Këshilli i Qarkut të Korçës ka dështuar në mbledhjen e tij të tretë për të miratuar buxhetin e vitit 2014. Kjo për shkak se këshilltaret e të dy forcave politike më të mëdha nuk janë paraqitur. Por fajin për mosmiratimin e buxhetit kryetarja e këshillit Irena Nikaj ua ka hedhur këshilltareve të djathtë, edhe pse mungesa ka pasur edhe nga të majtët. Ndërsa mosparaqitjen e këshilltareve të majtë Nikaj e ka lidhur me çështje jo të rëndësishme dhe në interes të qytetarëve. PD ka deklaruar se do i bojkotojë mbledhjet e Këshillit.
