Korçë, hajdutët e skrapit nuk kursejnë as varret

anazapta

Mania për skrap dhe të ardhura, nuk kursen as banesën e fundit të të ndjerëve. Në qytetin e Korçës, dhjetëra varre janë dëmtuar dhe u janë vjedhur pjesët e bronzta, nga vazot deri tek germat e mbishkrimeve.

Familjarë të të ndjerëve shprehen të irrituar dhe kërkojnë ndërhyrjen e policisë për kapjen e autorëve. Vetëm pak kohë më parë, roja i varrezave te qytetit është rrahur dhe plagosur nga grabitësit. Ai tregon për Vizion Plus se pak ditë më parë është ndeshur me grabitësit e radhës ku dhe ka arritur të identifikojë dhe denoncojë njërin prej tyre.

Pas denoncimit policia ka shpallur ne kërkim një 22-vjeçar që dyshohet se është autor i dhunimit dhe grabitjeve të vazhdueshme në varrezat e qytetit juglindor.

 

 

Share This Article
8 Comments
  • Ky lajm na ben qe te mos flasim me per kulture, por qe te arij deri ketu injoranca nuk behet fjal per njerezim por per kafsheri, lmbaj mend ne vitet para 90 ishte nje me emrin servet qe zbulonte varet, per ti grabitur te vdekurit ku me sa di une u pushkatua,, ,!

    • Kini të drejtë “beni”? Historinë e këtij servetit e di me hollësi por nuk është vendi te tregohet ketu? Për ata qe vazhdojné këtë avaz me shënjterinë e varreve unë do të isha për plumb si atëhere por po e zbus pak,-jam për ta kapur dhe për ta nxjerë kryq e tërthor korçës apo kudo që të ndodhe dhe ku çdo qytetar të shfryjë dufin e tij me shkelma,me grushta,me gëlbazë, me ç’të mundet? Shënjtëria e varreve është e paprekëshme! Nderime!

  • Ka kohe qe diskutohet heqja e pusetave dhe me e renda dhunimi i varreve.
    Te behen kontrolle neper pikat e grumbullimit,se ata i dine c’kane prure dhe kush.
    Bejini ata pegjegjes dhe do shihni se ky fenomen do zhduket.

  • pse korca ska jevgj qe cuditeni ? Po te doje Bashkia dhe Policia i kap brenda secondes keta plera .NJE PARALAJMERIM ME MBYLLJEN E AKTIVITETIT NE PIKAT E GRUMBULLIMIT DHE CDO GJE MER FUND. nuk duhen as fonde as roje E thjeshte fare

  • beni.serveti u pushkatua ke te drejte.
    Per keta horrat e tanishem une prpozoj t’ju priten te dyja duart dhe te lihen aty ne varret si lypesa te rrojne domethene me lemoshet e atyre qe vidhnin.
    Nqs do te ishin te moshuar do kishin nje justifikim POR 22 vjet skane asnje justifikim pervec kriminalitetit dhe hajdutllekut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *