Korçë, dyshohet se pastronte paratë e krimit, nën akuzë 27-vjeçari

Dita

Policia vendore i referoi dosjen hetimore Prokurorisë së Rrethit Korçë, për të dyshuarin E. P., 27 vjeç, banues në Drenovë. Nga hetimet e kryera rezulton se në emër të këtij personi ka ardhur një transfertë me një shumë në valutë rreth 15000 euro nga një shtetas nga Hong Kongu, për të cilat i dyshuari nuk ka asnjë dokument justifikues. Gjithashtu për E. P., dhe familjarët e tij disponohet informacione nga policia, për disa pasuri të luajtshme e të paluajtshme, të cilat dyshohet se janë siguruar nga ndonjë veprimtari kriminale.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *