Tjetër rast pedofilie në Korçë. Një 60-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Korçës nën veprën penale të abuzimit seksual me fëmijë të mitur. Vangjel Hoxha, 60 vjeç, është arrestuar për përdhunimin e një vajze 12-vjeçare.
Ngjarja ka ndodhur në Maliq, në një lagje periferike. Vajza u ka treguar fillimisht prindërve, të cilët kanë denoncuar në komisariatin e Korçës. Pas denoncimit, policia vuri në pranga Hoxhën, i cili dyshohet se ka abuzuar edhe herë të tjera me fëmijë.
