Policia e Korçës ka arrestuar ditën e djeshme dy burra pasi akuzohen se kanë dhunuar bashkëshortet. Elton., G, 35 vjeç, banues në Bllokun, Ersekë u arrestua pasi në banesë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkeshortes E.G, 28 vjeçe. Po dje u arrestua Ëngjëll. Xh, 54 vjeç, banues në lagjen 16-Korçë. Ai akuzohet se në banesë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes B.XH, dhe vajzës së tij M.Xh. Të dëmtuarat denoncuan dhunën në polici.
