Korçë, Beqja: Hetim mjekëve për vdekjen në Gjykatë

anazapta

Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja reagoi dje për rastin e vdekjes së një 60-vjeçari në ambientet e Gjykatës së Rrethit për shkak të atakut kardiak dhe ku u vonua ndihma mjekësore nga spitali. Gjatë një takimi për kursin e trajnimeve “Sëmundjet e Arterieve dhe Koronare”, ministri e cilësoi “të papranueshme atë që ndodhi, duke ditur largësinë e spitalit nga gjykata”. Kreu i shëndetësisë njoftoi se për rastet e fundit ka nisur një hetim me qëllim zbardhjen e plotë të situatës. Vetë spitali deklaroi se mjekët ishin në urgjenca.

 

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *