Sipas policisë 35-vjeçari Robert D., është konfliktuar ashpër me babanë e tij, B.D., 63 vjeç. Konflikti ndodhi në banesë dhe nga të dhënat paraprake kjo nuk ishte hera e parë që babë e bir përplaseshin mes tyre.
Dje situata ka agravuar më shumë se herët e tjera. Palët shkëmbyen fyerje me njëri-tjetrin dhe më pas situata degjeneroi në përleshje fizike. Roberti në gjaknxehtësi e sipër tentoi të vrasë babanë e tij. Ai e qëlloi më sëpatë në pjesën e kokës, duke e lënë atë të plagosur rëndë. Në banesën e tyre ka shkuar policia.
Kjo e fundit mblodhi të gjitha provat materiale në skenën e krimit, mes të cilave edhe sëpatën. Gjithashtu bëri të mundur arrestimin e autorit të dyshuar të plagosjes së rëndë dhe mori në pyetje familjarët. I dëmtuari ndodhet i shtruar në spitalin Rajonal të Korçës, jashtë rrezikut për jetën. Ngjarja i ka kaluar për hetime të mëtejshme Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë, pasi bëhet fjalë për një krim në familje.

Jepini rracë e poshtër e atvrasësve! Jepini, jepini monstra të sistemit të parasë! I doni të gjitha menjëherë ato që kanë vënë prindrit me shumë mundime një jetë të tërë, i doni sepse nuk dini sesi krijohen me djersë! Ju s’doni të djersiteni e të lodheni monstra! Ka ardhur koha kur djersa ka erë të padurueshme për ju. Ju pëlqen era e mutit të parasë dhe kazinove. Vraje babanë se nuk ke baba ti. Ti baba e nënë ke paranë monstër? T’u shoftë fara!
Krimi nuk justifikohet,por shkrimi i me siperm nuk jep detaje per ngjarjen,prandaj nuk mund te bejme fajtor dike dhe viktimen t’a shfajesojme totalisht.-Kam asistuar ne disa gjykime,te krimit ne familje dhe kam degjuar se, prindi ne nje rast kishte shfrytezuar te ardhurat e njerit djale qe kish punuar ne emigracion(ja kish besuar te gjitha te atit),i cili i kishte ndrtuar shtepi ne bregdet dhendrit.Nje tjeter rast,-babai kishte shitur token(disa dynym),per te shlyer nje borxh kumari.Prandaj duhet te shihet rast pas rasti ceshtja,qe te gjykohet me mendje te ftohte !
Po t’i behet ADN-ja atij djalit, nuk besoj se do te dale qe djali te jete i tij.Kushedi me ke e ka e ema.Nuk qellon djali babane,edhe kur babai “kapercen”,djali gjen zgjidhje qytetare.
Jam me ty Pellumb si dhe me te mocmin plak .Raste te tilla ka shume ,ato i soli salo kracia qe po e ndertojme me sukses te plote.Une shoh se opinioni shoqeror ka vdekur ,media meret me menyren e vet me politiken e ‘madhe’.,pallavra analistesh ,ky popull me te verte ka marre rrugen e dreqit.Me pelqen ajo thenia ne cdo rast femija gjen nje zgjidhje te kulturuar,po mire ,ku ta gjejme kulturen ku shitet ajo,,,,,,?
Fati qe sopata ishte e vjeter se per orkesin qe kishte Roberti e mbyste fare….rakia e qoftet dhe njerzit po iken per lesh.