Banorët e Korçës dhe fshatrave të këtij qarku vazhdojnë të mbeten peng i procedurave të zgjatura dhe sorollatjeve në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme.
Për t’u pajisur me Certifikata Pronësie për banesat apo tokat e tyre, ata duhet të presin për vite të tëra ndërkohë që dokumentat “flenë” në zyrat e institucionit.
Disa banorë janë shprehur se u është dashur të presin me vite të tëra pavarësisht se i janë është drejtuar e Hipotekës disa herë. Zgjidhjen e kanë gjetur vetëm nëpërmjet portalit online.
Pajisja me Certifikatë Pronësie i kushton qytetarëve disa qindra mijëra lekë dhe si të mos mjaftonte ky shpenzim, kostove të tyre u shtohen edhe ecejaket që duhet të bëjnë në Hipotekë për t’u larguar prej këtij institucioni duarbosh pa mundur të mbarojnë punë.
j.l./ dita

Kam paraqitur dekumentat ne 2007 per legalizimin e shtepise ne Voskopoje,asnje lloj pergjigje,si une jane edhe shume te tjere qe kane kete problem.Perse behet kjo zvarritje ?