Skënderbeu-Laçi do të jetë finalja e Kupës së Shqipërisë për edicionin 2017-2018. Pas Laçit, që barazoi në Kukës 1-1, Skënderbeu është finalisti i dytë.
Korçarët kanë fituar 2-0 në Vlorë ndaj Flamurtarit, duke zhvlerësuar kështu fitoren 1-0 të vlonjatëve në Korçë.
Një sukses që tregon edhe njëherë forcën e Skënderbeut, që 10 ditë më parë fitonte 3-0 në Vlorë. Pjesa e parë ka përfunduar në barazim pa gola. Për të ardhur në minutën e 59-të, kur Soue shënon me të parën një top të futur në zonë nga Gavazaj. Ndeshja ndizet, me vlonjatët që godasin edhe shtyllën.
Megjithatë, janë sërish miqtë që shënojnë golin e dytë. Dhe çfarë goli! Nimaga nga jashtë zone “qëndis” një top, që përfundon në cepin e portës së portierit të Flamurtarit. Minuta e e 61-të dhe Skënderbeu përmbys ndeshjen e parë. Në fund Skënderbeu mbron fitoren, duke mos pësuar gold he rrezikuar kualifikimin. Një dështim për Flamurtarin, që tashmë duhet të luftojë fort në kampionat për të siguruar Europën.
o.j/dita
