Korçë, godina e “Muzeut”, streha e narkomanëve në mes qytetit

redaktor

Shiringa droge të përdorura mes 4 institucioneve më të rëndësishme të Korçës. Një ndërtesë e lënë përgjysmë, e planifikuar për të kaluar Muzeu i Artit Mesjetar, është kthyer streha e narkomanëve. Godina ndodhet më pak se 20 metra nga Gjykata e Apelit, midis Prokurorisë, Spitalit e Universitetit të Shkencave të Natyrës. Pa përmendur faktin se disa metra më tej ndodhet një kënd lojërash për fëmijë, si dhe një lulishte për të moshuarit. Në 2 katet e godinës mund të vëresh me sy të lirë dhjetëra shiringa të përdorura e mbeturina pa fund.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *