Korçë, kapet në arrati i dënuari për plagosje të rëndë

redaktor

Një 25-vjeçar i shpallur në kërkim dhe dënuar për plagosje të rëndë me dashje, u arrestua dje nga policia vendore. I ndaluari është Klajdi Norolla, banues në lagjen nr. 9. Sipas dosjes hetimore rezulton se Norolla, me vendim të Gjykatës së Rrethit Pogradec, më datë 16 maj 2014, është dënuar me 3 vjet burg për veprën penale “plagosje e rëndë me dashje”. Po dje u procedua penalisht edhe i mituri i dyshuar R. M., 14 vjeç, banues në fshatin Moravë të Korçës, pasi akuzohet për vjedhje në banesën e një 70-vjeçari.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *