Korçë, 54-vjeçari bën për spital ish-dhëndrin, e godet me sëpatë në kokë e qafë

Dita

Një 54-vjeçar është arrestuar nga Policia e Korçës, pasi ka plagosur ish-dhëndrin e tij.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:10 në fshatin Kamenicë.

Mësohet se shtetasi Nizami Bezati është konfliktuar me ish-dhëndrin e tij, 25-vjeçarin Aleksandër Maksuti, pasi ky i fundit nuk ka pranuar t’ia njohë atësinë së miturës të vajzës së autorit.

“Gjatë këtij konflikti të ndodhur për motive të dobëta, shtetasi Nizami Bezati dyshohet se ka goditur me sëpatë dhe ka plagosur në kokë e qafë shtetasin Aleksandër Maksuti, i cili aktualisht ndodhet në Spitalin e Korçës në gjendje të rëndë shëndetësore” thuhet në njoftimin policor.

Pas marrjes së ndihmës së parë në spitalin e Korçës, Maksuti eshte transportuar drejt Tiranës për mjekim më të specializuar.

Autori i ngjarjes po merret momentalisht në pyetje në Komisariatin e Policisë Korçë.

s.a/dita

 

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *