Rajoni i Korçës vazhdon të jetë nën efektin e lëkundjeve sizmike. Ministria e Mbrojtjes informon se sapo është regjistruar tërmeti i 73-të që prej orës 4 të mengjesit të ditës së shtunë.
Lëkundja e fundit ka magnitudën 4 të shkallës rihter.
Ashtu si Dita ka raportuar, lëkundjet e tërmetit kanë shkaktuar dëme në dhjetëra banesa në rajonin e Korçës, si dhe dëme të tjera të konsiderueshme materiale.
Qindra qytetarë kanë kaluar natën në çadrat e siguruara nga shërbimi i emergjencës. Bëhet me dije se që prej ditës së djeshme për banorët e strehuar në çadra po shpërndahen edhe ushqime, shtretër e batanije.
e.ll./dita
