Një 33-vjeçar është gjendur i pajetë ditën e sotme në banesën e tij, në Korçë.
I riu i identifikuar si Denis Qirko, prej kohësh është diagnostikuar me probleme shëndetësore. Mësohet se ai ishte gjithashtu përdorues i rregullt i alkoolit.
Ditën e djeshme ai ka mbërritur i dehur në banesë në orët e vona të mbrëmjes.
Në mëngjes familjarët, rreth orës 10.00 gjetën trupin e pajetë dhe lajmëruan policinë.
Pritet që të kryhet autopsia për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
l.h/ dita
