Korçë, ish-studenti 51-vjeçar kërcënon rektorin e Universitetit “Fan Noli” 2 vjet pas përjashtimit    

anazapta

Një 51-vjeçar, ish-student, u mor nën akuzë në gjendje të lirë pasi u shoqërua më parë në komisariat nga policia e Korçës, pasi ka kërcënuar në telefon rektorin e Universitetit “Fan Noli” në Korçë. Burime zyrtare të policisë vendore konfirmuan lajmin dhe bënë me dije se i dyshuari është A. D., banues në lagjen nr. 1 të Pogradecit. Denoncimi është depozituar dy ditë më parë nga vetë rektori Gjergji Mero, i cili ka pohuar në komisariat se prej shumë kohësh i dyshuari e shqetësonte në telefon dhe i bënte presion që ta rikthente si student pas përjashtimit për shkaqe disiplinore. Rektori 45-vjeçar ka dëshmuar se ish-studenti është përjashtuar për shkelje të rëndë 2 vite më parë nga universiteti dhe nuk mund të kthehej më. Por më dëshirën për të rifilluar studimet e lëna përgjysmë në Fakultetin Gjuhë-Letërsi, 51-vjeçari dyshohet se ka përdorur edhe kërcënimin me jetë të rektorit. Gjatë marrjes në pyetje i dyshuari ka mohuar ta ketë kërcënuar me jetë rektorin, duke thënë se kërkon vetëm të mbyllë shkollën e nisur.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *