Korçë, çahet goma e autobusit, përplaset me veturën, plagosen 2 shoferët

redaktor

Aksidentohet një autobus në aksin Korçë-Pogradec. Ngjarja u shënua mëngjesin e djeshëm, pranë fshatit Bulgarec. Në aksident është përfshirë një autobus i linjës Tiranë-Greqi, me targa NIY6157, dhe një mjet tip “Seat” me targa YHN2976. Sipas policisë, si pasojë e përplasjes ka mbetur i dëmtuar drejtuesi i autobusit Imer Baçe, 40 vjeç, si dhe ka pësuar dëmtime të lehta drejtuesi i mjetit tjetër, Petraq Mokra, 42 vjeç. Drejtuesi i autobusit është shoqëruar në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Shkaku i aksidentit dyshohet çarja e njërës prej gomave të përparme të autobusit.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *