Korçë, i premton t’i heqë magjinë e djalit, i zhvat 200 mijë lekë

redaktor

I premton se do i prishte magjinë që i kishin ngritur djalit të saj të sëmurë, por pasi i hedh sirën, i zhvat 200 mijë lekë dhe zhduket. Policia vendore njoftoi se mori një denoncim për “mashtrim” nga E. B., 37 vjeçe, banuese në Libonik, e cila ka dëshmuar se dy ditë më parë, i ka shkuar në banesë një e panjohur, e cila me pretendimin për t’i hequr magjinë e djalit, me anë të mashtrimit i ka marrë paratë e kursimeve nga emigracioni. Autorja është ende e paidentifikuar dhe e dëmtuara ka bërë përshkrimin e saj fizik

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *