kjo qeveri Rama vetem sepse neve kryejme edhe punen e atyre mijra militantesh te ketij pushteti qe marrin rrogen e nuk vijne fare ne pune! Mbase kete e kupton mire nese je nje nga ata, patronazhistet.

  • Supozojmë të pamundurënn, që një prokuror i motivuar i SPAK që është shërbëtor i përkushtuar i drejtësisë, do të vendos të hetoj përbindshin Sali Berisha, subjekt i të gjitha llojeve të mundëshme të krimeve njerzore, duke filluar nga vrasjet me gjakftohtësi të njerëzve të pafajshëm……….e mund të mbushësh faqe të tëra me krimet e këtij njeriu ……. për të mbaruar me vjedhjen e fundit duke bër pronë të tij hidrocentralet e Ulëzës e të Bistricës maskuar si dhënie në konçension, por

    në qoftë se do të ekzistoj një prokuror i tillë hipotetik në SPAK, a mundet që të shpëtoj nga ky prokuror pa u arrestuar përbindëshi tjetër Edi Rama që, ndërsa Sali Berisha ka vrar njerëz të caktuar, ky është vrasës më i rrezikshëm se po përfundon me kusarqeverisjen e tij makabre vrasjen e një kombi të tërë me spatrim etnik të trojeve tona duke na kthyer një popull tërësisht në emigracion,

    ja pse në unison Berisha , Nano, Meta dhe Rama me patronazistët e tyre që i ndjekin pas, të bashkuar për të mbrojtur njëri tjetrin dhe pasuritë e megakusarisë të tyre, në qeverisje apo në opozitë të jenë, nuk kanë për të lejuar kurr që të ekzistoj një prokuror i tillë dhe janë të perefksionuar për ta bër këtë gjithëmon me përvojën e tyre kthyer në shkencë diabolike për 30 vjetë kusari të shfrenuar dhe

    a nuk ja kan arritur ta mbrojnë njeri tjetrin?

    I nderuar Bedri e bën mir detyrën edhe

    mbas vitesh të tjera ti do të na shkruash të njëjtat gjëra për këtë klasë politike në qoftë se ju që shkruani e shprehni këto mendime kritike nuk mblidheni dhe

    në një kuvënd mbar kombëtar, haptazi botërisht ti bëni gjyqin kësaj klase të flliqur politike dhe një thirrje mbarë kombit për shpëtim të jetë fillimi i aksionit për të rreshtuar në mënyrë të organizuar një klasë të re politike që të mar në dorë fatet e kombit, një kuvënd që të jetë mbar kombëtar, nga të gjithë trojet shqipëfolse,

    para se të fundosemi në humnerën që na kan pregatitur Berishët dhe Ramët . Shpëtimi ynë do të jetë një Lidhje e re e Prizerenit, mos beso te SPAK i drejtësisë anglosaksone të avokat Takut dhe te Grenelët e Eskobarët e SHBA dhe Varhellët e BE.

    • Nje mije te zeza munde ti kete Edi Rama , vetem per emigacionin e akuzoni kote. Ju qe shkruan ose ju keni liture pas viti 1990, ose jenI budallej ose jen qorra dhe nuk keni pare gje akom.
      Si munde ta akuzosh ti Edi Ramen kure vetem ne Tirane jenE prishure e shkatrruar mbi 500,000, vende pune si Autotraktori Uzina Dinamo, Uzina Partizan , Kombinati e shuem e shume te tjera qe per arsye kohe nuk po i permendiM, ndersa ne shkall vendi ka shkatrruar 1 milion vende pune Sali Berisha. E c`fare fai ka ketu Edi Rame.?
      Ku ke sote fuqi te nrdertosh uzina e fabrike e kombinate te tipi masim qe kishim ne kohen e sistemit qe e permbusem ?
      Berisha e dinte mire qe shkatrrimi i vendit do ta boshatiste shqiperin. Ai beri me Zell te madh kete shkatrri i cili eshte me ze e me figure dhe asnje nga analistet, bile ase drejtuesi e Partise Socialiste nuk ja zejen ne goje, vetem heshtin kure akuzohet se Edi Rama po boshatise shqiperin.
      Kete poshtersi te Berishes nuk duhet ta mbaj ne Kurriz Ase Edi Ram Ase Fatos Nano, pore vetem krimineli Berisha i cile vete i shkatrroi te gjith veprat qe u ndertuan per pesdhjete vjet dhe sote me pa turpesi AKUZON EDI RAMEN SE PO E BOSHATISE SHQIPOERIN.
      O NJERZ A KANI JETUAR NE SHQIPERI. A E DINI QE MAKINERIT TONA TEn Reja FINO KANE SHKUAR PER SKRAP, NGA KY KRIMINEL ME DAMKE.
      EDI RAMA NU PLEHRE TE duces E PRISHI . dhe nuk lane gje pa then e kush keta te eshteequajtur Artiste ku keta jan bashkfajtore te shkatrrimit te shqiperise. C`fare ben keta faqezez Artiste qe i thoj veten kur u shkatrrua nje shqiperi e ter dhe nje fragment te kesaj kasaphen nuk vune njere ne seken.
      E ja pra ku jemi. KETU NE KET BOSHATISEJ NUK KA FAJ EDI RAMNE FAIN E KA KRYEKRIMINELI BERISHA QE SOTE I KA ARDHU VEZA TEK BYTHA DHE KERKON VEND SE KU TA BEJE.
      PORE BESOI QE FURRIKE PER TE NUK DO TE KETE PER TA BERE KET VEZE, VETEM DO TA BEJE NE ATE BURUN QE VETE E KA RREGULLUAR PRANE SHKODRES.!

  • Pas Haxhi Qamilit+Esat P.Toptani dhe Enver Hoxhes, Ky eshte vrasesi i trete dhe më i rrezikshmi i shqiptareve ne rrugen e demokracise dhe euroanlantizmit.

  • Nje drejtesi qe s’vret dot friken e saj eshte padrejtesi. Padrejtesia ka qene dhe ka mbetur shkaktari kryesor i prapambetjes se theksuar qysh nga shpallja e “pavaresise” (se kushtezuar?) e deri me sot.

    Nje shoqeri qe shkon drejt tkurrjes ne nummer (kush mban pergjegjsi ligjore per 1,5 milion shqiptaret qe jane detyruar te braktisin atdheun???), drejt degjenerimit, degradimit dhe shthurrjes ka probleme serioze me shtetin ligjor dhe keqzbatimin e ligjit.

    Pothuajse te gjitha sektoret jetike vuajne sot ndikimin negativ te nje drejtesie te kapur. Jane veglat qorre te padrejtesise, pa qendrojne ne kembe kllounet e politikes! Padrejtesia ka zene renje te thella, te cilat sa kane ardhur e jane trashur.

    Ne 2013-en sovrani e dha verdiktin e tij. Ai e shqelmoi qeverine kryekeput korrupte me shprese se pas fares se keqe do mbinte nje fare tjeter, pa e paramenduar se kjo tjetra mund te qellonte edhe me e qelbur se paraardhesja.

    Zgjidhja?

    Kjo glase parapolitike e perfaqesuar prej nje grusht narcistesh, psikopeterish, makiavelistesh dhe kriminelesh duhet perzene me shqelma dhe te zevendesohet me perfaqesues te denje te shoqerise.

    Se Lidhje Prizreni apo Lidhje Tirone, kjo pak rendesi ka i nerumi dhe i parumi !!?. Rendesi ka te gjenden, te mblidhen, e te kuvendojne fillimisht si burrat koke me koke.

  • O, d..erra; ky duhet te shkoje prapa hekurave per
    nderrimin kriminal te ..Identitetit Kombetar .
    futja ne koferencen islamike tekalon shumfish, vrasjet e 21 janarit e gerdecit .
    si dhe hedhjen ne ere te ndermarjeve ekonomike kombetare,
    se bashku me shinat e trenit ane e mbane truallit te shqiperise .

  • Populli po përballet me një klasë poitike dhe qeverisje Harbute ,vrasje .vjedhje të pasurisë gjakut e djersës popullit 45 vjet socializëm dhe 30 vjet shkërdhatokraci ,krime të rënda dhe mos ndëshkime të Sali Berishës dhe klanit tij mafioz në të gjitha krahët ,korrupsioni vazhdon të thellohet galopant të thellohet borgji ekonomik ,korrupsion në hipoteka mos dhënje akoma Çertifikate shtëpie ,kur për vete zortojnë e hipotekojnë pauri përrallore ndërtesa fabrika ,bregdetin ,pyjet ,hidrocentrale dhe asnjë ndëshkim për peshqit e mëdhej ,sepse i largojnë nga puna ,qeveria vetë rrenë e mashtron ,kemi një magjorancë që vjedhë dhe asnjë ndëshkim ,Kemi një opozitë lesh arapi ,dhe kush mund ta gjejë fillin ,përkundrazi ndarje e sharje ,fyrje dhe përçmim në mes hajdutve dhe kriminelve të PD-së.Ngjarjet e gërdecit dhe 21 janarit që kan tronditur vendin ,por nuk i kan rruar as koqet Mediut, Berishës ,Metës Bashës apo Ramës.Jeta ekonomike sa vjen e shtrejtohet ,vështërsohet për popullin e varfër .Drejtësia dhe prokuroria i kontrollon Berisha ,Meta ,Rama dhe Basha Pra gjykatës dhe prokuror jan të politizuar .Të gjithë thonë se jemi të ndershëm ,deri te Berisha që betohet se nuk kam bë asnjë krim ,jam i pastërt !….Qesharake sepse shqipria është pa prokurori realisht nuk vepron është paralizuar nga frika nuk u sulet peshqve të mëdhej si Sali Katranit etj….,dhe një vend pa drejtësi DIHET …..është në buzë të greminës.Basha është i kriminalizuar dhe pa të ardhme është tërsisht i çorjentuar se po sulmohet nga babaj i tij shpirtror me një fjalor rrugaqërie i cili i kundravihet edhe amerikës sepse e di se është peng i krimit ,të dy duan ti fshihen sekuestrimit pasurisë dhe prangave .Shqipria nuk ka shtet e drejtësi ,por 30 vjet amerka po na gënjen .prokuroria bë sehirë ,tallet me dosjet që Amerika ka shpall non grate Sali Berishën familerisht dhe ai bredhë rrugve duke ngritur grupe kundër saj.Por nga vilat dhe zyrat Luksoze tallen më drejtësinë dhe popullin e vet.Mazhoranca aktuale nuk po mba fjalën për arrestimin e e të inkriminauve ,vrasësve ,hajdutve jetojmë me gënjeshtra se do të bëjmë ligjë e drejtësi.Ndëshkimi ,sekuestrimi ,dënimë i politikanve jan çeshtje emergjente të ditës.Suksese B.Islamit për këtë temë me rëndësi jetike.

  • Kryeministri Rama duhet sa me pare, te vere ne pune Ministrin e Drejtesis dhe ky minister SPAKUN dhe BKH, per te mare ne hetim, Kriminelin Berisha te parin, mbas ti, Ilir Meten, Bashen, Edin e me pas titulare dikasteresh, der ne kryetar Komunash qe, me parat e shqiptareve me njemij e nje makinacjone , kane vjedhur e jan pasuruar me vila, e depozita neper parajsa fiskale. SHpresat se, SAKU e BKH dote fillonin me peshkaqenet u zbe fare, nga mosndeshkimi i tyre. Keta pasurohen cdo dit e me teper , qytetaret varferohen cdo dit e me shume. Perse u be rreforma ne drejtesi, perse me VKM rrogat e ketyre institucjoneve u ben me te medha se te presidentit e kryeministrit, per te shijar kolltuket dhe priviligjet, apo qe te benin revolucjon ne drejtesi, duke ven para pergjegjesis ata qe kan qeverisur keq vndin, duke e lene me te varferin ne Ballkan e me gjere. Perse sndiqet shembulli i Rumanis dhe Kroacis, ku denuan me burg kryeministat e tyre dhe me qindra e mijra pushtetare te gjithe ranjgjeve qe, ishin mare me koorupsjon. Ne qe jetojme jasht Atdheut e shikojme me dhimbje kete sjellje te habiteshme te organeve te reja te drejtesis.

  • Jo nje nga zoti Bedri,por duhet shkulur nga rrenjet e gjithe klasa politike antishqiptare!
    Kete gje mund e duhet ta filloni ju MEDIA,qe te mos merreni me konstatime,por te ftoni njerez te guximshem,atdhetare qe u dhimbset populli shqiptyar!
    Duhen ZGJIDHJE konkrete e jo konstatime!
    Hapeni gazeten per njerezit e guximshem ,qe kane mendime te pjekura e jo filozofe te tredhur qe shkruajne si Belul Gjeraqina!

  • Berisha qe eshte banda me kryesore i cili u penalizuar edhe nga SHBA sote ai ne vende qe te vihet para pergjegjesise dhe te vendioset ne banken e Akuzes ,ai vazhdon ti veje karshellek Amerikes. Po ket karshekllek nuk e ka ber vetem sote pore edhe kur Gerdeci binte ere mish njeriu ai akuzonte SHBA-ne madje Gazeten me te fuqishme Vashington Poste e quante LETER HIGJENIKE. Te njejten gje po ben edhe sote.
    Po perse e ben. Se Kryeprokurori, deklaron se nuk ka asnje Akuze Berisha, Nuk ka asnje fakte Berisha.
    Krytari i KQZ-se thote se nuk ka asnje fakte Berisha per kriminalite.
    Po, ashtu edhe kryetarja e kuvendit thote te njejten gje.Po ashtu edhe kryetari i Komisionit te mandateve ne Parlement thote te njejten gje.
    Ne keto Kushte Berisha vazhdon te hidhet si bollari ne dredhza, kunder SHBA-se .!
    Pra keta thojen se nuk ka Fakte. Po Gerdeci nuk eshte fakte,? Po 21 Janari nuk eshte fakte,? Po deklarate se une do ta vrisnje edhe kryetarin e opozite Edi Ramen kjo me ze e me figure nuk eshte fakte. Po virti 1997 ku u vrane 3000 vete me dy jave nuk eshte fakte.?
    Pra te gjith keto jane fakte pore autoritete e Drejtesise nuk i praniojne keto.
    Pre te gjith kero i pasken bere UFFAT TE CILET ERDHEN NGA JASHTETOKSORE DHE JO BERISHA.!
    Hajde drejtesi Shqiptare Hajde, Hajde SPAK hajde.!

  • DUKE SELEKSIONUAR MË TË MIRËT E PA KRIMINALIZUAR DHE TË PA KORRUPTUAR,RRETH TË CILËVE DO GRUMBULLOHEN IDEALISTËT.
    RRUGA SE TË GJITHË JANË TË KRIMINALIZUAR E KORRUPTUAR NUK ËSHTË RACIONALE POR VET VRASESE,KËTË “MODUS VIVENDI” E GJEN VETËM TE POPUJT E PRAPAMBETUR..
    NUK MUND TË KETË NJË KLASË POLITIKE TË TËRË TË KORRUPTUAR.KY TERM PËRJASHTON AKSIOMËN SE E MIRA DHE E KEQJA JANË BESHKËVEPRUESE TË FENOMENVE POR JANË DY ANË TË KUNDERTA TË FENOMENIT.ATY NDODHEN EDHE IDEALET.BILE IDEALËT JANË CILËSISHT MË TË AVANCUAR NË KËTO SITUATA MBASI SIÇ THUHET DREJTËSIA MUND TË JETË 10 %,POR ËSHTË AQË EPRORE SA KRIJON BALANCËN MORALE TË BOTËS .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *