Dhe qyteti i Korçës ka tashmë Zyrën e Punës. Për ta inauguruar atë ishte të ptanishëm vetë Kryeministri Edi Rama, zëvendëskryeministri Niko Peleshi dhe ministri i Mirëqenies Sociale, Erion Veliaj.
“Po mbyllim kazinotë dhe po hapim zyra të reja e moderne pune”. Këto ishin fjalët, qe zgjodhi Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, per inaugurimin e kesaj zyre.
Pas Tiranës, Durrësit, Vlorës, Elbasanit, Kavajës dhe Gjirokastrës, Korça bëhet qyteti i shtatë që pajiset me një zyrë moderne pune brenda pak muajsh.
Ministri Veliaj tha se simbolika e të kthyerit të një kazinoje në zyrë pune është shumë e fuqishme dhe se në këto muaj INSTAT-i ka konfirmuar 32 mijë të punësuar më shumë. Sipas tij, rezultati i parë i zyrës së punës në Korçë janë 100 të papunë, të cilët nisin punë këtë javë.
Veliaj shtoi se zyra e re e hapur në qendër të qytetit ka një kuptim që është vendosur aty, pasi sot punësimi është në qendër të debatit publik.
“Këto zyra janë ndërmjetësit më të mirë për të punësuar të papunët, sidomos në sistemin privat”, u shpreh ai.
Ndërsa, Kryeministri, Edi Rama tha se “godina, e cila sot është një zyrë pune, ka një simbolikë të veçantë pasi deri dje ishte një kazino ku të papunët linin paratë, ndërsa sot do të jetë një vend i cili do t’iu ofrojë atyre një vend pune. Hapja e 7 zyrave të reja të punës, deri më tani, është një gur themeli që ne po vëmë në ngrehinën e punësimit”.
Sipas tij, zyrat e reja të punës janë vendi ku takohen punëkërkuesit dhe punëdhënësit, të cilat në këto muaj të parë kanë dhënë rezultate mbresëlënëse. “Vetëm me çeljen e 6 zyrave të punës, janë hapur 5 mijë vende të lira pune”, u shpreh Rama.

Po more zoteri ne sistemin privat se ne ate shteteror punesohen vetem shoket dhe miqte e Niko Peleshit.
I pame emerimet e drejtoreve te Niko Peleshit dhe ngelem goje hapur.
Nuk ja vlen te diskutosh sepse u pa kjo pune.
Mirupafshim ne votime te tjera