Një aksident ka ndodhur para pak minutash në aksin Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Vashtmi, ku një mjet mësohet të ketë dalë nga rruga.
Burime për ‘BalkanWeb” bëjnë me dije se si pasojë e aksidentit është plagosur rëndë drejtuesi i mjetit.
Drejtuesi i mjetit, i cili mbeti i plagosur është transportuar në spital. Sipas policisë drejtuesi mjetit drejtonte mjetin në gjendje të dehur, ku edhe ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga. Mësohet, ndër të tjera, se është dashur ndërhyrja e zjarrfikëses për ta nxjerrë shoferin nga makina.
Forca të shumta policie ndodhen në vendin e ngjarjes, të cilët po dokumentojnë shkaqet e incidentit.


b.b/dita
