Korçarët e nënvlerësuan, i mjaftuan vetëm 4 minuta në fushë! I riu: Goli i dedikohet gjyshit që pak ditë më parë ndërroi jetë

Rovena Cerka

Talenti 23-vjeçar, shkodrani Belajdi Pusi, dalë nga akademia Vllaznia, edhe pse ka luajtur si zëvendësues nga minuta e 54-t për Skënderbeun ndaj Dinamos, brenda 4 minutash në ambientim në fushë, shënon golin e tretë që vulosi fitoren e korçarëve.

Pavarësisht se konsiderohej si një kundërshtar më i lehtë për ne ekipi i Dinamos, ne e patëm vlerësuar shumë, sepse tashmë nuk ka më ekipe të dobëta. Për ne ishte kryevepër kualifikimi në gjysmëfinale, por njëkohësisht dhe një bonus për ndeshjet e ardhshme.

Jemi të lumtur që fituam, por i lumtur edhe pse shënova. Ky gol i dedikohet njeriut tim më të dashur, që më ka qëndruar pranë gjithnjë, që fëmijë, gjyshit tim që pak ditë më parë ndërroi jetë”.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *