Strukturat Kundër Narkotikëve dhe Trafiqeve arrestuan dje të kërkuarin Martin Llapanji, 30 vjeç, banues në fshatin Rembec. Ndalimi u bë pasi Prokuroria e Krimeve të Rënda Tiranë, ka nxjerrë urdhrin e ndalimit për ekzekutimin e vendimit penal të Gjykatës së Krimeve të Rënda Tiranë, e cila ka vendosur për të masën e sigurisë “arrest ne burg” për veprën penale “trafikimi i lëndëve narkotike”, në bashkëpunim. Llapanji akuzohet për ngjarjen e 29 majit 2013, ku me G. M., dyshohet se kanë trafikuar në Maqedoni 182 kg hashash.
