Një 22-vjeçar ka rënë nga kati i tretë i pallatit ku banonte në rrethana ende të panjohura, ndërsa mbeti i plagosur. Ngjarja ndodhi rreth orës 11:15 të ditës së djeshme, në lagjen nr. 14 të qytetit të Korçës, kurse i dëmtuari është M. T., 22 vjeç, i cili ndodhet në spitalin rajonal, në situatë kritike. Policia tha se ngriti grupin hetimor për të sqaruar nëse është një tentativë flijimi në gjendje depresive, apo rënie aksidentale. Tre ditë më parë një 14-vjeçare u rrëzua nga kati i dytë teksa zbriste me çarçaf.
