Policia vendore procedoi penalisht në gjendje të lirë ditën e djeshme të dyshuarin I. L., 48 vjeç, banues në Korçë. Hetimet nisën pasi dyshohet të ketë marrë në banesën e vëllait të tij, banues në lagjen nr. 17, disa bizhuteri floriri të lëna aty. Denoncimi është bërë nga i dëmtuari, por gjurmët kanë çuar policinë tek familjari. Po kështu po hetohet në gjendje të lirë E. M., 56 vjeç, banues në Miras të Devollit, pasi u kap me një ngarkesë drush zjarri pa dokumentacion përkatës.
