Një 15-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë aksidentalisht në gropë me ujë afër rezervuarit të fshatit Zvezdë ditën e djeshme. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në mëngjes, ndërsa viktima është 15-vjeçari Gëzim Ruti. Sipas informacioneve, i mituri kishte dalë herët në mëngjes për të kullotur bagëtitë, ndërsa ngjarja mendohet se ka qenë aksidentale. Ekspertët po kryejnë veprimet hetimore me këqyrjen e kufomës dhe verifikimin nëse ka shenja dhune.
