Korçë, dhimbja për vdekjen e djalit, vetëvaret 48-vjeçarja

anazapta

Vdekja e djalit të mitur ka çuar në depresion një 48-vjeçare e cila i ka dhënë fund jetës. Merita Myrtollari është gjetur në orët e para të ditës së djeshme e vetëvarur në banesën e saj në fsharin Çemerisë të Korçës. Familjarët e saj i thanë policisë se kishte tentuar edhe më parë t’i jepte fund jetës duke prerë damarat por ata kishin ndërhyrë në kohë duke e shpëtuar. Rreth katër vite më parë 48-vjeçares i kishte vdekur djali i mitur nga sëmundja e kancerit dhe prej asaj kohe ajo kishte tentuar disa herë të vriste veten nga dhimbja e madhe.

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *