Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte pasditen e sotme në Korçë me rastin e 25-vjetorit të themelimit të degës së PD në këtë qytet.
Duke kujtuar dhjetorin e ’91, Basha tha se PD lindi si pasion për liri dhe interes kombëtar dhe se sot kjo forcë politike sipas kryedemokratit është e vetmja garanci e qeverisjes për nesër.
Basha e ka cilësuar gjendjen ekonomike të degraduar për shkak të keqqeverisjes, mungesë së reformave dhe rezultateve.
“Ne jemi PD, garancia qeverisjes për nesër. Gjendja ekonomike e vendit nuk ka nevojë për koment, të vetmit që nuk e shohin janë qeveritarët dhe oligarkët. Shtëpisë sonë i janë vjedhur 1,2 mld euro. Mazhoranca e tregoi veten me kapjen e institucioneve për të zhvatur shqiptarët. Nuk ka reforma dhe rezultate, por vetëm vjedhje”, tha Basha.
