Korçë, djali plagos me thikë nënën

Dita

Krimi brenda familjes ka goditur sërish.

Pas një konflikti me nënën e tij, djali ka marrë armën e zjarrit dhe ka qëlluar fillimisht në ajër, ndërsa më pas ka marrë thikën për ta qëlluar. Ngjarja e rëndë u shënua në fshatin Progër të zonës së Devollit të Korçës.

Shtetasi A.Z., 30 vjeç, është konfliktuar një ditë më parë me nënën e tij, në banesë për motive banale. Kjo nuk ishte hera e parë që ai debatonte me 60-vjeçaren.

Vazhdimisht  ushtronte dhunë fizike mbi të moshuarën por dje i ka kaluar kufijtë. Gjatë konfliktit, i riu ka marrë armën e gjahut dhe e ka kërcënuar se do ta vrasë. Për ta trembur ka qëlluar në ajër dhe më pas ka marrë thikën për ta qëlluar. Pasi e plagos largohet nga banesa, ndërsa familjarët dhe fqinjët e dërgojnë të moshuarën në spital.

Policia arrestoi të dyshuarin e ngjarjes, ndërsa në banesë iu sekuestrua arma e gjahut dhe thika me të cilin është kryer plagosja.

Share This Article
6 Comments
    • Jam i sigurtë se pas nesh po vjen një brez çmënduarak me moshën e këtij kopukut të Progrit. D.mt.th 30-40 vjeçarë! I kemi rrotull gjithë ditën dhe i shohim si sillen,si veprojnë, çfarë bote kanë. Unë mendoj se rrethohemi nga këta çmëndurakë. Cilët faktorë e sjellin këtë situatë e lëmë për ta thënë njëherë tjetër . Sot le ti urojmë kësaj nënës fatkeqe “shyqyr që shpëtoi dhe shërim të shpejtë”! Tung!

      • Keta o Pellumb jane 12 -16 vjecaret qe shkuan te punojne ne greqi, moren vese dhe deshtuan te ndertojne jete atje, merren me droge, dhe nuk kane sensin as se kush jane as nga vine. Si ta kene ate sens kur u rriten ne kete periudhe 24 vjecare ne te cilen Shqiperia nuk ka ekzistuar? Si mund te rritet nje djale i ri kur atdheu i tij eshte degraduar ne nje pike qe nuk i jep as pune, e as dinjitet? E ku e nxjerrin mllefin qe kane per jeten dhe kotesine me te cilen jetojne, atje ku ndihen me “trima”, brenda familjes!

  • Faleminderit “nazimi”! Janë ato dukuritë që thoni te brezi emigrativ (po e quaj) por… çuditem sesi shumë të tillë dalin dhe nga familje ku nuk ju kanë munguar gjërat thelbësore! Më mirë zgjidhnin jetën boshe sesa atë tê të kërkuarit të një pune apo të arsimimit! Unë them atë që shoh në realitet… natyrisht që nuk jam një sociolog për t’a spjeguar shkencërisht problemin,…por realiteti ky është,- po vjen një brez agresiv e patologjik pas nesh! Nderime! P/S,- ju ndjek gjatë komenteve tuaj!

    • Mvaret vendi ku kane emigruar, ne Gjermani pershembull, familja eshte shume me e mbledhur, se eshte sistemi qe te stabilizon me shtepi, kush nuk ka pune, ka nje mbeshtetje te sigurt sociale.
      Kurse ne Greqi eshte nje katastrofe sociale, ku te rinjte, nuk mund te integrohen dhe vetem krimi, eshte streha me fitiprurese per ta, krim, qe kur del jasht loje, dhunen per droge, e perdorin tek prinderit.

  • E Shtune 27/1/1923,Gazeta “SHQIPTARI I AMERIKES” -Lajme te vandit-
    “Vellavrasje e tmerruar” – hysen Kadri prej Progri i shoqeruar prej te shoqes,veshur me rrobe-burri, shkoj ne shtepine e te vellait mbremanet dhe e goditi me sopate ne kuriz,ne koke e ne zverk. I ndyeri ALI kish qene ne Amerike dhe kish marre placke shume. -Hyseni u denua perjete,e shoqja 15,vjet.
    – Qe kur u shpiken gazetat e liria e shtypit,krimi eshte shpalosur me tere dimensionet e tij,prandaj nuk mund tja hedhesh fajin as emigracionit as demokracise,kush merret me statistika,e di shume mire qe edhe ne kohen e diktatures kur nuk publikohej krimi,ai ka qene prezent ne shoqeri e ne familje.-Jane arkivat e gjykatave qe i kane dosjet e te denuarve per krimin e vrasjes edhe ne familje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *