Korçë, 16-vjeçari ecte në trotuar, përplaset për vdekje nga BMW-ja

Ornela

Një 16-vjeçar ka humbur jetën pasi u përplas nga një automjet teksa ecte në trotuar.

Ngjarja ndodhi në lagjen “numër 4” në Korçë dhe viktimë mbeti adoleshenti, Qani Hasankolli.

Automjeti tip “BMW” me targa AA 653 IV, ka hyrë mbi trotuar duke sjellë edhe përplasjen fatale për të riun.

Policia ka shoqëruar drejtuesin e automjetit, 25-vjeçarin, Muharrem Myftaga. Shkak i aksidentit dyshohet humbja e kontrollit në drejtimin e automjetit.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *