Korçë, gjendet e pajetë 52-vjeçarja, dyshohet vetëhelmimi

anazapta

Një 52-vjeçare është gjetur e pajetë pasditen e djeshme nga të afërmit në banesën e saj në lagjen nr. 13 të qytetit të Korçës. Burime nga policia vendore bënë të ditur se gruaja është gjetur nga familjarët, të cilët dyshojnë se 52-vjeçarja me iniciale B. M., i ka dhënë fund jetës duke u vetëhelmuar, për shkak të gjendjes së rëndë psikologjike. Mësohet se e ndjera jetonte e vetme në banesë dhe interesimi i të afërmve zbuloi se ajo ishte e pajetë. Ndërkohë Policia e Korçës ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *