Korçë, dhunë, zjarrvënie e qëllimshme dhe dezertim, 4 të arrestuar

anazapta

Katër persona u arrestuan dhe proceduan gjatë 24 orëve të fundit për akuzat e dhunës në familje, dezertimit dhe zjarrvënies. Daniel Mehmeti, 25 vjeç, ishte në kërkim, i dënuar me 6 muaj burg për dezertim nga Gjykata e Tiranës. Kurse O. Z., 32 vjeç, u mor në mbrojtje pasi dhunohej nga i vëllai A. Z., 39 vjeç dhe O. Sh., 81 vjeç, nga Devolli, pretendoi se e rrihte djali i tij. I fundit u prangos Leonidha Çela, 45 vjeç, që i ka vënë zjarrin banesës së A. H., si hakmarrje për një sherr të vjetër.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *