Korçë, autobusi grek përplaset me makinën, dy të plagosur

redaktor

Një autobus pa pasagjerë është aksidentuar në aksin Korçë- Pogradec. Autobusi me targa greke NIY 6157 është përplasur me një automjet.

Të plagosur kanë mbetur shoferi i autobusit, dhe ai i makinës, të cilët janë dërguar menjëherë drejt spitalit të Korçës.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 09:00 të mëngjesit të sotëm pranë fshatit Lumalas në Korçë.

Mendohet se çarja e gomës së autobusit ka qenë një nga shkaqet e aksidentit. Autobusi fatmirësisht ka qenë pa pasagjerë. Si pasojë, ka mbetur i dëmtuar vetëm pjesa e parë e tij.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punon për  shkaqet e aksidentit./Ora

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *