Policia vendore njoftoi dje se ka ndaluar një person të kërkuar, të dënuar në mungesë për korrupsion. Burime zyrtare thanë se i arrestuari është Arben Hasanllari, 44 vjeç, banues në Voskopojë të këtij rrethi. Ndalimi u bë pasi Gjykata e Rrethit Korçë, me vendimin nr. 243, të datës 11 korrik 2013, e ka dënuar me 1 vit, 7 muaj dhe 28 ditë burg, për veprën penale “korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”. Pas ndalimit të Hasanllarit është njoftuar prokuroria për këtë veprim dhe për të sqaruar detajet hetimore.
