Pesë raste dhune dhe kanosjeje në konflikte të ndryshme janë shënuar brenda 24 orëve të fundit në Korçë. Procedimi nisi për V. S., 42 vjeç, që ka goditur me grushte P. Dh., 48 vjeç dhe R. M., 55 vjeç, banues në Poçestë, që ka rrahur adoleshentin J. B., 19 vjeç. Në gjendje të lirë hetohet dhe i moshuari N. A., 69 vjeç, që u denoncua nga A. I., 21 vjeç, se është dhunuar pas sherrit për pronësi dhe N. D., 60 vjeçe, që ka kanosur të afërmin B. D., 39 vjeç. Rasti i fundit ka ndodhur në Lozhan, kurV.R., 57 vjeç, ka dhunuar kunatën e saj T.R., 58 vjeçe.
