Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, vizitoi dje Drejtorinë e Shëndetit Publik dhe spitalin “Engels Baruta” të qytetit të Bilishtit në rrethin e Devollit, ku u njoh nga afër me punën dhe nevojat e mjekëve dhe punonjësve të këtyre institucioneve shëndetësore. Më tej, Ministri Beqaj e vazhdoi vizitën në qytetin e Korçës, me rastin e organizimit të ceremonisë së përurimi të zyrave të reja të Pritjes së pacientëve në spitalin rajonal të këtij qyteti, të rinovuara me mbështetjen dhe ndihmën e Projektit “Mbështetje e Reformës në Shëndetësi” të financuar nga USAID-i.

Ore Korca jan te verteta kto qe prrallis ky mishi me dy sy qe dikur ne apozite dekleroj ne fakt i shpetoj ne nuk do vjedhim si keta.Ka te vish ne Tirane shtrohu ne spitalin e Elbasanit qe te qetsohesh pake.