Një 19-vjeçar u ndalua nga shërbimi i kontrollit në Burgun e Drenovës dhe më pas agjentët e Antidrogës në Korçë. Burime zyrtare të policisë thanë se Leonid Zeqo, banues në këtë qytet, u arrestua pasi ka shkuar për të takuar vëllanë e arrestuar dhe dënuar, E. Zeqo, i cili vuan dënimin në Drenovë, dhe gjate kontrollit fizik iu gjet e bllokua në cilësinë e provës materiale 3,4 gramë lëndë e dyshuar si kanabis sativa dhe 1,8 gramë heroinë. Kanë nisur hetimet se kujt do i shitej droga në burg.
