Ditën e djeshme këngëtari i njohur Endri Prifti publikoi një video në rrjetin social Facebook, ku sipas tij kishte përjetuar tmerrin nga Policia e Shtetit.
Kjo e fundit i ka bërë një kontroll këngëtarit për konsumin e alkoolit.
Pas testit, efektivët i konfiskuan këngëtarit makinën dhe patentën, pasi sipas tyre konsumi i alkoolit prej tij ishte tej të gjitha normave të lejuara.
Këngëtari korçar shprehet i revoltuar për këtë veprim të policisë, pasi sipas tij është i padrejtë.
Ditën e djeshme të dhëna të tjera dolën në dritë në lidhje me ngjarjen e pakëndshme.
E vërteta duket ndryshe nga ajo që ka paraqitur në rrjetin social Facebook këngëtari Endri Prifti.
Sipas portalit JOQ këngëtari ka në sistem 7 gjoba që i janë vendosur nga Policia e Shtetit me vlerën 10.000 lekë të reja.
Kurse kolaudimi i makinës së tij ka skaduar që në 4 gusht të vitit 2017.
Prifti shkruan se Policia e Shtetit i ka hequr gjithë lumturinë pas një koncerti që i kishte shkuar shumë mirë.
Reagimet nuk kanë munguar.
Pedagogu Ilir Metaj shkruan se faji nuk është i këngëtarit, por i popullit tallava, i cili e ka bërë një ordiner si ai që t’i duket vetja si Elvis Presley.
Fjalët e reaguesit janë vërtet të ashpra, por sipas tij Policia e Shtetit ka bërë pak edhe kaq.
Postimi i Metajt:
Ky korcarka me profesion pijanec qe ka hobi kengen, Endri Prifti, na qenkerkesh prekur se policia i hoqi patenten sepse ishte i pire. Dhe nuk ul koken te kerkoje falje, por publikon video duke ofenduar policet qe “bene sikur nuk e njohen”.
Madje thote se eshte normale te pije, se ne koncert pine te gjithe. Madje, madje tregon se here te tjera u ka dhene ryshfet kur e ndalojne te dehur ne timon, por kete rradhe ishin shume.
Nuk ke faj ti bre lalke jo! Faji eshte i popullit tallava, qe ben nje ordiner si ty, t’i duket vetja Elvis Presley. Faji eshte i edhe i atyre policeve qe marrin rryshfetin nga nje pijanec si ty duke rrezikuar t’u marresh jeten njerezve te tjere ne aksident.
Por faji me i madh, eshte i policeve qe vetem te ndaluan dhe nuk t’i numeruan dhembet ne dore!”
o.j. /dita

Ne thelb ky “pedagogu” ka shume te drejte. Vetem se me gjuhen shqipe qenka pak dobet.
Ha ha ha ha ha H(a)osten fjale me vend mik I dashur
Cfare domethene “dhembet ne dore” o “profesor”!?
Ky thote:-Bene sikur s`me njohen.
Ne trute e ketij ky duhet njohur,sepse per kete nuk ka ligj,ky mund te beje cfare te doje,deri sa s`ka pjekur me ndonje hundlesh,qe tja tregoje tallavane,ti dale tallavaja prej hundesh.
..këngëtari i njohur Endri Prift !!
kur nje palo kengetari i duket vetja i paprekshem …imagjinoni pak nje cope politikani se ç’i duket vetja
Ja me njerez te tille eshte mbushur Shqiperia.
Komplimente policeve qe sekuestruan si patenten dhe makinen. Ligji eshte njesoj per te gjithe. Sme intereson nese eshte kengetar, amator apo aktor etj… Sipas meje dyfishoni gjobat kur eshte personazh i njohur publik dhe telendiseni ne cdo emision lajmesh per disa dite me radhe. Kengetarit i bej komplimente per foton, duket si sozia e Donkishotit.
Ju lutem mos ironizoni një këngëtar kaq të dashur!
Ofendimet si tallaba etj. ulin ato që i thonë këto të pavërteta.
Rëndësi ka që policia bëri detyrën dhe Endri të pranoj gabimin, se i dehur, merr në qafë në trafik jo vetëm veten.
Edhe Mel Gibson, I Hollywood – it, u kap I dehur dhe u denua
E ke merituar plotesisht. Duhet te japesh mesazhe qytetarie e jo ahengxhinjsh dasmash.
Policia ka vepruar drejte dhe ne mbeshtetje ligjore,por ligjet per njerez te tille si ky”kengetari”duhet te jene me te rrepta deri ne heqien e te drejtes per te perdorur mjete motorrike ,sepse keta behen te rrezikshem per shoqerine me vesin e te pirit!
Replike e detyruar me nje artist te shkalluar
HAJDE KETU NE SHBA SE POLICIA TE BEN TE PISH EDHE SHURREN TENDE PO TE KAPI TE DEHUR !
750 dollare gjoba+
95 per qind rritja e sigurimit te makines menjehere +
Te pakten 1000 dollare kurs rehabilitimi +
6- 9 prej 12 pikeve te patentes se shoferit te hequr a ne vend ne mos pezulljm te saj dhe 250 dollare gjoba+
1500- 7500 dollare avokati+
Rrezikimi setiozisht i statusit ligjor deri heqje Karde Jeshile apo statusi ligjor ne SHBA sepse DWI eshte shkelje e ligjeve fedérale amerikane qe te con ne largimit deportimit nga SHBA … !
Pra edhe me keq se te push shurren tende dhe te policeve bashke !
Ok artisti qe na ben te fortin me policin dhe garipin me ligjin !?
Kam perkthyer apo njohur te pakten 15 shqiptare nga Shqiperia, Kosova, Maqedonia e Mali I Zi qe kane pase probleme te tilla !
Ku eshte ligji dhe demokracia !
Askush nuk eshte mbi ligjin Zoteri Garipi !
korcaret jan njerz te zgjuar kurse ky kengtari nga korca qenka tamam krric gomari
Kerric gomari jo,po shume budalla po.
Kërrķë fare.