Një aksident automobilistik ka ndodhur në qytetin e Korçës.
Ngjarja ka ndodhur në unazën e qytetit, ku një automjet tip “BMW” me targë AA 022 GC është përplasur me një motor picash, duke e hedhur këtë të fundit mbi trotuar.
Dëmtime nga ky aksident ka marrë drejtuesi i motorit, i cili është transportuar me urgjencë në spital.
Ende nuk bëhet e ditur gjendja e tij shëndetësore, por mësohet se në vendngjarje ka mbërritur policia, e cila po zbardh shkaqet e aksidentit.

s.a/dita
