Korçë, ditë sherresh, 4 denoncime për dhunë e kanosje

anazapta

Katër persona u proceduan nga policia për dhunë dhe kanosje pas denoncimeve nga të dëmtuarit. M. V., 32 vjeç, banues në fshatin Pojan, akuzohet se gjatë një konflikti të çastit ka goditur me grushte M. P., 27 vjeç, duke i shkaktuar dëmtime të lehta. Kurse F. Xh., 42 vjeç, banues në Hudënisht, akuzohet se ka goditur me grushte P. H., 44 vjeç, dhe A. V., 39 vjeç, banues në Podë, u procedua pasi ka dhunuar fizikisht fqinjën e tij V. Xh., 46 vjeçe. I fundit u mor nën akuzë E. P., 32 vjeç, banues në Pogradec, pasi ka prishur qetësinë në lokalin e tij.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *