Kopilët dhe Papagalli Milioner
Organet tatimore, po zbardhin çdo ditë e më tepër grabitjen me “skemën 2%”. Dolën përfundimet edhe për dy “kopilë” të tjerë, me dy përmbarimorë Julian Ahmetaj dhe Gelas Yzo. Ky i dyti administroi shoqërinë e përmbarimit “EPSA” sh.p.k në kohën e parajsës “2%”.
Të frymëzuar nga “gjeniu” përmbarimor, historinë e të cilit e lexuat dy ditë më parë, edhe dy djelmoshat që po prezantojmë sot, me shumë energji për të mbledhur para filluan të rrjepin 2 përqindshat e tyre. Standardi i tyre buxhetor me rritje fantastike në muajt e 2011-s korrespondoi me afatin ligjor të dy-përqindshit.
Blenë zyra të mëdha te ish-blloku, bash në krye të vendit përballë derës së shtëpisë së xhaxhit Enver. Konkurruan edhe biznesmenë të kalibrit të bllokut me punën e re “2%”.
Gjërat shkonin vaj. Puna ecte “fort”, po aq sa udhëtimet, shpenzimet, argëtimet…: Parisi, Milano, Lihtenshtajni dhe plazhet magjike. Bingo!
Vetëm me një rast të vetëm çunat futen në xhep më shumë se 240 mijë euro të 2%.
I gjithë opinioni publik mban mend rastin e “Birra Norga” dhe konfliktin që u bë në Vlorë midis 200 punëtorëve, biznesmenit të firmës “A&B GRUP” dhe… bankës. Të gjithë iu hakërryen bankës.
Por askush nuk e dinte, nuk i njihte deri sot “gjenitë” përmbarimorë që u morën atëherë me këtë rast. Kredia 12 milionë euro. 2% = 240 mijë euro. Ata i thanë bankës dhe debitorit të shkretë që përveç 12 milionshit ne na duhen edhe 2% për t’i çuar në buxhet të shtetit. Banka ia dha paraprakisht, “e hëngri”, ndërsa debitori nuk mori vesh gjë… ai e kishte mendjen tek rrëmuja që po bëhej me biznesin e tij. Po ia merrnin.
Media e atyre ditëve të nxehta qershori 2011, u mbush me skena të dhunës policore, shtetërore ku punonjësit e “Fabrikës së Birrës Norga” merreshin zvarrë dhe nxirreshin në rrugë me dhunë. Askund nuk doli emri apo fytyra e Gelas Yzos dhe Julian Ahmetit. Ata thjesht duhet të bënin ‘detyrën’, të firmosnin. Të rrinin urtë dhe pastaj dy përqindshin. 2% do merrej, ndërsa për fabrikën do fliste tjetërkush(l).
240 mijë euro u zhvatën me një dorë. Tatimet zbuluan se nuk figuron askund kjo shumë. Ku vajti? Pyesni papagallin në supin e Gelasit.
Çështja dikur u qetësua. Në atë kohë çdo gjë sistemohej si me magji. Shqipëria ishte vagoni i parë, pas lokomotivës fiskale të Evropës – Gjermanisë.
Skema e këtyre kopilave kishte një dirigjent edhe nga jashtë – Zyrën Përmbarimore shtetërore Tiranë. Madje, ish-kryetari i kësaj zyre për 8 vite rresht, mendohet se është edhe ‘truri’ i kësaj firme.
Për maskimin e skemës, si edhe për të “humbur” gjurmët bënë edhe një firmë tjetër, “TRIS” sh.p.k.
Blenë 160 m2 zyra në mes të bllokut. Vlera? Gjejeni vetë.
Si në një organizatë të strukturuar kriminale, me organizatorë, bashkëpunëtorë dhe ekzekutorë dosjet e bizneseve, hallexhinjve apo njerëzve të thjeshtë liheshin pa u prekur në zyrën e shtetit derisa banka detyrohej ta çonte aty ku ‘duhej’, tek dy gjenitë tanë.
Me qindra dosje u transferuan dhe u shtinë në dorë nga dyshja magjistare. Dyshohet se shumë dy-përqindsha kanë humbur rrugën në transferim e sipër. Dyshohet, se ky është një rast për vjedhje të drejtpërdrejtë të buxhetit të shtetit.
Organet tatimore, ndërkohë, janë duke kryer një punë intensive në lidhje me shpërdorimin gjigant që është bërë edhe në zyrën e shtetit nga “truri” i skemës. Kontrolli është voluminoz, pasi përfshin 8 vite aktivitet abuziv financiar.
Vetë, Ministri i Drejtësisë, para një jave në një prononcim të tij në parlament u shpreh për “…një zyrtar që e kishte kthyer zyrën e shtetit në “exchange parash”.
Të gjithë u habitën: si mund të kthehet zyra e shtetit në “change”? Por Ministri duhet besuar. Vjedhja duket të jetë më e madhe, se kjo që tatimorët kanë nxjerrë deri tani, vetëm për dy përmbaruesit e “EPSA”.
Dosjet transferoheshin prej kësaj zyre nga bankat, sepse shteti s’kishte fuqi t’i realizonte dhe më pas firma e gjenive i “sistemonte”. Dyshohet se edhe përfaqësues të dy bankave kanë lidhje me skemën e grabitjes financiare.
Kryeqytetet e Evropës erdhën nën këmbët e tyre shumë shpejt.
Edhe vetë papagalli që s’di shqip, i magjepsur mësoi të thotë në shqip “2 përqind… 2 përqind”.
Përtej Groteskut Përmbarimor
Rastet që po dalin në dritë si abuzime masive të njerëzve të veshur me pushtet apo mantel shtetëror nuk janë të panjohura për publikun, apo jetën e përditshme të tij. Kudo kur dëgjojmë… në familjet tona, rrethin shoqëror, madje edhe me veten kur bisedojmë për njerëzit e drejtësisë që nga hiçi i rrogës bëhen milionerë, nuk habitemi më:
Një gjyqtar nga marangoz dikur, del e të gjykon me çekiç floriri sot. Një prokuror nga si të gjithë, hallexhi i djeshëm, bëhet pronar milionash i sotëm. Pastaj kemi magjistarët e avokatisë, noterisë. Shyqyr përmbarues të tillë nuk ka. Nuk i ka zënë ende sëmundja e milionave, por ajo e miliardave.
Milionerët e drejtësisë përshëndesin njëri-tjetrin në mëngjes, kur shkojnë për në “punë”, ndërsa ne presim radhën të… gjykohemi.
Milionerët e drejtësisë shkojnë në forume apo emisione, ne i dëgjojmë duke i parë në TV.
Milionerët gjykojnë njëri-tjetrin kur bëjnë “gabime”, ne prapë se prapë presim dhe shpresojmë drejtësi.
Nuk na bën më asnjë habi në këtë vend: kur pallati i vjedhur i padrejtësisë ia bën me sy pallatit përballë të gjykimit të saj. Ne kalojmë poshtë dhe presim radhën për të dalë në udhëkryq… sot bëj kujdes: vër rrypin e sigurimit…!
Nuk ka më asnjë mëdyshje: gjërat shkojnë keq në këtë vend. S’ka drejtësi. S’bëhet drejtësi. Nuk po jepet drejtësi. Duket si pa shpresë drejtësia që do rilindte pas verës së nxehtë…
Pardje Ministri i Financave doli me një deklaratë të ‘fuqishme’ konstatuese për prokurorinë që i bën ‘fresk’ rasteve që ai çon atje për hetim. Prokuroria nga ana e saj, doli dje me një përgjigje etiko-profesionale, në respekt të ligjit: Puna vazhdon, po shqyrtojmë rastet dhe do merremi me ato më pikantet!
Kush janë pikantet?! Ndërkohë, e hëna filloi dhe “gjinët” e drejtësisë do përshëndeten në mëngjes nëpër zyra. Sigurisht, ata do qeshin me qesëndi kur të diskutojnë për fundjavën bezdisëse mediatike. Kur të diskutojnë për ne do qeshin më shumë… Pallatin e drejtësisë e kanë në dorë vetë. Janë edhe pronarë dhe administratorë të tij!
Në ditët në vijim përveç zbardhjes së skandalit financiar, do dalin edhe autorët e vërtetë të kesaj maskarade. Ata qe licensuan dhe lejuan këtë maskaradë.
28 Prill
Të kapësh këta “të pafajshëm” është fare e thjeshtë. Nuk lodhesh shume as me gazetari investigative dhe as me procedura të koklavitura hetimore. Shikojeni buzëqeshjen e pafajshme. Gelas e ka shpalosur gjithçka vetë në FB. Strati madje e mban ende oxhakun e tij në fb si status krenar. E deklarojnë me krenari pasurinë e tyre: Të gjitha kryeqytetet që kanë shëtitur, stadiumet, plazhet, argëtimet. Shumë para në kohe krize…kur njerëzit e thjeshtë s’kanë bukë të kalojnë muajin.
Megjithatë, të gjithë bien dakort edhe kur i shohin në FB. Askush nuk denoncon jetën e tyre. Si mund të blihen për një vit pune, çfarëdo pune apo biznesi: 1 pallat, 1 vilë në plazh, 2 apartamente kryeqyteti, zyra kryeqyteti dhe makina? Bëhen posi…po të jesh i zoti.
Të gjithë thonë: Bravo janë KOPILA!
* * *
Gazeta Dita e datës 25 prill zbardhi skandalin e 15 përmbaruesve që në mënyrë skandaloze abuzuan në një kohë rekord me vlera marramendase parash. Kjo skemë doli në në dritë pasi një grup tatimorësh të Tiranës ushtruan kohët e fundit një kontroll mbi aktivitetin e disa përmbaruesve privatë të licencuar tre vite më parë nga Ministria e Drejtësisë. Rezultatet e kontrollit lanë “gojëhapur” tatimorët, referuar shifrave abuzive bombastike që u konstatuan se ishin përvetësuar nga individët që Ministria e Drejtësisë kishte përzgjedhur. Afera në fjalë ka qenë prezent për tre vite rresht. Qëllimisht ka mbetur e pazbuluar nga ish-autoritetet tatimore, por edhe nga Ministria e Drejtësisë që e ka detyrë funksionale, mbikëqyrjen dhe kontrollin e Përmbaruesve. Nisur nga të dhënat shifrore të bankave – (si biznese që deklarohen në organet tatimore në lidhje me hyrje-daljet e likuiditeteve të tyre) – tatimorët pikasën fillimisht shuma të ndryshme pagesash që këto të fundit ua kishin kaluar në llogari Përmbaruesve. Shumat e parave ishin të konsiderueshme, madje shumë të fryra për të qenë tarifa shpërblyese për këta punonjës të drejtësisë.
Një ditë më pas, 26 prill në gazetë doli në dritë dhe emri i parë i kësaj klase të pasuruar sa hap e mbyll sytë, e ku në tefterët e deklaruar figuronte me një pagë minimale. Në komentet e shumta që shoqëruan skandalin e zbardhur dje nga gazeta Dita me tarifat e përmbaruesve, kishte edhe skeptikë që kërkonin emrat. Siç i premtuam lexuesit tonë do të vijmë me emra dhe rrethana konkrete, për zhdukjen e miliona eurove të 2 për qindëshit si tarifë ekzekutimi që duhej të përfundonte në arkën e shtetit, por u përvetësua në mënyrë gati të pabesueshme. Duke parë dosjen voluminoze të hetimit tatimor për këtë rast çudia e parë e asaj çka bie në sy ishte: Si është e mundur që një personi fizik me një pagë minimale të deklaruar në shtet, i besohen shuma miliona dollarë për t’u ekzekutuar? Besimi fjala vjen i është dhënë personit fizik, Gentian Strati. Këtë “besim” ja kanë dhënë një njeriu që në nivel page është i krahasuar me një sanitare, por me siguri duhet të ketë mendjen e një gjeniu, pasi ka arritur t’i bëjë i vetëm të gjitha veprimet. Të mbledhë shumat e parave, të ekzekutojë vendimin, madje të kërkojë dhe 2 për qindëshin e vlerës për shtetin.


shume te cuditshem keta miliardieret e rinj shqiptare, te lene pa mend?! Pyetini mos jane spiune te LSI-se te depertuar tek PD.
Shpresoj qe Dita ta lidh kete lajm me ate te botuar para disa javesh ne kopertine, ku pjestar te shoqates se Permbaruesit Privat ne e nxirrnin Permbarimin Privat si Sukses me vete ne shrbim te te drejtes dhe te Ligjit….
Ne ate kohe me erdhi shum keq per Dita-n qe i dha nje hapsire te tille nje tufe banditesh qe kane bere kasaphane me pronat e qytetarvedhe Parat e bankave- Sekser te se keqes ishin dhe jane…
Ne se dita thellohet me tej ne ngritjen dhe funksionimin e Permbarimit Privat do te gjej shum xhevahire….
..dhe padyshim qe do te arrini ne perfundimin se Permbarimi Privat eshte pjesa me e ndyre e Sistemit Bandit Gjyqesore…..Eshte zorra e trashe e ketij sistemi
E keqja i ka hedhur rrenjet shume thelle ne Shqiperi.Vetem nje mrekulli nga zoti mund ta shpetoje kete vend.
Po mire more, po nese ti i ke dhene borxh nje njeriu, dhe tani ai te del perpara dhe te thote skam cte te jap se skam para. Ti do parnosh te mos marresh gje fare, apo te paguash 2% dhe te marresh pjesen tjeter ne dore?
Si e mendoni ju kete pune?
Ne artikull flitet per ato qe quhen “Leket e bankave”. Pse mor budallenj, mos valle po ju duket se bankat ne Shqiperi po u falin leket e veta mashtuesve? Po leket ne banka nuk jane te popullit more, po te nje privati multimiliarder qe eshte pronar i asaj banke.
Ja ta shikojme se kush po shkon ne burg nga keta qe ju permendni.
Por ama, nese nuk shkojne keta, a mos do cohet gazetari te thote pse, apo mos ndoshta duhen vene pranga ne duart e aij qe flet si Koci Xoxi vaktit, qe nga ndihmes teneqexhi donte ti jepte mend gjithe dynjase
Per ato qe lexojme e shkruani ne gazeten Dita , po te jap edhe nje sa per kuriozitet ,
pastaj shihe vete , nese eshte apo jo vertet (nese nuk beson , e ke te thjeshte verifikueshme).
Nje Zyre Permbarimore qe quhet “Studio Permbarimore Kreon” me mbiemer Konomi ,
per dy vjet ka bere keto spektakle :
– Ka blere ne mes te Pogradecit Hotel , ku vlera e Hotelit shkon 2 – 3.000.000 euro
Hotelin e ka blere ne emer te burrit , me mbiemer tjeter.Hyqmeti , (ish prokuror ne Durres)
– Po ne Pogradec ka blere dhe nje shtepi te madhe ne breg te Liqenit
– Ka blere ne vitin 2012 dhe 2013 ne Fshatin Ishem Durrest , Vile dhe nje
siperfaqe toke prej 20.000 m2 qe e rrethojne shtepine.
– Ankandet qe zhvillon si zyre permbarimore , i ka fituar vet (pra njerzit e vet) , dhe ka blere
shumicen e objekteve dhe tokave te cilat jane ne siperfaqe te konsiderueshme.
Besoj se kjo eshte gjysma e pasurise , pasi keto duken vetem sapo te paraqitesh tek zyra
e cila ka nje siperfaqe prej 200 m2.
Mua ma kane rrjep skalpin mjeshterisht , por e mora vesh vone , sa e kisha ngrene kollaren
po zoti , nga njehere vonon.
Po te shkosh tek zyra e tyre , te bie gjaku ne fund te kembeve , deri sa ta paguash paradhenien
, qe eshte e veshtire ta marresh mbrapsh edhe nese nuk mbaron pune…..
Keto lloj zyrash jane bere si zyrat e fajdegjive te 1997 , dhe po nuk nderhyri shteti , mjer
njerzit cfare do heqin.
Raste te fshehura por jo te pabesueshme. çfare nuk eshte bere ne kohe te Lumemadhit
po kush do i denoj keta legena,vetem ju te DITES po ngrite zerin diku me larte,ose te hapni po ju vete 1 proces gjyqesor per keto para.se ndryshe eshe thjesht show i radhes.
hahahaha Po me pelqejne keta shkerdhata –Po qenkan treguar te zgjuar –Bravo !
Si i kane bere gjithe keto leke -WOW !
Po e kane prishur ne fund idiotet –
Po mire bere gjithe ato leke ,.Tani futi ne nje banke te huaj sic kane bere Majko me shoke dhe ik nga Shqiperia ,
e shkermoqi parate andej nga Bernabeu sic ben Taulant Balla me te shoqen ….
PS -ja eshte nje sistem referimi se si ti fshehesh & si ti shpenzosh parate e pista
Keta jane permbaruesit e Halimit dhe “reformat” qe ai beri. Ja ky ishte shteti mafioz qe permbysem me vote .Ministri i Drejtesise duhet te rishikoje te gjitha vendimet e paraardhesit te tij . Para disa ditesh rastesisht me ra ne dore ligji per Noterine i R.Kosoves , pese vjet shtet dhe Ligji per se mbari me paramatera europian qe nuk le vend per abuzime nga as kush perfshi ketu edhe vete Ministrin . Shikoni ligjet tona gjitheshka rrotullohen rreth Ministrave dhe pastaj ankohemi pse na vete punet mbrapsh . Keto jane shume pak po te kontrollosh gjithandej gjen cudira qe e kane burimin ket paligjshmeria e instaluar me ligji .
po ky mo? kta sikur ngjakan te gjithe me njeri tjetrin. mos jane vellezer kopila me gjith mend?
Cfare proces gjyqesor thoni more?Ne cdo vend ku funksionon shteti, deer me tani sektori i krimit ekonomik duhet te kishte kerkuar arrestimin e te gjithe Kopilave dhe te atyre qe fshihen nga pas. Informacioni bazohet mbi te dhenat e hetimit tatimor,e pra denoncim me zyrtar se ky nuk ka se ku te shkoje. Saimir Tahiri mos te krekoset me kapjen e atyre qe vjedhin celulare nderkohe qe ne zemer te Tiranes keta hajdute profesioniste po bejne kerdine. Me sa duket nuk kane te sosur vjedhjet e shpures se Sali qenit.
More ky “Gelasa” apo “Gaxuleja” si e ka? Ketu eshte apo mos ka kerkuar azil andej nga Rusia?? Amani more se mos na del ndonje urdher i Halim-ese,,se na djallosi partine.Se besoj te kete ikur,ndoshta e ka marre Vishua ne Shish!!
E hajde shaje Enverin po deshe ? Keta te gjithe hajdutet e Shqiperise duhen varur ne litar ! Tani sinqerisht qe me vjen keq per Beun e Saukut apo per Gasper Cucine ! Ata sot me cfare po na shofin syte dhe degjojne veshet , vertet qe ngjajne me shume si viktima ! Ku mberriti Shqiperia ……?
Keta “kopilat”, nuk kane te sosur ne vendin tone. Tek sheh se si rrjedhin punet ne kete vend, qe nga politika e deri tek drejtesia, nga mungesa e bukes se gojes per qytetare dhe fshatare deri tek vilat, milionat neper banka, e veshjet firmato te politikaneve dhe gjyqtareve shqiptare,,,,nuk mund te rrish pa pyetur vetveten,,,,,A nuk eshte kjo Republike, komplet e kopilave??
Gazeta DITA, iu drejtohet keqberesve ordinere, me nje epitet qe deri diku, duket “ledhatues”, po te kesh parasysh demin qe i behet ketij vendi nga veprime te tilla. Bastardimi i kultures shqiptare dhe fundosja e kesaj shoqerie ne pellgjet e ndyra te krimit, ka bere qe figura e hajdutit dhe kriminelit ordiner, te “ngaterrohet” me ate te te qenit “i zoti” apo “i suksesshem”.
Zgjedhjet e 23 qershorit, treguan se shumica e ketij populli,,,nuk eshte prekur nga kjo gangrene e felliqur. Ata i dhane votebesim nje qeverie te re, qe premtoi te thaje “kenetat” dhe “pellgjet” e kopilave. Premtoi venien e shtetit ne binaret e drejtesise dhe shtetit ligjor.
Ai premtim, nuk eshte permbushur akoma. Vizitat ne Santiago Bernabeu,,,jane te vetmet “hapa perpara” qe kemi pare deri me sot.
Gojet e liga, thone se sorrat nuk ia nxjerrin syte njera tjetres. Ata dine te vleresojne “te qenit shterpe” dhe bejne gjithcka, qe cdo gje, te rrije sic eshte.
Shqiptareve u mbetet te shpresojne qe kopilat dhe sorrat,,,te gjejne “babane” dhe dyfekun e gjahtarit,,,perndryshe kopilizmi do te miratohet ne parlament me shumice votash, si doktrine e kesaj Republike.!!
JULIAN AHMETI GELAS YZO nuk lane zyra pa cenuar te bisnesit qe kishin likujdime te pa bera i conin ne gjyq dhe ne menyre rrufeje bllokonin te gjitha llogarite e bisnesit dhe pergjigja ishte duam leket tona 2% pastaj bejme marveshjen te shifen te gjitha bankat sa leke u ka mare privateve bashke me bankjeret
more shqiptare ::nuk e shikoni se berisha ::basha ::rama meta duhet te futen ne burg :::keto tipa vetem vjedhin dhe nuk e cajne b per popullin e varfer :::sa te drejtojne keto tipa ::shqiperia do te behet mos me keq ::::mjere shqiptaret ne cfare kasaphanesh keni rene ::::pitie per popullin :::
) albano shpellari!!!
Ne se sado pak KOQE GOMARI,duhet ta kesh kuptuar se behet fjale per HAJDUTET E Berishes,qe po i kap Rama dhe jo e kunderta!!!
keta kur kane qene permbaruesa ne shtet as e leviznin te denjurat nga karrigja pa marre llokmen. Gent Strati njihej si prototip i korrupsionit ne permbarimin shteteror dhe sapo ky sherbim u privatizua hot kerceu te privati. nuk mbeten mbrapa as G.Yzo dhe J.ahmeti shoke kane qene dhe bashke i ndanin leket. prokuroria duhet te beje shmebull duke i sekusetruar pasurite dhe ti fuse ne burg se ndryshe krimi vjedhjes dhe mashtrimit nuk ka per te sosur ne kete vend po nuk u dhane shembuj qe ligji e mban fjalen.
KETA KOPILAT DUHEN TREDHUR SA ME SHPEJT SE DALIN TE TJERET DHE SHTOHEN………
O mo te dhjefsha mu ne Rilindjen e leshit. Cbehet keshtu more,a ka shtet ky vendi yne apo cfare ka ? Me gjithe keto fakte qe po lexojme nese shteti nuk reagon brenda disa oreve ahere do te thote qe keta hajdutet ordinere e kane blere edhe shtetin e Rilindjes sone. Nese ndodh keshtu….. ?????
Po propurori a ekziston ne Republiken e Shqiperise?
Po tatimoret a kane pregatitur dosjen perkatese per evazion fiskal?
Po pastrimi i parave, po ……….?
Eshte per te uleritur, nese keta persona nuk shkojne para drejtesise dhe nuk ndeshkohen, nuk ngelet gje tjeter Dita, vetem revolucioni dhe populli te marre ne dore fatet e tija.
kontrolloni permbaruesin LEK DODAJ, me zyre ultra lluks prane gjykates se rrethit tirane, do shihni thesare te tjera.
Po prokurori a ekziston ne Republiken e Shqiperise?
Po tatimoret a kane pregatitur dosjen perkatese per evazion fiskal?
Po pastrimi i parave, po ……….?
Eshte per te uleritur, nese keta persona nuk shkojne para drejtesise dhe nuk ndeshkohen, nuk ngelet gje tjeter Dita, vetem revolucioni dhe populli te marre ne dore fatet e tija.
Pyesim: A do tu vihen UNAZAT e bardha ketyre bandilleve dhe atyre qe mund te qendrojne prapa tyre?A do te veproje ligji me tere forcen e tij?
Per c’unaza e ke fjalen mor mik. Keta kopilat dhe ustallaret e tyre i kane varur KOLLAREN popullit dhe shtetit sebashku. Saimir Tahiri ben sehir dhe ndeshkon ndonjerin qe vjedh nje pule ne qymezin e fshatarit. Uuuu pika qe su bie mu ne shtetin e pjerdhur.
si kta jane me qindra
merrjani pasurite e popullit pik
Jo.Jo,JO e madhe,as mos kini shprese se do futet ne shina ky vend,JO,JO,JO.
Gangrena ka kalbur,presidentin,ish kryeministrin,ish ministrat,ish deputetet,zyrtaret e larte,Gjykaten e larte,gjykatat,Apelin,Prokurorine,shendetsine,arsimin,kulturen,ta pasurin,te varfrin,te shkolluarin,injorantin,ate qe nuk di te shkruaje shqip,tjetrin me diplome fallce,e me master te blere pa qene kurre student.Kete dhurate na la Saliu,Fatosi,ministra e deputete qe kane qene e qe jane dhe sot,klasa e re borgjeze qe u pasurua mbi krimin,mbi grabitjen,mbi poshtersine,e qe eshte forcuar aq shume sa nuk ka me peshore drejtesie qe te qndroje ne ekuliber,por anon vetem nga paraja,nga ata qe u pasuruan nga grabitja e popullit te vet,e kjo klase qesh,tallet perdite ne mengjez me injorancen e ketij mileti qe e ka mjele per 20 vjet, dhe e ka lene te ngordhe ne kanalet e ndyra te pregatitura me mjeshteri dhe poshtersi,ku asnje gje te mos e njohe e jo me ta kete frike.
Asgje nuk do tu ndodhe, me degjoni mua, cudia me emadhe 3 dite zgjet … Kety I fituan parate edhe nese do te shkojne ne burg per disa vjet kur te dalin I kane neper bankat e Evropes. Po ai vend nese nuk plas ne burg Saliun e Salistet nuk behet e nuk do te ngreje koke. Edhe nese na futin ne Evrope do te jete rasti i vetem qe do te na debojne me shqelma …
Llogje kavaje neper gazeta! A ka deshire e vullnet kjo qeveri me 85 deputete te luftoj korrupsionin..Mua me shume se kta jane akoma ne opozite. Mjafton te mblidhje pasurite e ktyre Edo e skishim krize. Qeveri lepurushash…
Zoterinje parlamentar: Zgjidhni enigmen
” KU E GJEJNE KURAJON KETA NJEREZ QE TE SFIDOJNE NE NIVELE TE TURPESHME LIGJET QE KINI BERE JU?”
DHE PASTAJ REAGONI SI NE KOHE LUFTA PER TE REGULLUAR LIGJET PE TE FILLUAR DHE MABARUAR URGJENT REFORMAT. MOS LINI TE VENDOSEN CDO DITE DRURE TE SHTREMBER NE STIVEN E DETYRAVE SE PO U TEJKALUA MASA NA MORI LUMI.
MErespekt zoterinje te mazhorances dhe me gjere kush e meriton respekrtin V.Duka
O shtet shqiptar pjell hajdutesh e kriminelesh te pameshirshem qe fillojn nga kryeministra e der tek perdhunusat tip gushi ,qe pasuroheni brenda nje nate ne kuriz te viktimes popull !Nuk doni te dini e nuk ju ndal asgje sepse me hajnin blini ligjin ,blini vazhdimesin e krimit ,blin grykesin dhe keni leshuar metastazat ne te gjith administraten e koruptuar qe nuk ka shpres ta sheroj kte shtet ma ! Shtetin e drejtojn kta milioner te rij mafjoz qe ja percjellin stafeten njeri tjetrit e ky popull i “droguar” i brohoret sa njerin e tjetrin me shpresen e ndryshimit ! Ska burra te mir ma !Ka mashtrusa qe po pasurohen perdit e viktima ,viktim do ngelet ! Vetem nje diktatur me eger se ajo qe kaluam qe luften e klasave ta bej kunder mashtrusve e krimineleve qe ti shuaj qe ne gen kto “kepurdha” prej ari qe slan gje pa prishur e pa shitur ne kuriz te viktimes ! Jan “kepurdha” me helm te gjat e te vonshem qe edhe emrin shqiptar do na vi turp te permendim ! Nga kush prisni ndryshimin??????????
Ky nuk eshte lajm. Ky eshte fenimen qe ka hedhur rrenje ne te gjithe administraten e ketij vendi. Fillojne qe nga Presidenti.Parlamentaret,qeveria,ministrat . Duke qene kata te felliqur nuk kan se ç’tu thone te tjereve posht. Drejtorat posht merrnin dhe Marrin nga 5000 Euro per punesim. Ketu nuk ka perendi qe ta veje ne vije kete pune. Mos u lodhni kot se nuk ka derman kjo pune.
valle,a do hetohen keta plehra,zoti ja u nxjerrte po te keta vete qe talle me djersen e njerzve.
Nje keshille miqesore, dua te fla per disa gjera por nuk kam kohe tani. Do ishte me mire [per ju] ti beni keto si “editoriale pa autoresi” Mjafton emri e investigimi i gazetes. Nese kjo teme do jete ketu ne darke mund te shkruaj me shume. Ne keto nivele ku jeni futur, loja ka rregulla te tjera; jane disa etapa si reagon Krimi i Organizuar. Nga hutese/konfuzion ” kush i ka futur dhe pse e kane me mua?!” deri ne fund qe eshte “dhune e nivelit te larte.”
Ky lloj kriminaliteti, jo domosdoshmerisht duhet te jete shteteror a nje organizate e fusiqshme mafioze per te demtuar dike nga ju. Kujdes veten, koleget e familjaret; jetoni ne nje vend ku Tritoli eshte “forme pershendetje” dhe jo Krim qe Trondit Shoqerine! Shumat te cilat po i zbuloni jane te mjaftueshme te “terbojne te demaskuarit” e ne cdo shtet ku ka ndodhur kjo [pa asnje perjashtim] Krimi eshte kunder-pergjigjur ne forma ekstreme. Ne vije te pare jane oficeret e policise dhe Ju- Gazetaret.
Sot, po beni ate qe asnje media Shqip nuk e ka bere ne 20 vjet, me kaq korrektese e persistence.
Ju lumte!!
—
Me admirim per guximit tuaj.
burgim maksimal dhe sekuestrim pasurive ketyre mafiozeve
eshte e thjeshte keta kopila qe u kapen duke mashtruar do paguajne ata qe ikapen me presh ne dore do paguajne dhe ata qe do i gjykojne dhe te gjith ata jetojn te lumtur . mjere populli ishkret qe ska me se te kaloje muajin
Uhap loja me keta kopila adoleshente,qe e kane fytyren si Diveroli.Futi ndonje plumb bytheve,qe ti ngrije papagalli ne peme
Mjere ne qe ne mes te Europes edhe sikur te behen zgjedhjet e reja nuk kemi per ke te votojme.Ketu perfundon cdo gje ………po marim ate qe meritojme.mjer ata qe do te vine me pas….
P.A.B.je shum i kuptushem e ska nevoj ta “tjeresh”ma ! Kjo mefshtesi ,e “ngathtesi” e ksaj qeverie me kriminelet qe cirren ne parlament e kan mbushur edhe rugicat ,qe shkeliet ,krimet e pasurimi tyre demostrativ i ben karshillek shqiptareve viktima e mbyllen sy e vesh ,sigurisht do coj ne ate lloj krimi alla Cikago te viteve 1800 tip AL KAPONE !
Po mbushet viti e shum horlliqe po dalin por sic them me lart gjyetia ndjek cironka si pun e gjygjtarit korcar per 300 € e peshkaqenet spo duan tja dijn ! Eka mar “ferra uraten” ne kte vend e mos prit kthesa se nuk i thon kot “dielli duket qe ne mengjes”! Hajduti therret kapeni hajdutin e spo marim vesh kush esht “hajduti”,ai qe vjedh apo ai qe hesht !!!
I Dashur Tom, po themi te njeten gje, Shteti Ka Rene. Deshperim ka kudo e nga te gjithe; por ama “qe nuk do behet” kjo eshte ekstreme. Une besoj se do behet, dhe ja sesi. 1. shteti / politka …sh. pak shprese ka ne to. 2. Media dhe Aktet individuale. Nje gjyqtar apo prokuror. 3. Koha. Gjenerata 3. pasi 1 ishin te paditur e te pa..gjithshka…gjenerata 2 (meta/rama/basha) paten Mesues si ia paten… . Gjenerata 3-te nuk do jete si keta. Eshte vetem Opinioni Publik ai qe mund te deshmoje qe nuk pajtohet me Qelbsirllikun e Korrupsionin, dhe dale nga dale i shtyn pas duke marre territor. Reforme radikale e ndryshime totale s’ka ne asnje vend, pervecse nje Revolucion dhe ai shpesh del me i keq.
Gazeta a ka mire. Gazeta do mbeshtetje nga Lexuesi. Ne mos te presim nga Lart a nga Shteti cdo gje, por te protestojme…”Nuk Pajtohet me Kete” eshte Hapi i I-re. Stabilizo aparencat e do i shohesh Gj-Gj si do ndryshojne. Po te humbim cdo shprese e te mos besojme ne asgje, as kete dy rreshta nuk do i shkruajme.
kini harruar ta fusni ne thonjza fjalen kopilat. jane gati per padira keta “kopilat” edashur DITA prandaj do kujdes nga ana gramatikore. JU LUMTE ! VAZHDONI ME KURAJO TE DENONCONI BIRBOT E KORRUPTUAR, POR VETEM ME FAKTE! DHE DO KINI SUKSES NE TURBULLIREN E QELLIMSHME “AS MISH AS PESHK” QE BEJNE GAZETAT ETJERA QELLIMISHT! KJO ESHTE NDERSHMERIA E POPULLIT QE SHFAQET NE “FYTYREN” E GAZETES DITA ! BRAVO!
Po cfare presin punonjesit e shtetit apo kur te vjedhin bangen me gjithe tulla atehere do te nderhyjne. Cohini perpara drejtesise te gjithe ata qe kane vjedhur.
Nga ta zesh e nga ta lesh.Le te vjetrit qe spo gjykohen (as vrasesit) po na dalin dhe te rinj.
po çfare drejtesie do ti gjykoje,nasip naço? -JO,jepi ati 0.5% dhe ne rregull,keshtu funksionon.Pushteti qenka per te vjedhur e sunduar e jo per te qeverisur e drejtuar,po te ishte e dyta nuk do kishim nje lsi te tille e ne pushtet.KY VEND NUK BEHET.Po vdes e pastaj do te rilinde.
Me Gjinin cfare u be ? Ka ndonjeri informacion ? Ku shkoooi Gjin Gjoniiiiiii ! Po jep vendime ne emer te populit barkthare ?
Se kujt i duhet kjo fare “demokracie”, kete se marr vesh. Kemi 24 vjet qe perjetojme anarki totale, shthurje morale dhe varferi. Me vjen keq qe nuk kemi ushtri dhe kaste ushtarake. Ajo u shkaterrua qellimisht nga kusaret e pushtetit kleptokratik. Ky vend ka nevoje te drejtohet nga hierarkia ushtarake per ca kohe dhe jo nga kleptokratet. Que vadis o vendi im i adhuruar dhe ti o popull i çoroditur
Pse nuk e nxirni njoftimin tim?
DITA JE NR 1,GAZETA IME E PREFERUAR!
I nderuar P.A.B. ! Mua me ka mbaruar durimi e besimi tek ato pikat qe rjeshton sepse ne kto 24 vjet nuk po shof “drit” vec nje “eresire”ku mbarsen e lindin mashtrusa politikan nga me te shperfytyruarit qe flen mbi miliona € te ktyre miliona shqiptareve qe genjehen dhe shpresojn !
Bota hecen shpejt ne kte shekull dhe po te presesh ta ndryshojn gjeneratat shqiperin ,esht teper von mendoj un se kjo gjenerat e kalbur do e ket shitur perfundimisht shqiperin tek ata qe po te shtrijn doren per ndihm ! E ku te shkoj me keq ? Ndaj Shqiperis i mungon ai varianti REVOLUCION qe ty te tremb ! Vetem ky do e pastronte kte llum por kjo do mendje te paster e dashuri per kombin ! Don qe kte dhimbje te ksaj katastrofe degjenerimi ku e cuan e po duan ta len keshtu,ta ndjejn njesoj kta milion viktima…e pararoj e ktij le te jen Mediat e ndershme e te pa kompromentuara perndryshe dit me te keqia na presin!!!!
Tom, i bekuar, kush te tha qe Revolucioni me tremb mua? 🙂 Me terrorizon! Gjithcka po jo Revo. s’lame etape pa djegur ne histori, e rradhe punesh, Revo-ja na duhet tani. Ne ane serioze, ta kuptoj deshperimin [te gjithe ndihemi njesoj!] por nuk e de-Shqiptarizojme dot vendin. Dhe pikerisht ato njerez qe ti mendon/ kerkon, nuk marrin pjese ne Revolucione, dhuna shpesh sjell te Dhunshmit; do ndryshoje nje “kaste barbaresh” me nje tjeter. Une besoj tek Individi, e ndryshimet graduale. Gjera qe ne shtete te tjera kane ndodhur 80-apo 50 vjet me pare, duhet ti plotesojme dhe Ne. Rradha e puneve sado ta forcojme, te con prape ne Fund te rradhes. Mendo dicka…”revolucioni dhe urdheri” ku e coi Shqiprine agraro-primitive e anafabete? Brenda 10-15 e beri me Mendetese e Flote Ajrore. Organizimi i nje shteti s’ka si shkon me Lart. Sistemi -forca- ra, dhe “rradha” tha…me falni, por erdhet ketu me “revolucion e dhune” Baze nuk kishit, as nuk ju takonte… shkoni ne fund e filloni nga e para.
Aktet individuale kane rendesi te madhe ne kete moment, pak gje tjeter ka ngelur. Plus, Media e Indinjata e Opinionit Publik; duam nuk duam kjo eshte praktika boterore. DITA po fillon nje fushate “fshihni zingjiret e Floririt” vetem Kaq, se Populli nuk ju duron. Nese kjo ofensive jep rezultat, vijne ndeshkimet nje-e-nga-nje. Ku peshkaqenet do shesin peshqit e vegjel e pak nga pak derisa te Kapet Peshkaqeni i pare; aty e ke “revolucionin” Gjyqtari qe e Ben kete pune… do krijoje dallge Sociale. Do ta beje. AI-eshte aty- ne Shqiperi. Kur te jemi jo vetem ti, une+30 te tjere, por 500 poste per dite, 1000 ankesa ne gazeta, del Valvula e shperthimit. Shume here po nuk u be me keq nuk behet me mire.
Flasim per nje Shtet ku te kapesh ne video dhe me figure, e perfundon ne Krye te tij [No3.] pra dhe pritshmeria jone do kalibruar paksa.
Gazeta Dita po denoncoj hapur rastin e biznesit tim. Firma jone ka pothuajse te njejten ecuri paralele me Birra Norgen, te dyja biznese vlonjate me kredi tek Raiffeisen Bank, firma jone ka marre kredi 900 mije euro per zgjerim aktiviteti nderkohe qe infrastrukturen e kishim tonen dmth japanone, 12000 m2 toke, kamiona etj cdo gje na i kerkuan si peng ne mirebesim per bashkepunim duke qene se biznesi ecte rame dakort. Mjafton kaq dhe fillon kurthi. Ja ku te kapen ne lak. Banka kerkon 100 mije euro sot per neser apo edhe shuma me te vogla pervec kesteve keto, problemi qendron se jane te paperballueshme per kedo. Dhe nqs u thua nuk mundem pergjigja direkte eshte: “me banken luan ti ti bankes i detyrohesh shko derdhi” apo “banken kercenon ti, banka ty te beri me jete” fillojne presionet e tyre nderkohe qe ti nuk mund te guxosh te thuash dot as nje gerem jo fjale sepse skema eshte e thurur e atille qe te heqin qafe. Keshtu u drejtohen permbaruesve privat. Ne rastin tone kemi ndyrsirin Ilir Dervishaj nje permbarues pabuks qe deri dje levizte me benz 2400 sot e keni me Ml te fundit. Ky me vendim te 2010 kerkon te ekzekutoj pronat ne 2014. Nderkohe qe punonjesja e tatimeve te Vlores Aida Kume e fejuara e punonjesit te Raiffeisen Bank Andi Kume firmen e shpall ne faliment me kerkese te Tatimeve drejtuar Gjykates dhe e ndjek ceshtjen me interes hap pas hapi. Ne prezantuam pretendinet tona ceshtja u mbyll ne favorin tone. Plehra berishiane Aida Kume e apelon ne Gj. E Apelit kjo e fundit e rikyhen ne shkallen e pare. Ndyrsira nuk donte te prezantohesh ne seance gjyqesore me qellim qe gjyqi te shtyhej dhe permbaruesi te ishte i lire te vepronte. Nuk ia doli dot dhe cben paraqet pretendimet ne Ministrine e Brendshme qe policia nuk e mbeshtet per veprimet e tij te kunderligjshme dhe Z. Didi vendos ta mbeshtesi me polici pasi pretendimet tona nuk i konsideroi hic dmth te mireqena jane pretendimet e permbaruesit. Nuk kam lene me institucion pa trokitur te percjellin me elegance, neve qe jemi rropatur per te ardh keta ne pushtet dhe te zbatonin drejtesine. Permbaruesi ne baze te ligjit mbi falimentin nuk mund te kryej veprime pasi procedura e falimentit shqyrtohet ne Gjykate dhe gjykata vendos menyren e shlyerjes se kreditoreve dhe per kete cakton nje likuidator. Si mund te veproj likuidatori pas sekuestros? JA PRA ROLI I POLICISE TONE NE MBESHTETJE TE HAJDUTEVE. Te gjithe petmbaruesit jane te lishensuar nga qevetia Berisha fal atyre i kemi dhe kjo bande ende operon sot dhe RILINDASIT JO VETEM QE NUK I NDALOJNE POR EDHE I PERKRAHIN. FAMILJA IME KA NGEL SHUME E ZHGENJYER, NUK PRETENDOJME NDER POR TE ZBATOHET LIGJI!!!! A e kuptoni miq qe ketu nuk duhet investuar as 1 € sepse VETE SHTETARET GJENDEN PAS PERMBARUESVE PER BLERJEN E FIRMAVE QE VETE I RROPATIN DHE I BLEJNE PER 1 COPE BUKE. NE RASTIN TONE PERMBARUESI DERVISHAJ DO TE MARRI JO PAK POR 70 MIJE EURO. DHE MINISTRIA E BRENDSHME JEP OK TE MBESHTETET DIDI PO ASHTU JEP URDHER!!! JA RILINDJA JONE ME FALNI PER SHPREHJEN POR NA I FUTI SA KRAHU!!! NUK PO E ZGJAS ME!!!!
Do te shtoja edhe dicka qe nga shpejtesia e shkrimit me doli nga mendja: SHTETARET MBESHTESIN BANKAT SEPSE PERVECSE KANE PERFITIMET E TYRE, FITOJNE HAJDUTET PERMBARUES NE KURRIZIN TONE, POR MARRIN EDHE VEREJTJE NGA AMBASADA AUSTRIAKE SEPSE BANKA ANKOHET MENJEHERE NE AMBASADE. JA PRA CFARE BEN SHTETI YNE GUNDOS BIZNESIN VENDAS LUAN ME GJAKUN E POPULLIT HALLEXHI, JO TE MARRI NE DORE SITUATEN DHE TE ZGJIDHI CESHTJEN TI BEJNE BANKAT TE ULIN KRYET DHE TE TREGOHEN ME FLEKSIBEL SEPSE NE FUND TE FUNDIT NUK MUND TE PINE GJAKUN E SHQIPTAREVE. MENDONIM SE KRYEMINISTRI DO TA SHIHTE KETE SITUATE POR PO HESHT NE DEMIN TONE SI SHPERBLIM QE E MBESHTETEM. PERSONALISHT KAM DAL NE PROTESTE EDHE NE 21 JANAR MA DHANE SHPERBLIMIN PO NDIHMOJNE HAJDUTET TE ZBATOJNE PALIGJSHMERINE, KORRUPSIONIN. TE PAKTEN TE NA DEGJONIN KUR U TROKITEM NE DERE JO TE BA PERCILLNIN ME ELEGANCE!!!! SEPSE I MBESHTETEM NE QE FUNDI FUNDIT JANE ATY SOT NA MBYLLIN DEREN DHE VAZHDOJNE TE QETE!!!! MESOVA QE SJEMI TE VETMIT QE PO NA VARROSIN!!!! PASKA SHUME BIZNESE QE PO JAPIN SHPIRT!!! BANKAT JANE KREJT SI FIRMAT PIRAMIDALE NE 97′ MAFJE ME KOLLATE!!@ FALEMINDERIT GAZETA DITA JENI VERTETE ZERI I TE VERTETES!!!
O gelas je me I miri papagallin po e ushqejm mire komunistet Jane te poshter vetem shpifin