Korçë, Apeli liron 2 mjekët për korrupsion, dënimi me kusht

redaktor

Gjykata e Apelit Korçë ka lënë dje të lirë 2 mjekët e akuzuar për korrupsion pasiv, pasi merrnin nga 20 mijë lekë të reja për operacion. Në këtë mënyrë trupi gjykues ka pranuar apelimin e palës mbrojtëse, duke pezulluar ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë. Apeli vendosi që mjekët Nikolla Nunka dhe Ismail Uzuni, të mos vuajnë 2 vjet e 6 muaj burg secili, por të kryejnë dënimin me kusht prej 18 muajsh, me kusht që të mos e përsërisin krimin dhe t’u hiqet e drejta e ushtrimit të profesionit për 6 muaj.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *