Korçë, i çon shokut të arrestuar drogë në qeli

anazapta

Tenton t’i çojë shokut të tij të arrestuar një sasi hashashi në qeli, arrestohet edhe 32-vjeçari. Burime zyrtare nga komisariati njoftuan se arrestuan Almir Bushin, banues në Miras të Devollit, sepse pasditen e së enjtes ka shkuar në Paraburgimin e Komisariatit Korçë për të takuar shokun e tij Albi Sino, i cili vuan dënimin në këtë institucion dhe gjate kontrollit fizik iu gjet 1,8 gramë hashash.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *