Korab Lita, i vetëshpallur në krye të grupit Demokrat i ka bërë thirrje kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi që të mos fusë hundët në punët e këtij grupi për të mbajtur Rudina Hajdarin drejtuese.
Ai tha se do të vendosin deputetët e këtij grupi për 5 emrat e rinj që kanë shprehur dëshirën për t’u bashkuar me grupin Demokrat.
“Bazuar në njoftimet në media dhe informacionet nga Kuvendi, disa deputetë kanë shprehur dëshirën të na bashkohen, jam në pritje të shkresave të tyre. Shpreh mirënjohjen deputetëve që duan të na bashkohen. Grupi jonë ka pasur edhe raste pranimi edhe raste si ai i Andi Përmetit, që është rrëzuar kërkesa për pranimin e tij në grupin parlamentar.
Asnjë deputet nuk mund ti bashkohet grupit, se do Gramoz Ruçi të mbajë Rudina Hajdarin në krye të grupit, i bëjmë thirrje të mos fusë hundët, atë nuk e vendos ai, por rregullorja jonë dhe deputetët. Grupi dhe unë si kryetar i shprehim mbështetjen për Rudina Hajdarin si bashkë-kryetare e reformës zgjedhore, pasi është kauza jonë kryesore. I tërheqim vëmendjen se aty është si përfaqësuese e opozitës parlamentare dhe jo përfaqësuese ‘ad hoc’ e Gramoz Ruçit” tha ai.
Në datën 11 tetor, 7 deputetë të këtij grupi parlamentar në një mbledhje të fshehtë vendosën që të shkarkonin Rudina Hajdarin nga drejtimi i grupit duke iu drejtuar Kuvendit me shkresën që e vendosnin në dijeni për ndryshimin e kryetarit.
Por disa orë më pas disa nga deputetët e këtij grupi u tërhoqën nga firma duke u përçarë.
Njëra prej tyre ishte Fatjona Dhimitri, por edhe Halit Valteri që iu drejtuan kryetarit të Kuvendit duke e vendosur në dijeni për tërheqjen nga firma. Rudina Hajdari akuzonte Korab Litën se ushtroi presion deputetëve për të firmosur që të bëhej kryetar grupi.
o.j/dita

Edi Rama kerkon te kete nen kontroll cdo individ. Te pakten te ishte pak me ne ekuiliber duke i lejuar opozites te bente njefare opozite, por jo — ai kekron ta kete teresisht nen kontroll sic ka Rudina Hajdarin dhe Murrizin e projekteve e rrugeve, i cili lulezoi me shume ne kohen e PS-se sesa te PD-se. Korabi e meriton te jete ne ate pozicion dhe te beje oponence pasi aq shume ka nevoje vendi yne per oponenecen e duhur dhe korrekte.